LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artistët italianë sjellin ekspozitën mbi ‘zhvillimin e fotografisë’ në muzeun Marubi

16 Janar 2022, 19:12, Kulturë CNA
Artistët italianë sjellin ekspozitën mbi ‘zhvillimin e

Dy artistë italianë kanë prezantuar në Shkodër një ekspozitë të veçantë që flet për historinë e zhvillimit të fotografisë.

Kush është  ndërlidhja e jetës me fotografinë, si qëndron fotografia personale me një fotografi të  destinuar për tu shpalosur në publik, si është zhvilluar ajo në Shqipëri?

Ishte kjo sipërmarrja e dy artistëve të rinj italian Chiaralice Rizzi dhe Alessandro Lait. Ata kanë qëndruar për shumë kohë mes Shkodrës dhe Tiranës, për t?u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve. Në shtëpinë e fotografisë, në muzeun Marubi, në Shkodër ata shpalosin studimin e tyre në një ekspozitë.

?Kjo ekspozitë tregon sa kanë qenë strikte marrëdhëniet mes dy vendeve tona, si në të shkuarën dhe sot. Ekspozita tregon sensin e fotografisë kur ajo jeton në një hapësirë shtëpiake dhe asaj kolektive. Mes hapësirë shtëpiake dhe historisë personale dhe asaj më të gjerë. Besoj që ky është thelbi mbi të cilin projekti është zhvilluar. Politika e kujtesës, apo kujtesa si diçka intime, që jeton brenda dimensionit individual dhe të brendshëm?, u shpreh Gabi Scardi.

?Gjërat duhen parë dhe dëgjuar nga ajo që kemi përzgjedhur t?u prezantojmë. Kemi filluar të hulumtojmë mbi thesarin që është këtu, prej vitit 2009 kur erdhëm falë një projekti nga Italia. Ne kemi arsyetuar, siç edhe mund ta mendoni duke parë punimet, mbi arkivin e jetuar. Cila është mbijetesa, marrëdhënia e imazheve në shtëpinë e njerëzve. Imazhe që janë të rëndësishme për mbijetesën e kujtesës. Ekspozita është fryt i një ndarje të lindur me të gjithë pjesëmarrësit. Fryt i një admirimi të madh për historinë e tyre dhe familjeve të tyre?, tha Chiaralice Rizzi.

Drejtuesi i muzeut Luçjan Bedeni u shpreh tejet i kënaqur me këtë ekspozitë.

Ekspozita është ngritur mes video instalacioneve dhe fotografive të rralla. Artistët zgjodhën që me titullin e kësaj ekspozite të risillnin poezinë, e autorit Visar Zhiti e cila mban të njëjtin emër./euronews

Lajmet e fundit nga