Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Situata e rëndë sociale e familjeve, detyron disa nga fëmijët në Kosovë të dalin të shesin, apo të kërkojnë lëmoshë rrugëve. Në Prishtinë, kjo mund të vërehet në disa lagje.
Në çdo stinë, ata zakonisht kërkojnë para ose shesin gjëra të vogla ushqimore. Disa prej tyre qëndrojnë afër semaforëve dhe u afrohen makinave për t?i pastruar dritaret dhe për të kërkuar lëmoshë.
Sipas Policisë së Kosovës, këta fëmijë qëndrojnë në kushte të papranueshme fizike, sociale, psikologjike, nuk shkojnë në shkollë dhe shpeshherë janë subjekt i formave të ndryshme të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit.
Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Policia e Kosovës ka identifikuar rreth 200 persona kërkues lëmoshe. Kurse, në muajin korrik nga data 12 deri më 16, gjatë një plani operativ të Policisë së Kosovës, janë identifikuar 66 lëmoshëkërkues. Prej tyre 42 fëmijë dhe 24 të rritur – 45 ka qenë numri i fëmijëve nga Shqipëria, ndërsa 21 i atyre nga Kosova.
Vitin e kaluar, sipas të dhënave, janë evidentuar 236 persona, kurse vitin 2019 ky numër ishte 232 persona. Autoritetet përgjegjëse pranojnë se është vështirë përcaktimi i numrit të saktë të kësaj kategorie.
Përfaqësues të organizatave joqeveritare konsiderojnë se numri është dukshëm më i madh. Klevis Vajqari nga Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve, KOMF, thotë se shifrat janë alarmante.
Organizatat joqeveritare, anëtare të KOMF-it, për pak ditë, thotë ajo, kanë identifikuar më shumë se 100 fëmijë vetëm në komunën e Prishtinës dhe Prizrenit.
?Investimi i Qeverisë dhe institucioneve është minimal, mos të themi zero. Duhet të investohet më shumë për të ndërmarrë më shumë masa për t?i hequr nga rruga këta fëmijë?, thotë ajo.
Vajqari thotë se institucionet shtetërore duhet të krijojnë mekanizma për të identifikuar, mbrojtur dhe ofruar shërbime sociale për këta fëmijë.
?Përveç në rastet kur ka aksione policore, nuk bëhet identifikim dhe nuk futen në sistem të fëmijëve që punojnë në forma të ndryshme në rrugë. Nuk bëhet identifikim për shkak se shërbimet mungojnë?, thekson ajo.
Qendra për Punë Sociale ka ofruar shërbime për këta fëmijë, siç janë shërbimet shëndetësore, mbështetje për inkuadrim në shkollim, përmes orëve plotësuese dhe shkollim të rregullt.
Blerina Thaçi, zyrtare për mbrojtje të fëmijëve dhe riintegrim në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, thotë se në disa raste janë marrë masa për largimin e këtyre fëmijëve nga rruga duke bashkëpunuar me Qendrat për Punë Sociale në dhënien e shërbimeve të nevojshme.
Angazhim më të shtuar karshi këtij problemi kërkon edhe Egzona Gashi nga organizata ?Terre des Hommes?. Sipas saj, fëmijët në situatë rruge vazhdojnë të mbesin shqetësim i pazgjidhur ndër vite.
?Dhe mbesin grupi më i rrezikuar, pasi ndikon në sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Madje, në shumë raste braktisin procesin mësimor?, thotë Gashi.
Institucioni i Avokatit të Popullit, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, thotë se ?institucionet e Kosovës do të duhej të bënin më shumë për ta parandaluar, trajtuar dhe adresuar në mënyrë adekuate çështjen e fëmijëve në situatë rruge, meqë gjatë viteve ky fenomen nuk ka pësuar rënie?.
Avokati i Popullit vitin e kaluar ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që me rastin e miratimit të pakove mbështetëse, të përfshijnë masa specifike për t?i mbështetur fëmijët në situatë rruge. Megjithatë, Avokati i Popullit thotë se kjo kërkesë nuk është përmbushur.
Në kuadër të pakos janë ndarë shtesa, nga 10 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe nga 20 euro për fëmijët nga 0 deri në 24 muaj. Kjo përjshton fëmijët e moshës 16-18 vje? dhe i prioritizon fëmijët më të vegjël në moshë.
Edhe pse kjo mund të shihet si një ndihmë e vogël, nga e cila mund të përfitojnë edhe fëmijët në situatë rruge mirëpo duke marrë parasysh kufizimet në moshë, është vështirë për t?u vlerësuar se sa mund të përfitojë ky grup i fëmijëve nga shtesa.
Në Kosovë nga viti 2020 ekziston Ligji për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Ky ligj mbron fëmijët nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës./rel
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për sot do të n...
Me vranësira të dendura mbizotërojnë kushtet e motit në rajo...
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndruesh...
Kompania “Airly” dhe stacionet e monitorimit të ambientit ka...
Pandemia dhe rritja e çmimeve ka bërë që numri i familjeve q...
Mbetemi edhe ditën e martë në ndikimin e motit të thatë por ...
Sipas MeteoAlb, vijon ndikimi i masave ajrore të ftohta por ...
Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë deri në mesd...
Ish-sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani deklaroi se...
Edhe dita e enjte mbetet në ndikimin e të ftohtit siberian, ...
Masat ajrore me origjinë nga verilindja e Europës do të dikt...
Vijon ndikimi i të ftohtit siberian mbi vendin tonë, duke bë...
Nëse keni plan të udhëtoni drejt Dardhës, bora që ka mbuluar...
Qarkullimi i masave ajrore siberiane ka sjellë përmirësim të...
Depërtimi i masave ajrore të ftohta por të qëndrueshme nga E...
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2021, sipas I...
Instituti i gjeoshkencave paralajmëron vërshime të lumenjve...
Sipas MeteoAlb, mbetet edhe dita e diel gjatë paradites në n...
Instituti hidro-meterologjik, njofton se për shkak të kushte...
Mesdita dhe orët vijuese do të sjellin sërish një sistem të ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...