Tronditet Juventusi, Frederiko Kieza mbyll sezonin

10 Janar 2022, 12:32, Sport CNA
Tronditet Juventusi, Frederiko Kieza mbyll sezonin

Goditje e rëndë për Juventusin, teksa Federiko Kieza ka mbyllur sezonin. Këtë lajm e ka bërë vetë me dije klubi bardhezi me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj teksa ka njoftuar se pas ekzaminimeve të kryera ylli i ?Zonjës së Vjetër? ka dëmtuar gjurin e tij gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Romës.

Një goditje e rëndë për Juventusin dhe Alegrin që do të bëjnë pa sulmuesin për pjesën e mbetur të sezonit, teksa në ditën e ardhshme do t?i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në 14 ndeshje gjatë këtij sezoni me Juventusin në Serinë A, 24-vjeçari është aktivizuar në 14 ndeshje nga ku ka mundur të shënojë 2 gola dhe të dhurojë 2 asist.

Lajmet e fundit nga