Paratë e futura në qese të zeza/ Publikohen pamjet brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës
Janë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë brenda zyrave...
Janë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë brenda zyrave...
Nga Vladimir Kara-Murza ?Washington Post?
Sofia Kalistratova, avokatja legjendare e Moskës që mbrojti disidentët në gjyqet ?anti-sovjetike? të viteve 1960-1970, u tha klientëve të saj: ?Të gjithë të tjerët mund ta kalojnë rrugën me semaforin e kuq, por ju duhet të kaloni gjithmonë kur ai është i gjelbër!?.
Ajo e dinte se klientët e saj nuk mund t?u jepnin autoriteteve as më të voglin justifikim për t?i akuzuar për shkelje të ligjit. Unë jam përpjekur gjithmonë ta ndjek këtë parim. Në fakt, avokati im Vadim Prokhorov, thotë se nëse kjo këshillë funksionoi në vitet 1960, ajo nuk po funksionon sot.
?Ata do të vazhdojnë me shtypjen e tyre, dhe do të shkruajnë se ju e keni kaluar rrugën kur semafori ishte në ngjyrë vjollcë. Dhe pastaj do t?ju akuzojnë se keni shpikur një dritë që nuk ekziston, dhe se më pas keni kaluar me dashakeqësi rrugën?- thotë ai.
Mjerisht Vadim kishte të drejtë në këtë aspekt. Sapo isha kthyer në shtëpi të hënën në mbrëmje dhe po parkoja makinën time, kur 5 apo 6 oficerë policie të Regjimentit të Dytë Special të Drejtorisë kryesore të Punëve të Brendshme në Moskë, të cilët ishin duke më pritur në hyrje të pallatit, mu afruan me shpejtësi, më vunë prangat dhe më futën në minibus, më morën telefonin celular dhe më dërguar në komisariatin e policisë Kamovniki.
Sipas raportit të policisë që u përpilua më vonë, kur unë vura re oficerët e policisë që po më prisnin ?e ndryshova trajektoren e lëvizjes sime?, ?përshpejtova ritmin dhe bëra një rezistencë aktive?. Xhorxh Oruell shkruan në librat e tij: ?Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është forcë!?.
Gjithsesi në atë raport kishte të paktën një të vërtetë, që u përfshi në vendimin e gjykatës së qarkut Kamovniki në Moskë gjatë gjyqit që pasoi: Në të theksohej se vendimi i gjykatës mori parasysh ?të dhënat mbi personalitetin e VV Kara-Murza?.
Të gjithë ata që morën pjesë në procesin gjyqësor, përfshirë gjyqtaren Diana Mishçenko dhe oficerët e Ministrisë së Brendshme që më çuan në gjykatë, e kuptuan se arsyeja e vetme e arrestimit tim ishte pozicioni im politik, dhe mbi të gjitha kundër luftës së Putinit në Ukrainë.
Në fakt, askush nuk e fshehu këtë gjë. Kur oficerët e Departamentit të Policisë në Kamovniki, që më sollën në Qendrën Speciale të Paraburgimit nr.2 në Koroshevo-Mnevniki për të vuajtur dënimin, i ranë ziles dhe më thanë: ?Ja një i burgosur për politikë. Duhet t?iu kenë marrë nga selia?.
Prej kohësh në Rusi po burgosen shumë njerëz të shënjestruar për arsye politike. Edhe në komisariatin e policisë Kamovniki, ku kalova ditën e parë pas ndalimit tim në një qeli me përmasa 2 me 3 metra, takova 2 vajza të reja në qelitë fqinje, të cilat ishin ndaluar pse kishin shkruar parulla kundër luftës.
Në mesin e të burgosurve në qendrën e paraburgimit special, ndodhen një djalë i ri dhe një grua që kishin organizuar një protestë në përgjigje të masakrave në Buça të Ukrainës. Këtu ndodhen edhe studentë të Shkollës së Lartë Ekonomike, të cilët u arrestuan për një protestë tjetër kundër luftës.
Dhe këta janë vetëm ata që panë sytë e mi në 2 ditë, në 2 rajone paraburgimi në Moskë. Kur ju thonë se askush në Rusi nuk proteston kundër luftës, mos e besoni. Qindra njerëz që morën pjesë në protesta të tilla ndodhen të burgosur në komisariate dhe qendra speciale të paraburgimit.
Policia i arreston menjëherë dhe i fut në këto qendra. Dhe në Rusi nuk ka më media të pavarura që mund të flasin për këtë gjë. Megjithatë, qëndrimi ndaj ?të burgosurve politikë? është i mirë, si nga gardianët po ashtu edhe nga të burgosurit e tjerë.
Në këtë kuptim, asgjë nuk ka ndryshuar që nga disidentët e viteve 1970. E shkrova këtë frazë dhe mendova: ?Pra ne kemi hyrë në të njëjtin cikël vicioz. Ne nuk arritëm kurrë të dilnim prej tij në periudhën e shkurtër të mundësive të mëdha që kishim në vitet 1990.?
Por është e sigurt se një ditë do të dalim nga ky tunel. Do të ketë me siguri një shans tjetër, të cilin këtë herë duhet ta përdorim siç duhet. Do të ketë një agim. Siç e dini nata është më e errët para dritës. Siç i pëlqente të thoshte Boris Nemcov: ?Ne mund ta bëjmë këtë?. Rusia do të jetë një ditë e lirë. Unë nuk kam qenë kurrë kaq i sigurt për këtë sa jam sot.
Shënim:Vladimir Kara-Murza është një politikan i opozitës ruse. Pas një interviste dhënë nga Moska për CNN, në të cilën ai kritikoi ashpër pushtimin rus të Ukrainës, u arrestua nga policia dhe u dënua me 15 ditë burg me akuzën e mosbindjes ndaj zbatimit të ligjit. Kara-Murza e dërgoi këtë artikull për ?The Washington Post? përmes avokatit të tij.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Fareed Zakaria “Washington Post”Reagimi kurajoz dhe i sh...
Nga Michael Chong & Tom Tugendhat “Foreign Policy”Ndërsa bom...
Nga Gregg Jarrett “Fox News”Seriali i famshëm “House of Card...
Nga Frank Ledwidge “The Conversation”Nuk do të ketë marrëves...
Nga Steven Pifer “The Hill”Presidenti ukrainas Volodimir Zel...
Nga Pierre Haski “InternazionaleNë Ukrainë po ndodh një përs...
Në një intervistë për “Der Spiegel”, presidenti i Gjermanisë...
Nga Douglas London “CNN”Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, J...
Nga Ronald Sievert “The Hill”Presidenti i Ukrainës deklaroi ...
Nga Paul Taylor “Politico.eu”NATO nuk ka luksin të nxjerrë l...
Nga Lorena Stella Martini “European Council on Foreign Relat...
“The Week”Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka sjellë rritjen ...
Nga Daniel Cohen “Project Syndicate”Lufta e Vladimir Putin k...
Nga Hal Brands “Bloomberg”Fundjavën e kaluar u rizgjodh në d...
Nga José Ignacio Torreblanca “European Council on Foreign Re...
Nga Ariel Cohen “Newsweek”Shtëpia e Bardhë u tërhoq nga dekl...
Nga James Dobbins “The Hill”Ndërsa pushtimi ka hyrë në muaji...
Nga Amy Knight “Washington Post”Vladimir Putin nuk është për...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Ukraina e fitoi fazën e parë të ...
Nga Gabriel Gavin “Spectator”“Shtëpia jonë është zemra jonë!...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...