LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidentoi punonjësen e policisë/ Vihet në pranga 25-vjeçari nga Kamza

15 Mars 2022, 15:04, Kronika CNA

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit me inicialet G. R., 25 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Ky shtetas, duke drejtuar mjetin e tij në sensin e kundërt të lëvizjes, në rrugën “Berisha”, nuk i është bindur urdhrit të punonjëses së Policisë Bashkiake për të ndaluar dhe gjatë tentativës për t?u larguar, e ka goditur atë në këmbë, me mjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit nga