web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rënia e familjes Bajden/ Prova të forta se presidenti ka përfituar nga marrëveshjet e biznesit të djalit të tij

16 Prill 2022, 12:30, Blog CNA

Nga Gregg Jarrett ?Fox News?

Seriali i famshëm ?House of Cards?, bëri shumë bujë tek shikuesit për shkak të portretizimit si të pamëshirshëm, të pandershëm dhe amoralë të politikanëve në Uashington. Dikush mund të debatojë, siç bëri dikur shkrimtari Oskar Uajlld, nëse jeta e imiton artin apo anasjelltas.

Por amerikanët kanë arritur t?i shohin udhëheqësit e tyre politikë me atë lloj cinizmi, që meriton të analizohet me kujdes. Pasi pikërisht aty perceptimi kryqëzohet me realitetin. Presidenti ynë aktual, dhe djali i tij që merret me shitjen e ndikimit, kanë krijuar serialin e tyre dramatik.

Le ta quajmë ?House of Biden? (Shtëpia Bajden). Është një histori e lakmisë dhe korrupsionit. Dhe njësoj si seriali i Hollivudit, media ishte bashkëfajtore në manipulimin e fakteve dhe fshehjen e së vërtetës. Nëse ?Shtëpia Bajden? do të bjerë, kjo do të varet nëse një juri e madhe në Delauer, do të vendosë nëse do të ngrejë apo jo një aktakuzë.

Në rast se Hanter Biden akuzohet për pastrim parash, mashtrim dhe lobim kriminal për kompani të huaja, siç logjikisht duhet të ndodhë, babai i tij Xho Bajden ka të ngjarë të implikohet në një farë mënyre.

Laptopi famëkeq i Hanter përmban një mori dokumentesh dhe email-e kompromentuese, të cilat përbëjnë prova bindëse të skemave të shumta të pasurimit nëpërmjet kompanive të huaja, të cilat kanë shpenzuar miliona dollarë për të pasur qasje tek Xho Bajden dhe ndikimi i tij i mundshëm.

Nga kjo aferë kanë përfituar palët e interesuara në Rusi, Ukrainë dhe Kinë. Por për t?u siguruar që hetimi aktual penal të mos sabotohet, duhet të emërohet një prokuror i posaçëm që ta mbrojë procesin ligjor nga ndërhyrjet e padëshiruara presidenciale.

Si një i emëruar politik, Prokurorit të Përgjithshëm Merrik Garland, nuk mund t?i besohet se do të qëndrojë larg ?peshores? së drejtësisë. Të premten e shkuar, gati 100 republikanë në Kongres i shkruan një letër Garland, duke i kërkuar atij të emëronte një prokuror special.

Ata i kujtuan atij se një emërim i tillë (si Robert Myler), kishte ndodhur gjatë administratës  Trump ?sepse u vlerësua se Departamenti i Drejtësisë, nuk mund të hetonte në mënyrë të paanshme presidentin në detyrë?.

Ligjvënësit shtuan ne letrën e tyre:?Një prokuror i posaçëm, do të siguronte gjithashtu mospasjen e paragjykimeve apo ndonjë ndikimi të padrejtë nga Shtëpia e Bardhë?.I njëjti standard që kërkuan demokratët 5 vjet më parë duhet të zbatohet edhe tani.

Konflikti i interesit është i dukshëm. Garland punon dhe përgjigjet para presidentit që ka autoritet mbi Departamentin e Drejtësisë. Ky i fundit e drejton gjyqin në Deualer, ndaj ka aftësinë të diktojë rrjedhën e procesit. Departamenti mund ta mbyllë atë, ose të lëshojë urdhra për të mos ndjekur penalisht familjen Bajden.

Shmangia e shfaqjes së një konflikti interesi kërkon një prokuror të posaçëm, në mënyrë që të ruhet integriteti i procesit. Kjo është e detyrueshme dhe jo fakultative sipas Kodit të Rregulloreve Federale, që rregullojnë punën e Prokurorit të Përgjithshëm.

Nëse synohet të ruhet besimi i qytetarëve në qeverinë e SHBA-së, atëherë duhet të respektohet besnikëria ndaj ligjit. Senatori Ron Xhonson, ka shprehur një lloj hezitimi për emërimin e një prokurori special, nga frika se kjo mund të vonojë më tej hetimin aktual. Megjithatë, ky shqetësim legjitim mund të zbutet thjesht duke e ngritur në postin e prokurorit  special prokurorin e Delauer, Dejvid C.Ueis. Ky i fundit ka hetuar skemat e paligjshme të Hanter Bajdenit që nga viti 2018, dhe ka mbledhur jurinë e madhe.

Dhënia e autonomisë përmes statusit të prokurorit special, do ta izolonte zyrën e tij nga pengesat politike apo ngacmimet, pa shmangur asnjë akuzë që ai mund të jetë i përgatitur të ngrejë. Për këtë të fundit ka një precedent të kohëve të fundit.

Në tetorin e vitit 2020, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Uilliam Barr e ngriti prokurorin amerikan Xhon Durhem në statusin e prokurorit special, ndërsa ky i fundit po vazhdonte hetimin e tij se pse FBI-ja nisi hetimin e vet mbi të ashtuquajturat ?marrëveshjet e fshehta? të Donald Trump me rusët.

Ajo lëvizje e zyrtarizoi autoritetin e Durham. Por më e rëndësishmja, i dha atij lirinë për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje politike. Ajo e pengoi Bajdenin që të prishte hetimin në vazhdim, apo të shkarkonte Durham pa shkaktuar kosto të rënda politike.

Në atë kohë unë argumentova se Barr duhet t?i kishte dhënë të njëjtën mbrojtje edhe Dejvid Ueis. Dhe refuzimi i Prokurorit të Përgjithshëm për ta bërë këtë ishte një gabim skandaloz. Duke e ditur fare mirë që Bajden po gënjente për të fshehur provat e fortë të aferave korruptive të djalit të tij dhe bashkëpunimin e tij të dyshuar, Barr duhet të kishte marrë masat e duhura për të mbrojtur Ueis.

Kjo pasi Hanter Bajden ndihet i lehtësuar nga mbrojtja politike e të atit. Në librin e tij, ai tregon se sa i lehtësuar ishte kur babai i tij fitoi zgjedhjet. ?Humbja e tij më dukej një kërcënim për lirinë time personale. Nëse babai nuk do të kishte fituar, jam i sigurt se Trump do të kishte vazhduar të më përndiqte në mënyrën kriminale?- shkruan ndër të tjera Hanter.

Pra, nëse Trump do të ishte rizgjedhur për një mandat tjetër, Hanter do të mbante përgjegjësi penale për shkeljet e tij.

Ndërsa tani djali i presidentit amerikan mendon se gjithçka tani është vulosur, dhe se babai i tij do të garantojë lirimin e tij nga çdo lloj përgjegjësie penale. Ndoshta ai di diçka që ne nuk e dimë. Kjo është një arsye më shumë se pse Garland duhet të emërojë Ueis si prokuror special.

Pasi ka jo vetëm prova bindëse, që mund të çojnë në një padi penale ndaj Hunter Biden, por ka prova të forta se vetë Xho Bajden ka qenë shumë i përfshirë në marrëveshjet e djalit të tij me kompanitë e huaja. Emailet e gjetura në lap-topin e tij, konfirmojnë se i ati ka marrë pjesë në takime dhe darka me investitorët e huaj dhe partnerët e biznesit të Hanter.

Fotot e vërtetojnë këtë gjë. Të dy shkuan bashkë në Kinë së bashku në bordin e avionit presidenciale ?Air Force Two? ku Xho Bajden u takua me partnerët e biznesit të djalit të tij.

Vetëm disa ditë më vonë, Hanter arriti një sipërmarrje fitimprurëse me një kompani kineze të investimeve. Thuhet se juria e madhe ka kërkuar nga një dëshmitar të identifikojë ?djalin e madh?, që ishte planifikuar të merrte 10 për qind të fitimeve nga marrëveshja që arriti Hanter me një kompani energjetike të lidhur me Partinë Komuniste Kineze.

E-maile të tjera lidhin babë e bir me skema shumë milionëshe me rusët dhe ukrainasit. Hanter fitoi miliona si anëtar bordi në kompaninë ukrainase të gazit ?Burisma?, ndërsa babai i tij mburrej për rolin e tij kryesor në shkarkimin e një prokurori ukrainas që ishte gati të niste një hetim ndaj kompanisë.

Xho Bajden kërcënoi se do të pezullonte 1 miliardë dollarë ndihmë amerikane, nëse nuk shkarkohej prokurori i çështjes. Kjo gjë ndodhi, dhe hetimi u mbyll. Mbetet për t?u parë nëse ?Shtëpia Bajden? do të shembet për shkak provave bindëse për korrupsion dhe ndikim të jashtëligjshëm. Por në dallim nga finalja e serialit ?House of Cards?, kjo çështje nuk do të përfundojë aspak mirë./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga