Mundi Skënderbeun në miqësore, Shkëmbi: Tani do shihni një tjetër Dinamo

10 Janar 2022, 07:30, Sport CNA
Mundi Skënderbeun në miqësore, Shkëmbi: Tani do shihni

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e ekipit në testin ndaj Skënderbeut, që ishte si provë para ndeshjes së javës së 16-të të Superiores kundër Kukësit.

?Edhe pse kemi ende disa probleme të vogla, jemi stërvitur mirë këto ditë. Hodhëm në fushë një formacion miks ndaj Skënderbeut, me disa lojtarë të rinj, për të cilët shpresoj t?u japim më shumë minuta gjatë kampionatit.

Jam i kënaqur me gjendjen e disa futbollistëve që kishim disa pikëpyetje. Në këtë moment shpresojmë që të jetë grupi i plotë sa më shpejt.

Presim të afrohet edhe ndonjë lojtar, në mënyrë që të bëjmë një figurë tjetër nga ajo që kemi treguar deri më tani. Duhet të kthejmë patjetër imazhin e duhur për Dinamon?, deklaroi numri një i pankinës blu.

Lajmet e fundit nga