web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Me mijëra euro të padeklaruara dhe pistoletë çakmak/ Arrestohen dy të huaj në Aeroportin e Rinasit, detajet

22 Janar 2022, 19:17, Kronika CNA

Dy persona janë kapur pasditen e sotme në Rinas, një egjiptian dhe një sudanez.

Sipas asaj që raporton ABC News, mësohet se egjiptiani me inicialet N.B është kapur me pistoletë në aeroportin e Rinasit.

Ai ishte nisur drejt Gjermanisë, por kontrolli i skanerit zbuloi që ai kishte një pistoletë çakmak në bagazh.

Pas verifikimit rezultoi se për të kishte edhe një vendim dëbimi nga vendi ynë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Pas kontrollit po në Rinas është ndaluar edhe një person nga Sudani me inicialet E.M. të cilit iu gjetën 62 mijë euro të padeklaruara.

Ai ishte duke u kthyer nga Dubai dhe në Shqipëri ka leje qëndrimi.





Lajmet e fundit nga