Bayerni përgatitet për një “mega transfer”, gati të zbarkojë Erling Haland

11 Janar 2022, 08:17, Sport CNA
Bayerni përgatitet për një “mega transfer”, gati

Në Mynih janë rikthyer sërish zërat për Erling Halandin. Ishte ish-drejtori sportiv i skuadrës së Bajernit, Mikael Reshke, ai që lëshoi bombën për sulmuesin norvegjez. Në një lidhje direkte për ?Bild?, Reshke tha se kampionët në fuqi janë duke kursyer para për të bërë një superblerje në merkaton e verës.

?Gjërat duken në plan të parë sikur janë të qeta, por e vërteta është ndryshe, sa herë ka heshtje vjen një goditje e madhe. Tifozët bavarez duhet të durojnë dhe pak pasi në verë në skuadër do të afrohet një lojtar i madh. Një ?mega transfer!?

Sigurisht që Reshke nuk përmendi emra, por të gjithë e dinë se për kë bëhet fjalë. Është pikërisht Erling Haland i zgjedhuri i drejtuesve bavarez për të ardhmen. Në garë për Halandin janë edhe Mançester Siti me Real Madridin.

?Kur bëhet fjalë për një transferim të tillë nuk mund të mendojmë për lojtarë si Rafinja apo Virc?, vazhdoi Reshke.

?Sigurisht që rroga e tij është e madhe dhe për një klub të pasur siç është Bajerni, por po flasim për një sulmues që garanton minimumi 20 gola në sezon. Nuk mendoj që Reali do të ketë mundësi për të transferuar Halandin dhe Mbapenë njëkohësisht, kjo është e pamundur financiarisht nga spanjollët dhe nga të gjitha klubet e tjera?.

Lajmet e fundit nga