Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka pritur ditën e sotme Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, dr. Rifat Latifi, në kuadër të forcimit të bashkëpumimit në fushën e shëndetit publik, të shkëmbimit të stafeve mjekësore dhe trajtimit të sëmundshmërisë, me synim rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor në të dy anët e kufirit.
Në fjalën e saj, Ministrja Manastirliu ka ndarë disa nga pikat e bashkëpunimit, të cilat kanë nisur të implementohen, por që kërkohet intensifikimi i tyre i mëtejshëm.
?Synojmë forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave të përbashkëta, përsa i përket dy Instituteve reciproke të Shëndetit Publik, të kontrolleve dhe inspektimeve në të dy anët e kufirit, për të garantuar që qytetarët, të cilët hyjnë në pikën kufitare, të jenë të gjithë të vaksinuar dhe të disponojnë ato masa të cilat janë të përcaktuara në rregulloret e të dy vendeve? tha Manastirliu.
Një tjetër pikë që Manastirliu e konsideroi me rëndësi gjatë bashkëbisedimit me homologun nga Kosova ishte bashkëpunimi në fushën e telemjekësisë.
?Besoj se edhe në kuadër të shkëmbimit të informacioneve, në kuadër të rritjes së marrëdhënieve përsa i përket eskperiencave që lidhen me kërkimin klinik, projekteve të përbashkëta, artikujve të përbashkët për raste specifike, të vështira, duam t?i tregojmë jo vetëm brenda nesh, por edhe jashtë kufinjve tanë. Do të duhet që t?i përdorim këto instrumenta digjitalë që kemi në dorë për të mundësuar më shumë afërsi me njëri-tjetrin, më shumë shpejtësi informacioni dhe sigurisht një kanal informacioni i cili të siguron që çdo gjë që transmetohet të jetë e ruajtur, siç duhet dhe nga ana tjetër e çertifikuar me të gjitha parametrat?, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se do të forcohet bashkëpunimi mes dy shërbimeve të Neurologjisë së dy vendeve, duke çelur kështu një erë të re të krijimit të qendrave të përbashkëta të ekselencës, këtej dhe andej kufirit.
?Do të doja që të ndaja me ju një tjetër iniciativë në kuadër të bashkëpunimit dypalësh që ne do ta marrim shumë shpejt së bashku, që është pikërisht bashkëpunimi mes dy Klinikave Universitare të Neurokirurgjisë, si qendra ekselencë, për shërbime të nivelit të lartë?, bëri me dije Manastirliu.
Një ndër pikat e diskutimit gjatë bashkëbisedimit mes dy ministrave të shëndetësisë së dy vendeve, ishte edhe krijimi i një instrumenti të ri, siç është auditimi klinik, që synon rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët, përmes kontrollit të cilësisë.
?Po ndërtojmë një instrument të rëndësishëm, instrumentin e auditimit klinik në Shqipëri. Ligji për shërbimet e kujdesit shëndetësor na përfshin në krijimin e këtij mekanizmi të ri të auditimit klinik. Ne jemi duke hapur një thirrje për profesionistët e shëndetësisë për të aplikuar, për t?u bërë auditues klinik dhe për të siguruar që protokollet mjekësore realizohen ashtu sikurse janë të miratuara dhe sigurisht me synimin e rritjes së cilësisë së shërbimit. Këtë thirrje publike ne do ta bëjmë gjithashtu edhe për Kosovën, për mjekët e Kosovës, pra shkon përtej kufijve duke ftuar edhe profesionistët në Kosovë, por gjithashtu edhe profesinistët në Tetovë të Maqedonisë së Veriut?, tha Manastirliu.
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Rifat Latifi në fjalën e tij e vuri theksin tek unifikimi i protokolleve të përbashkëta shëndetësore dhe që bashkëpunimi të jetë në shumë nivele.
?Bashkëpunimi mund të jetë në shumë nivele e një prej atyre është të kemi ligjet përkatëse përafrim ndaj BE, në fushën e Shëndetësisë; krijimin e qendrave ekselente klinike edhe shkencore, për të konkuruar për projekte të SHBA dhe BE bashkë; krijimi i një platforme të përbashkët për edukimin post-diplomik të mjekëve tanë. Edhe unë mendoj që na duhet një grup punues që mban dhe përcjell të gjithë këto pika?, tha Latifi.
Takimi mes dy delegacioneve të Ministrive të Shëndetësisë së Shqipërisë dhe Kosovës vjen në kuadër të implementimit të marrëveshjes së përbashkët mes dy vendeve, që synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.
Gjatë vizitës në Tiranë, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Rifat Latifi ka vizituar edhe Spitalin e Ri Pediatrik të QSUT-së si dhe Qendrën e Telemjekësisë, ku së bashku me Ministren Manastirliu theksuan nevojën e forcimit të shkëmbimit digjital, për të maksimalizuar burimet dhe për të rritur cilësinë e shërbimit mjekësor për qytetarët./ CNA.al
Gjermania e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve me r...
E perbere me 99% material te tretshem, kartat Eco Credins vi...
Në vitin 2021, Policia e Ekuadorit sekuestroi 210 tonë drogë...
Fushata elektorale e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, ...
Policia e Shtetit ka hedhur poshtë akuzat e sekretarit të sh...
Në protestën e 8 janarit, të shumtë ishin demokratët që u dh...
38% e të punësuarve në vend përfitojnë çdo muaj 30 mijë lekë...
Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një dokument, në të ci...
Komisioni Evropian po merr masa për të frenuar praktikën e s...
Policia Kufitare e Rinasit ka vënë në pranga një 51 vjeçar, ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Është ndarë nga jeta ish-kryebashkiaku socialist i Fierit, N...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nanon në 109 vjet...
Ambasada Amerikane vijon me mesazhet për politikën shqiptare...
Ish kryeministri Sali Berisha do të shkojë sot në Prokurorin...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar dy raste kur ka...
Sipas mësimit orthodhoks seksualiteti është i krijuar nga Pe...
Ka disa ditë që disa media (berishane) zbardhën dokumentat q...
Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendro...
Ish-Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata ka kë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...