web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Blloku i ri i pallateve në Laç/ Rama: Nuk i ndërtojmë dot të gjitha, i mban peng gjyqtari

30 Dhjetor 2021, 16:20, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka  qenë pasditen e sotme në Laç, ku ka inaguruar bllokun e ri të pallateve që u rindërtuan pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019.

Nga aty, Rama nuk ka nguruar të shigjetojë edhe gjykatësin duke deklaruar se nuk mund të ndërtojë më shumë pallate, pasi dosjet po mbahen peng.

?Kur filluan punimet këtu janë bërë 6 muaj punë për atë që është nëntokë. Ne na është dashur të përballemi me te gjitha hallet e problemet si shtet me të cilat përballet çdo familje shqiptare. Sot që flasim akoma në Laç nuk po arrijmë dot t?i fillojmë të gjitha pallatet. E dini pse? Se ka dale një gjykatës atje dhe i ka dhënë sigurim padije njerit që rri atje, ka marrë gjithë lagjen peng, se ka një dyqan atje, që i duhet ta lëshojë dhe të ndërtohet e gjitha nga e para dhe ta marrë peng, por jo nuk pranon ai. E mban peng. Në Krujë lart, e dini që kjo lagje këtu do bëhet mollë sherri mes Krujës dhe Fushë-Krujës se e keni pak ju kët kush është më nalt e kush më poshtë. Ata në Krujë do thonë u bënë këta të futen në shtëpi e ne të presim akoma. Në fakt ashtu ndodh sepse duhet të sistemohen pronat?, tha Rama./E.K-CNA.al

 





Lajmet e fundit nga