LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mesdita sjell reshje shiu në të gjithë vendin/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

9 Dhjetor 2021, 06:47, Sociale CNA
Mesdita sjell reshje shiu në të gjithë vendin/ Parashikimi i

Mesdita dhe orët vijuese do të sjellin sërish një sistem të fuqishëm me vranësira, i cili do të gjenerojë reshje mesatare dhe intensive në të gjithë vendin. Në zonat përgjatë shtrirjes lindore do kenë reshje dëbore.

Këto kushte atmosferike mbeten gjatë natës deri mëngjesin pasardhës.

Sipas MeteoAlb,temperaturat e ajrit rriten në mëngjes duke shënuar -1°C në verilindje po ashtu rritje sjellin edhe orët e mesditës duke ngjitur maksimumin në 15°C.

Era do të fryjë mesatare deri e forte me shpejtësi 75 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 6 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga