web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikthehet në fushë pas 5 muajsh, fotot e Arda Turan bëhen virale në internet

9 Janar 2022, 16:20, Sport CNA

Arda Turan është rikthyer në fushën e lojës pas 5 muajsh larg saj. Mesfushori turk pësoi një dëmtim të rëndë në gju që e detyroi 34-vjeçarin të qëndronte 5 muaj larg fushës së gjelbërt.

Mesfushori u fut sot në fushë në minutën e 61-të, ku Galatasaray humbi kundër Giresunspor me rezultatin 0-1.

Ajo që mori vëmendjen e tifozëve ishte ndryshimi fizik i Turan, i cili dukej totalisht jashtë forme, teksa dukej qartë se kishte shtuar disa kilogramë.

Fotot e mesfushorit turk janë bërë virale në internet, ku tifozët e skuadrës së Galatasarayt nuk i kanë kursyer edhe kritikat ndaj tij.





Lajmet e fundit nga