LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Referendumi” i Ramës/ Vurmo: As kriteri më minimal nuk është respektuar

25 Janar 2022, 19:13, Aktualitet CNA
“Referendumi” i Ramës/ Vurmo: As kriteri më minimal nuk

Gjergji Vurmo, hulumtues nga ?Instituti për demokraci dhe ndërmjetësim?, në një lidhje direkte me studion e ?Debat? nga Alba Alishani, në A2 CNN, komentoi pyetësorin e publikuar nga kryeministri Edi Rama, ku kërkon mendimin e qytetarëve për një sërë çështjesh.

Sipas Vurmos, ?në pyetësorin e përgatitur nga qeveria nuk shoh as kriterin më minimal të respektuar, qoftë në hartimin e pyetësorit, qoftë në konceptimin e mënyrës se si do të zhvillohet ky pyetësor?.

?Kryeministri e ka nisur shpërndarjen derë më derë, ndërsa të tjerë do ta plotësojnë ?online?. Anketa apo sondazhi nuk ka një seksion demografik, ku pyeten të anketuarit se kush janë, mosha, statusi i punësimit etj., gjë që na bën të kuptojmë nëse ky kampion është përfaqësues i popullsisë shqiptare. Sepse mund të qëllojë që këta që e kanë plotësuar deri tani pyetësorin, të jenë nga rrjeti i patronazhistëve?, tha Vurmo.

 

Lajmet e fundit nga