web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klodiana Lala denoncon skandalin/ Të përkëdhelurit e pushtetit po zënë çdo post

26 Janar 2022, 14:03, Aktualitet CNA

Gazetarja Klodiana Lala ka denoncuar një skandal në sistemin e drejtësisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Lala shkruan se ?gjella e prishur? po gatuhet për dy anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sipas gazetares Lala, të përkëdhelurit e pushtetit po zënë çdo post të mundshëm në të ashtuquajturat institucionet e reja të drejtësisë.

?Gjella e prishur që po gatuhet për dy anëtare të Këshillit të Lartë Prokurorisë.

Po të shohësh me kujdes emrat e kualifikuar kupton se është nepotizëm i gjallë.

Të përkëdhelurit e pushtetit po zënë çdo post të mundshëm në të ashtuquajturat institucionet e reja të drejtësisë.

Ky është skandal e shkuar skandalit. Nga drejtësi e kapur shkuam në një drejtësi shumë shumë po shumë të kapur

Rroftë Reforma?-shkruan Klodiana Lala./CNA.al





Lajmet e fundit nga