LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina përplas biçikletën/ Përfundon në spital 60 vjeçari

13 Mars 2022, 13:23, Kronika CNA

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Buçimas. Shtetasi S. V., banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar biçiklistin E. H., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Buçimas, i cili u dërgua në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

Lajmet e fundit nga