
Nuk u bë pjesë e asnjë koalicioni/ Agron Duka tregon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka është ...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka është ...
Nga Miron Çako
Për gjatë 2000 vjeçarit Krishterimi si doktrinë dhe marëdhënie sociale e re e pëfaqësuar nga Kisha Apostolike është përballur me pushtetin laik, duke pasur ulje dhe ngritje, miqësi dhe armiqësi në këtë përballje historike.
Zotit Jisu Krisht si Mesia i Izraelit dhe themelusi i Krishterimit edhe pse me mësimet dhe popullaritetin e tij nuk nxiti dhe shmangu një kryengritje politike ushtrarake ashtu si kërkonin judenjtë nacionalistë kundër pushteteve mbretërore dhe politike (Joani 18-36), përsëri pushtetet tokësore, laike që në atë kohë përfaqësoheshin nga Herodi (4 prK -39 psK) mbreti i Judenjve dhe Ponti Pilat (27 prK-37psK) guvernator i Romës në Palestinën e pushtuar, u bashkuan kundër Krishtit: ?Atë ditë Herodi dhe Pilati u bënë miq me njëri-tjetrin, ndërsa më parë ishin armiq.? (Luka 23:12) Ata së bashku me nxitjen e atoriteteve fetare antikrishte dhe manipulimin e turmës e dënuan padrejtësisht Krishtin me vdekje kryqi.( Joani 19-13-16)
Kisha Apostolike si Trupi mistik i Krishtit (Efesianëve 1 22-23) e themeluar në ditën e Pendikostisë në vitin (33 p s K) (Veprat e Apostujve kap.2) u përndoq që në fillim nga autoritet politike laike së bashku me ato fetare antikrishte: “Në atë kohë u bë një përndjekje e madhe kundër kishës që ishte në Jerusalem; dhe të gjithë u shpërndanë nëpër krahinat e Judesë dhe të Samarisë, me përjashtim të Apostujve”(Veprat e Apostujve 8-1).
Përndjekja e shtetit ndaj të krishterëve edhe Kishës Apostolike u institucionalizua me dekret perandorak sidomos në kohën e perandorit famëkeq Romak Neroni (37-68 p.s.K) i cili fajësoi padrejtësisht të krishterët si shkatarë të zjarrvënies në Romë në vitin (67 p s K). E vërteta ishte se Neroni e kishte vendosur vetë këtë zjarr që të digjte ndërtesat edhe pronat e qytetarëve romakë që t?i konfiskonte dhe pastaj mbi rrënojat të ndërtonte pallatin e tij. Taciti (55-120 p.s. K) tregon se Neroni, i cili duhet të gjente një fajtor, ua hodhi fajin të krishterëve për zjarrin dhe në këtë mënyrë gjeti shkas për persekutimin e parë kundër tyre.
Persekutimi me urdhërin e Neronit ishte çnjerzor, diabolik aq sa për shumë të krishterë të asaj kohe menduan se djegia e Romës edhe persekutimi i të krishterëve që digjeshin të gjallë si pishtar ndriçues për kopshtet e Neronit shikohej si fillimi i Apokalipsit dhe shfaqja e antikrishtit, ashtu si apostull Pavli i cili u martirizua në Romë ndoshta në vitin( 67-68 psK )në disa vite më parë u kishte shkruar të krishterëve në Thesalonik: “Askush të mos ju gënjejë kursesi, sepse ajo ditë nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia dhe pa u shfaqur njeriu i mëkatit, i biri i humbjes, kundërshtari, ai që lartëson veten mbi çdo gjë që quhet Perëndi ose objekt adhurimi, aq sa të shkojë e të rrijë në tempullin e Perëndisë si Perëndi, duke e paraqitur veten se është Perëndi. A nuk ju bie ndër mend se, kur isha akoma ndër ju, jua thoja këto gjëra?”( Thesalonikasve 2; 3-4).
Që nga ky moment shteti pagan i Romës u bë padrejtësisht armiku më i madh i të krishterëve dhe Kishës Apostolike kudo që ajo shtrihej brenda perandorisë . Për gjatë 3 shekujve nga viti 67 deri 313 u urdhëruan dhjetë indikte famëkeqe kundër të krishterëve që konsideroheshin armiq të shtetit romak, sepse ata besonin dhe pohonin publikisht Krishtin si “Zot i zotërve dhe Mbret i mbretërve'(Zbulesa 17-14) dhe nuk pranonin adhurimin e Cezarëve si zota. Po ashtu nuk u bindeshin por u rebeloheshin urdhëresave shtetërore për të mos u mbledhur në meshat adhuruese nëpër kishat e tyre të Dielën që për të krisherët quhej “Dita e Zotit”, ose në të kremtet fetare të krishtera. Këto takime fetare interpretoheshin nga paganët si komplote kundra shtetit dhe Misteret e Shenjta si Pagëzimi dhe Kungimi si sakrilegje, orgji dhe përhapje sëmundjesh.
Paravërsisht se situata ishte shumë armiqësore ndaj të krishterëve përsëri të krishterët iu bindën shtetit për çfarë ai ishte përgjegjës për rregullin laik i domosdoshëm edhe për mbarëvajtjen normale mes shtetasve ku bënin pjesë dhe ata, ashtu si Apostulli i kombeve Pavli mësonte romakët: “Çdo njeri le t’i nënshtrohet pushteteve të sipërm, sepse nuk ka pushtet veçse prej Perëndisë; dhe pushtetet që janë, janë caktuar nga Perëndia. Prandaj ai që i kundërvihet pushtetit, i kundërvihet urdhërit të Perëndisë; dhe ata që i kundërvihen do të marrin mbi vete dënimin. Sepse eprorët s’ke pse t’i kesh frikë për veprat e mira, por për të këqijat; a do pra, të mos i kesh frikë pushtetit?
Bëj të mirën, dhe do të kesh lavdërim nga ai, sepse eprori është shërbëtor i Perëndisë për ty për të mirë; por, po të bësh të këqija, druaj, sepse nuk e mban kot shpatën; sepse ai është shërbëtor i Perëndisë, hakmarrës plot zemërim kundër atij që bën të keqen. Prandaj është e nevojshme t’i nënshtroheni, jo vetëm nga druajtje e zemërimit, por edhe për arsye të ndërgjegjes. Sepse për këtë paguani edhe tatimet, sepse ata janë shërbëtorë të Perëndisë, që i kushtohen vazhdimisht këtij shërbimi. I jepni, pra, secilit atë që i takon: ?Tatimin atij që i përket, druajtje atij që është për t’u druajtur, nderimin atij që është për nderim? (Roamakët 13; 1-7).
Por kjo bindje e të krishterëve ndaj shtetit laik nuk ishte nënshtrim dhe kompromis me të vërtetën e besimit në Krishtin, doktrinën, adhurimin, misteret dhe moralin e krishterë, sepse Zoti Jisu Krishti themeluesi i krishtërimit e kishte thënë qartë: ?Jepi Cezarit çfarë i takon Cezarit edhe Perëndisë çfarë është e Perëndisë?.(Mateu 22-21).
Madje edhe apostujt kur që në fillim të veprimtarisë apostolike kërcënoheshin nga autoritet laike dhe fetare antikrishte, që: ?i`u dhanë urdhër atyre të mos flasin fare dhe as të mësojnë në emër të Jezusit. Por Pjetri dhe Gjoni, duke iu përgjigjur atyre, thanë: ”Gjykoni ju, nëse është e drejtë para Perëndisë t’ju bindemi më shumë juve sesa Perëndisë. Sepse ne nuk mund të mos flasim për ato që kemi parë dhe dëgjuar”(Veprat e Apostujve 4;19-20).
Prandaj edhe pse të krishterët në përgjithësi ishin shtetas model dhe të bindur ata nuk nguruan të kundërshtonin hapur autoritetet dhe indiktet shtetërore që binin ndesh me ushtrimin e besimit, doktrinën, adhurimin dhe moralin e tyre. Kjo mosbindje civile erdhi jo vetëm nga klerikët, epsiskopët dhe priftërinjë por edhe nga të krishterët laik të shtresave të ndryshme, si nga fisnikët e oborrit perandorak deri tek fshatarët dhe skllevërit e krishterë. Për këtë apologji dhe mosbindje ndaj shtetit të të krishtrëve vetëm tre shekujt e parë u martirizuan 11 milion të krishterë mes tyre shumë apologjetë të shquar si Shën Justini filozofi ,,Shën Tertuliani ,Shën Klimi i Aleksandrisë shekulli (II-III p. s .K) apo martir të mëdhenj si Shën Gjergji, Shën Dhimitri, Shën Parashqevi shekulli i ( III -IV p. s. K)
Patjetër që mosbindja e krishter konsidorehej si krim dhe dënohej me masa drastike si burgime, internime, konfiskime, turpërim dhe vdekje me tortura të frikshme në vende publike.Për këtë mosbindje të krishterët frymëzoheshin nga profetët dhe të drejtës e Dhjatës së Vjetër, sidomos nga Profeti Daniel edhe tre djemtë e bekuar Anania, Azaria, Mishael të internuar në Babiloni (579 pr.K) të cilët nuk pranuan ti respektonin indiktet mretërore që ti faleshin idhujve apo vetë mbretërve si perëndi edhe pse i kërcënuan me vdekje për mosbindje. Ata nuk u trembën dhe u fshehën as bënë kompromise për një kohë të caktuar por ju falën Zotit të Izraelit (Jahve) haptazi dhe për këtë u spinuan nga kaldejt pagan (Danieli 3-12). Për këtë mosbindje tre djemat përfunduan në një kamin zjarri (Danieli 3,13-23) dhe Danieli në gropën e luanëve (Danieli 6,16-17). Por Perëndia i shpëtoi të tre djemtë e shenjtë që u hodhën në furrë me anën një ëngjëllin që e ktheu flakën në freski (Danieli 3 24 -27) kurse tek Danieli mbylli gojët e luanëve që u bënë si dele ( Danieli 6 -22).
Këto veprime martirike të djemve judenj bën që emri i Zotit u lavdërua ndër paganë dhe vetë mbretërit pagan i nderuan ata dhe i dhanë lavdi Perëndisë së Izraelit: ?Nebukadnetsari filloi të thotë: “Qoftë i bekuar Perëndia i Shadrakut, i Meshakut dhe i Abed-negos, që ka dërguar engjëllin e tij dhe ka çliruar shërbëtorët e tij, që kanë pasur besim tek ai; (Danieli 3,28). ?Atëherë mbreti Dar u shkroi tërë popujve, kombeve dhe gjuhëve që banonin në gjithë dheun: “Paqja juaj qoftë e madhe!Unë dekretoj që në të gjithë sundimin e mbretërisë sime të dridhen dhe të kenë frikë para Perëndisë të Danielit, sepse ai është Perëndia i gjallë që ekziston përjetë. Mbretëria e tij nuk do të shkatërrohet kurrë dhe sundimi i tij nuk do të ketë fund kurrë. (Danieli 6 ;25-26).
Kisha apostolike i lartësoi këta të drejtë dhe i bëri shembull unikal për kundërshtimin dhe rezistencën me besim kundër urdhëresave anti?Zot që vijnë nga pushtetarët laik antikrisht. Kisha i kujton gjithmonë me himne pothujse çdo ditë dhe veçnërisht në 17 Dhjetor.
Përndjekia përfundoi kur Çezari Koastandini i Madh (272 -337 p.s.K) pranoi nga qielli vizionin e kryqit me shkronja greke: “Me këtë do të fitosh”.Me këtë shenjë që e vendosi në flamurët dhe mburojat e ushtarëve ai pushtoi Romën dhe u bë perandor Romak dhe qeverisi nga (306 – 337) .
Kostandini vendosi bashkë me Licinin Çezarin e lindjes, në ediktin e Milanos në (313) ta lejonte krishterimin si një fe tjetër zyrtare të perandorisë duke ndaluar martirizimin shekullor nga shteti laik. Po ashtu kur perandor Theodhosi i Madh (346-395 p.s. K) vendosi krishterimin si fe zyrtare të perandorisë Romake dhe Kisha Apostolike mori vendin e nderit që i takonte në shoqërinë dhe tashmë perandori krezmohej nga Kisha dhe quhej episkopi laik dhe përfaqësues i të krishterëve si priftëri mbretërore .(1 Petros 2-9)
Historia kishtare na tregon se përsëri pushteti i perandorëve të krishterë abuzonte me pushtetin laik duke dashur të kontrolloj, doktrinën, adhurimin dhe autoritetin hyjnor të Kishës Apostolike duke përkrahur edhe herezitë e heretikëve .Këto ndërhyrje brutale nxitën përsëri mosbindjen kleriko?laike ndaj shtetit madje me aopologji dhe përplasje fizike nga populli i besimit orthodhoks, shumë shenjtorë të mëdhenj u spikatën në këtë përballje me pushtetin laik si Shën Athanasi i Madh , Shën Vasili i Madh, Shën Joan Gojarti shekulli (shekulli IV -V p.s. K )
Një tjetë përballje me pushtetin laik është koha e herezisë ikonoklaste ku perandorët Leo III (717 -741) dhe Kostandini i V (741-775) u orvatën të nështronin Kishën në sundimin e tyre. Ata të përkrahur edhe nga episkopi frikacak dhe karjerist duke marrë vendime sinodesh lokale si në vitin (753) nxorën dekrete kundër nderimit të ikonave, lipsanëve dhe relikeve të shenjta, me preteksin se kjo ishte idhujtari dhe provokonte zemërimin e Perëndisë.
Por edhe pse shumë episkopë ishin nën presion edhe ju bindën urdhërave peranorak përsëri u shfaqën apologjetë mëdhenj në nderimin e ikonave si një traditë apostolike si Shën Joan Damaskinoi (680-750), Shën Theodhor Studiti (759-826). dhe shumë murgjë edhe laikë që përfunduan si martirë, sa periudha (767 -775) njhet si dekada e gjakut.
Të gjitha këto veprime antizot të perandorëve, episkopëve dhe klerikëve ikonoklast u dënuan një zëri nga Kisha Apostolike në Sinodin e Shtatë Ekumenik(787) në Nikea, që vendosi: ?Ne përcaktojmë me sigurinë e saktësinë më të madhe që ashtu si figura e Kryqit të çmuar dhe jetëdhënës, po ashtu edhe imazhet e nderuara e të shenjta…duhet të vihen në kishat e shenjta të Perëndisë për t?u nderuar. Pasi sa më shumë që ato të shihen në paraqitjet e tyre artistike (ikona e Jisu Krishtit, Hyjëlindëses, engjëjt e shenjtorët), aq më shumë njerëzit do të kujtojnë prototipet e tyre dhe do t?i dëshirojnë ato me zell. Dhe këtyre ikonave duhet t?i jepet përshëndetja dhe nderimi më i lartë (greqisht: timitiki proskynisis), jo adhurimi i vërtetë i besimit (greqisht: latreia) që i përket vetëm Natyrës Hyjnore, por këtyre duhet t?i ofrohet temjan dhe kandili. Sepse nderimi që i jepet ikonës i jepet në fakt asaj që përfaqëson apo paraqet ajo ikonë? (Sinodi i Shtatë Ekumenik).
Në Paraklisin kushtuar Tërëshnjtës Zonjës Shën Mari (shekulli i IX) nga Shën Theofan Omologjeti , këndojmë: “Buzët e pabesa u thafshin keq që nuk e nderojnë ikonën tënde besnikërisht që na u ikonizua prej një historiani Luka Shën Apostulli si udhëheqëse”.
Përfundimisht restaurimi dhe rivendosja e ikonave në Kishat Orthodhokse u bë 11 Mars të vitit 787 nga perandoresha regjente Shën Thedhora dhe Patriarku Shën Metod Konfesori në të Dielën e parë të Kreshmëve të Mëdha. Kjo ditë u vendos në kalendarin liturgjik si ? Dita e Orthodhoksisë” ditë ku kujtohen luftrat dhe luftëtarët, apologjetë dhe martirët e Kishës Katholike Apostolike Orthodhokse kundër abuzimit fizike të pushteteve laike dhe kundër herezive dhe heretikëve që mbështeteshin shpesh prej pushtetarëve laik për ta vën në kontroll Kishën e Zotit.
Edhe kur Perandoria e Bizantit dhe Patriarkana Ekumenike dhe shumë kisha të krishtera orthodhokse të lindjes ranë nën sundimin e egër osman në vitn (1053), përsëri Kisha dhe shumë të krishterë nuk iu bindën proselitizmit apo pengesave për besimin e krishterë sipas fermanëve të sulltanëve. Ky rebelim i krishterë prodhoi martirët e rinjë që ju shtuan resë së madhe të dëshmorëve të cilët me pohimin e tyre ndalun islamizmin si Shën Nikollimi i Beratit, Shën Kozmai i Kolkondasit ,Shën Gjergji i Janinës (shekulli XVIII-IX)
Po ashtu në shekullin e XX kur përfundimisht monarkitë u rrëzuan nga demokracitë e reja evropiane me shumë luftra në rajon, dhe kur shtetet e laicizuara bënë një ndarje të kishës nga shteti sipas modelit të Revolucionit Frances (1789), përsëri vendimet arbitrare kundër kishës nuk ndaluan, madje filloi një tjetër sulm verbal dhe fizik ndaj vetë besimit të krishterë, ku Kisha Apostolike u pa si një fatkeqësi kombëtare dhe feja e krishterë si “opium për popujt”,sidomos në shumë vendet të Evropës Lindore ku sundoj dhunshëm propaganta edhe pushteti laik ateisto komunis që këkonte ta vinte institucionin kishtar në shërbim të doktrinës ateiste dhe në nderim të kultit të individit partiak, si të udhëheqësve që ateistë i adhuronin si zotin ose ?mesian e tyre?.
Përsëri në këto kohë asurde dhe armiqësore ndërgjegjia e gjallë e të krishterëve orthodhoks nuk u qetësua, shumë klerik edhe laik guximtar kundërshtuan këto vendime arbitrare dhe për këtë rebelim u burgosën, internuan, torturan dhe martirizaun në kohën e ateizmit dhe komunizmit, si Omologjeti Shën Tihoni Patriarku i Rusisë (1865-1925), Shën Lukai i krimesë (1877-1961) dhe mijëra episkop, murgj , murgesha edhe laik martir që vuajtë dhe vdiqën në kohë dhe vendet e ateizmit komunist dhe u rreshtuan me renë e madhe të apologjetëve dhe martirëve të krishterë.
Edhe pse komunizmi dështoi me turp në vendet e lindjes përsëri Kisha Apostolike është e sulmuar edhe nga abuzimi i shtetit kapitalist në perëndim dhe madje sot nga fryma globaliste e apostazisë edhe sekularizmit të jetës së njerëzve drejt një racionalismi empirik që beson vetëm tek eksperimentet dhe përvojat shkencora duke mohuar fuqinë hyjnore të Perëndisë Trashendent dhe Eminentkemi, kemi një sulm frontal kundër Kishës Apostolike. Gjithashtu tendenca në rritje për një sinkretismi fetar ku sipas kësaj ideologjie të re e vërteta nuk gjendet e plotë vetëm në një Kishë Katholike Apostolike Orthodhkse por kudo nëpër kishat heterodokse dhe në fetë e tjera dhe se ku kushti i vetëm bashkimi mes fetarëve të ndryshëm është vetëm dashuria (love) dhe jo e vërteta apsolute e Zotit Jisu Krishtit dhe Kishës Apostolike, është një tjetër sulm në këtë shekull të ri.
Kjo frymë e re, globaliste, ekumeniste, sinkritiste pa themel Krishtin të “Vërtetin” (Joani 18-37)që menazhohet edhe nga pushtetet laike po i sulmon të krishterët orthodhoks që nuk bëjnë kompromise me të vërtetën zbuluar nga Zoti Jisu Krisht, mësuar nga Apostuj mbrojtur nga Etërit e Shenjtë sipas fjalës së Zotit: ?Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t`u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t`i vërë në praktikë dhe do t`ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve?(Mateu 5;17-19).
Pushtetarët laik sot me keqinterpretimin e ligjeve humaniste të të drejtave të njeriut deri në lejimin dhe ligjërimin e perversionit dhe përpjekjen për krijimin e një feje globaliste të ndikuar nga shteti si një fe e “Kohës së Re” kërkojnë në një mënyrë dinake por gjithnjë e më të dhunshme të ndërhyjë në lirinë dhe jetën adhuruese të Kishës Apostolike dhe të jetës adhuruese, misteriale dhe morale të të krishterëve.Në emër të humanizmit dhe shëndetit, kisha përpiqet të kontrollohet dhe diktohet për jetën e saj adhuruse dhe kryerjen e Misterve kishtare, që besohen fort si kanale të hirit jetëdhënës, shërues, restaurues së Perëndisë jo vetëm për të krishterët por për gjithë shoqërinë njerëzore dhe natyrën që lëngon nga pasojat e mëkateve me tepri të këtij brezi të pabesë edhe imoral.
Patjetër Kisha Apostolike shqetësohet për problematikat e shoqërisë sot por asnjëherë ajo nuk i zgjidh ato sipas botës dhe metodave të saj empirike por sipas Zotit Jisu Krisht, sepse duke qënë ?Trupi i Krishtit dhe Ai kreu i saj? ( Efesianëve 1-28 : 5-23) vepron në botë ashtu si veproj Zoti Krishti, Apostujt, Etërit Hyjmbajtës dhe shenjtorët në të njëjtat situata dhe problematika të ngjashme që po përballon bota sot, sepse të krisherët besojnë fortë në fjalët e Krishtit “Pa mua nuk bëni dot asgjë” (Joani 15:5) dhe ?Unë do jem me ju deri në fund të botës?.(Mateu 28-20)
“Kisha edhe pse nuk ka një ndikim të drejtëpërdrejt në vendimarrje shetetërore përsëri ajo e ushtron influencën e saj në shpirtrat e besimtarëve me anën e udhës së lirisë e cila i përshtatet plotësisht dinjitetit të krishterë, dhe jo me anën e udhës së detyrimit; sepse detyrimi sjell më shpejt përfundime të caktuara, por ai sjell me vete dhe dënimin e tij; historia e kohës së sotme në Perëndim dhe në Lindje e provon këtë”(Orthodhoksia dhe Shteti S. Bulgakoff).
Kisha Apostolike vepron në mbrojten e lirisë njerëzore si një atribut hyjnor dhënë të krishterëve nga Zoti por edhe gjithë njerëzve të krijuar sipas ikonës së Perëndisë (Zanafilla 1-26), sespe liria e zgjedhjes e dallon njeriun nga kafsha, kavja dhe shifrat.Po ashtu Kisha si ?shtylla e të vertetës?(1 Timotheu 3-15) i tregon shoqërisë njerëzore gardhet e ligjeve morale ,po ashtu përpjekjeve shkencore materialiste ligjet bioetke, sepse një gjë është e mirë kur bëhët mirë. Kurrë Kisha Orthodhokse nuk bie në kompromisë me aksiomën e botës ” qëllimi justifikon mjetin”, duke bërë një veshë shurdh edhe një sy qorr kur nuk respektohet jeta dhe dinjiteti njerëzor, që në stadin qelizor dhe embrional.
Ndërgjegja profetike e Kishës Apostolike edhe të krishterëve të zgjuar dhe jo të përgjumur nga narkoza e sekularizimit të shoqërisë është e qartë se gjërat në këtë botë nuk do përmirësohen, por përkundrazi e keqja do marri pushtet dhe e “ndyra do të hipi në vend të shenjtë”. (Mateu 24 -15)
Kjo situatë e pazakontë do bëjë që konfliktet e pushteteve tokësore dhe i shtetit laik me Kishën Apostolike dhe të krisherët që do të qëndrojnë deri në fund do të intensifikohen gjithnjë e më shumë deri në Ardhjen e Dytë të Zotit.
Përsëri ashtu si në fillin dhe deri në fund historia e Kishës Militante në tokë do të përmbyllet me një dyluftim me forcat antikrishte që tashmë janë në veprim dhe do të kulmojnë si kurrë ndonjëherë me kohën e shfaqes së antikrishtit, me liderin global i politkës, ekonomisë dhe fesë së re të “Kohës së Re” (NEË AGE).
Apostull Pavlit e thotë qartë: ?Tani e dini atë që e ndalon atë (antikrishtin) që të shfaqet vetëm në kohën e vet. Misteri i paudhësisë në fakt është tashmë në veprim, duke pritur vetëm që të hiqet nga mesi ai që e ndalon tashti. Atëherë do të shfaqet ky i paudhë, të cilin Zoti do ta shkatërrojë me hukatjen e gojës së tij dhe do ta asgjësojë me të dukurit e ardhjes së tij. Ardhja e atij të paudhi do të bëhet me anë të veprimit të Satanit, bashkë me çudira, shenja dhe mrekulli të rreme, dhe nga çdo mashtrim ligësie për ata që humbin, sepse nuk pranuan ta duan të vërtetën për të qenë të shpëtuar. E prandaj Perëndia do t?u dërgojë atyre një gënjim që do t?i bëjë të gabojnë, që t?i besojnë gënjeshtrës, që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan së vërtetës, por përqafuan ligësinë!(2 Selanikasve)
Po ashtu tek Zbulesa lexojmë: “Dhe iu dha t?u bëjë luftë kundër shenjtorëve dhe t?i mundë; dhe iu dha pushtet mbi çdo fis, gjuhë dhe komb. Dhe do ta adhurojnë të gjithë banorët e dheut, emrat e të cilëve nuk janë shkruar në librin e jetës së Qengjit, që ishte vrarë që nga krijimi i botës. Kush ka veshë, le të dëgjojë…Edhe bënte shenja të mëdha, sa që edhe zjarr bënte të zbresë nga qielli mbi dhe në prani të njerëzve, dhe i mashtronte banorët e dheut me anë të shenjave që i ishin dhënë për të bërë përpara bishës….Veç kësaj bëri që të gjithëve, të vegjël e të mëdhenj, dhe të pasur dhe të varfër, dhe të lirë dhe skllevër, t?u vihet një damkë mbi dorën e tyre të djathtë ose mbi ballin e tyre,dhe që askush të mos mund të blinte ose të shiste, po të mos kishte damkën ose emrin e bishës ose numrin e emrit të saj. Këtu është urtia. Ai që ka mend, le të bëjë llogari numrin e bishës, sepse është numër njeriu; dhe numri i tij është gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë.(Zbulesa 8- 13-18)
Patjetër edhe pse sot midis të krishterëve po ka nga ata që janë konformuar me botën dhe fryma e antikrishtit i kotrollon, i atrofizon, nga joshja dhe frika për të mos reaguar kundër gënjeshtrës, të pamoralshmes, perverses, antinjerëzores, skallavërisë dhe djallëzores globale, që përkrahen dhe duartrokiten nga shumica dhe ligjërohet dhe imponohet nga pushteti laik, përsëri gjthmonë do të dalin apologjetë dhe martirë të mëdhenjë që do të kundërshtojnë të keqen edhe kur ajo duket e pamposhtur nga fryma e vakët indiferente, madje apologjetët dhe martirët e kohëve të fundit do të jenë më të mëdhjenj se të parët duke plotësuar kështu numrin e martirëve të paranjohur nga Perëndia dhe të jenë ata kurora e martirëve për lavdi të Zotit, ashtu si tek Zbulesa na shkruhet: “Dhe kur hapi vulën e pestë, unë pashë nën altar shpirtrat e atyre që ishin therur për shkak të fjalës së Perëndisë dhe për shkak të dëshmisë që kishin; dhe ata thirrën me zë të madh duke thënë: ?Deri kur, o Zot, që je i Shenjtë dhe i Vërtetë, nuk gjykon dhe nuk merr hak për gjakun tonë nga ata që banojnë mbi dhe?.?Dhe secilit prej tyre ju dha një petk i bardhë dhe ju thanë që të preheshin edhe për pak kohë, deri sa të plotësohej numri edhe i bashkësherbëtoreve e tyre dhe i vëllezërve të tyre që duhet të vriteshin posi ata”.(Zbulesa 6; 9-11)
?Kujt fiton do t?i jap të ulet me mua mbi fronin tim, sikurse edhe unë fitova dhe u ula me Atin tim mbi fronin e tij.Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që u thotë Fryma kishave.?(Zbulesa 3; 21-22)/CNA.al
Aktori i njohur Robert Ndernika, i cili pritet të festojë së...
Festivali i 60 i Këngës është shoqëruar me kritika të forta ...
Apostull Pavli thotë: “Është një Zot i vetëm, një besim i ve...
Korça vijon të mbetet destinacion i preferuar për turistët.J...
Shkrimtari dhe përkthyesi Edmond Tupja është shprehur i shqe...
Ronela Hajati është shpallur fituese e Festivalit të 60-të K...
Surprizën që Vëllai i Madh i përgatiti Triksës të martën ajo...
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar Festivalin e Këngës në RT...
Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar nata finale e Festivalit ...
Më 1 janar 2022, në Wiener Musikverein do të zhvillohet Konc...
60-vjetor, pra gjashtë dekada histori e muzikës së lehtë shq...
Festivali i 60-të i Këngës në RTSH do të ngrejë sot siparin ...
U bënë pesë vite që kinematografisë shqiptare i mungon një n...
Është ndarë nga jeta ish-aktori rezident i Teatrit Kombëtar ...
Mitropoliti i Korçës, Pogradecit, Kolonjës, Devollit dhe Vos...
Satanizmi në shkrimet e vjetra daton shumë shekuj më parë. P...
Nga Miron ÇakoDanieli, i katërti nga “Profetët e Mëdhenj”, l...
Sea Soul Tirana, restoranti më i mirë në Tiranë, me një menu...
Aktorja e njohur e humorit, Marjana Kondi është nderuar nga ...
Data 6 dhjetor, dita e nderimit të Shën Nikollës, është një ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Dy punonjës të Ministrisë së Financave kanë rindërtuar sht...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka bërë një denoncim lidh...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Mbrëmjen e sotme u raportua në media se ka pasur të sh...
Disa të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë regji...
Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të kontrabandë...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur p...
Në Sfidën e Kodimit të organizuar nga Këshilli Britanik, p...
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të vijoj...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga k...
Presidenti Joe Biden tha se SHBA nuk kërkon konflikt me Ir...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të premten minimizuan rre...
Partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij dhe Evropa duhet t...
Vendet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britan...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Revista prestigjoze amerikane “Time” i ka dedikuar një art...
Sot, lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të ...
Sipas të dhënave nga Banka Botërore, emigrantët e viti...
Sot më 24 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folu...