Automatik dhe fishekë luftarakë në banesë/ Arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

21 Janar 2022, 11:29, Kronika CNA
Automatik dhe fishekë luftarakë në banesë/ Arrestohet

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë shtetasi  A. M., 36 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ambienteve në pronësi të tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe fishekë luftarakë.

“Finalizohet operacioni policor i koduar ?Koordinimi?, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe fishekë luftarakë.

Vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

– A. M., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ambienteve në pronësi të tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe fishekë luftarakë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga