LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentuan të vrisnin me thikë një person/ Arrestohen dy vëllezërit

15 Mars 2022, 12:49, Kronika CNA

Policia ka vënë në pranga dy persona, shtetasit A.D 23 vjeç dhe E.D 26 vjeç, vëllezër, të dy banues në Selitë.

Këta shtetas akuzohen për veprat penale penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Prokop Mima”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës shtetasin V. M., 45 vjeç, banues në Selitë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga