Guardiola do Luka Modricin te Manchester City

11 Janar 2022, 08:50, Sport CNA
Guardiola do Luka Modricin te Manchester City

Mançester Siti po mendon të afrojë mesfushorin e Real Madrid Luka Modriç, kontrata e të cilit skadon këtë verë. Sipas mediave në Spanjë, kroati nuk pranon të rinovojë dhe Guardiola është i gatshëm ta afrojë atë në Angli.

Fituesi i Topit të artë në 2018, cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë. Në moshën 36-vjeçare, kroati është ende një nga pikat kyçe te Real Madrid, por duket se oferta e re nga Florentino Perez për të rinovuar, nuk e ka gëzuar Modriç.

Sipas El Nacional, Pep Guardiola është i gatshëm ta mirëpresë ?krahë hapur? kroatin në ?Etihad? dhe duket se është gati t?i ofrojë veteranit një ofertë interesante. Problemi kryesor i këtij transferimi është prioriteti kryesor që Modriç i ka vendosur vetes, të tërhiqet në ?Bernabeu?.

Lajmet e fundit nga