LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidentohen dy persona në Tiranë/ Shoferi largohet nga vendngjarja

14 Mars 2022, 15:20, Kronika CNA

Dy këmbësorë janë përplasur ditën e sotme nga një makinë në zonën e Bathores në Tiranë.

Shoferi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e identitetit të tij.

Dy të aksidentuarit, ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

?Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.03.2022, në Bathore, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit S. R., dhe E. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet  për identifikimin dhe kapjen e drejuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit?, njofton policia./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga