Shqiptari kapet brenda “shtëpisë së barit” në Angli: Erdha me kamion, dal vetëm për cigare

21 Janar 2022, 19:56, Kronika CNA
Shqiptari kapet brenda “shtëpisë së barit” në

Një 39 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia brenda një shtëpie bari në Britaninë e Madhe.

 

Në pranga është vënë shtetasi Agostin Deda, i cili u kap në një banesë me 200 bimë kanabisi. Fillimisht ai shkoi në Londër, por u dërgua në një shtëpi në Severn Street, Hull dhe iu siguruan ushqim dhe kishte vetëm një shtrat për të fjetur.

Ai ka deklaruar se erdhi në Angli, me një kamioni mallrash dhe më pas u rekrutua për të rritur bimët e kanabisit në mënyrë që të lante borxhet e rrugës.

39-vjeçari tha se në 12 deri në 14 ditët që ka qenë në shtëpi, ka dalë vetëm një herë për të blerë cigare ne dyqan.

Lajmet e fundit nga