LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vodhën byzylykun me diamante/ Policia "kap mat" 3 vajzat në Portin e Vlorës

15 Mars 2022, 14:02, Kronika CNA

Tre vajza kanë vjedhur një byzylyk të shtrenjtë me diamante në një argjendari në Vlorë. Sipas Abc news, tre vajzat që flisnin italisht kanë shpërqëndruar shitësen dhe kanë vjedhur byzylykun.

Vjedhja e byzylykut është mësuar pas ikjes nga argjendaria të tre vazjave. Pas vjedhjes pronarët e dyqanit kërkuan ndihmë për të identifikuar 3 vajzat që flisnin italisht. Qytetarët arritën që t?i identifikonin dhe 3 hajdutet u kapën duke ikur nga porti i Vlorës.

Policia i ka ndaluar menjëherë në terminal ndërsa pas marrjes në pyetje ato e kanë pranuar autorësinë e vjedhjes ndërsa kanë deklaruar se kanë mbërritur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës./CNA.al

Lajmet e fundit nga