
Mbi 15 mijë raste me grip stinor në vetëm dy muaj
Brenda dy muajve, mbi 15 mijë persona janë prekur nga gripi ...
Rusia tha të premten se po kërkon garanci ligjore, e të detyrueshme, që NATO të heqë dorë nga çdo aktivitet ushtarak në Evropën Lindore dhe Ukrainë, pjesë e një liste kërkesash mbi çështje të sigurisë që dëshiron t?i negociojë me Perëndimin.
Kërkesat e Moskës përmbajnë elementë, të tillë si një veto ruse për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, kërkesë që Perëndimi tashmë e ka përjashtuar si mundësi.
Të tjerat do të nënkuptonin heqjen e armëve bërthamore të SHBA-së nga Evropa dhe tërheqjen e batalioneve shumëkombëshe të NATO-s nga Polonia si dhe nga shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, që dikur ishin nën ish-Bashkimin Sovjetik.
Zyrtari tha se Uashingtoni do t?i përgjigjet Moskës javën e ardhshme me propozime më konkrete mbi formatin e çdo bisedimi.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Shtetet e Bashkuara i kanë parë propozimet e Rusisë dhe se Uashingtoni po bisedon me aleatët dhe partnerët e saj evropianë mbi këtë çështje.
Të enjten Rusia tha se ishte gati të dërgonte një negociator të qeverisë ?në çdo moment? për të nisur bisedimet me Shtetet e Bashkuara lidhur me garancitë që ajo kërkon.
Por zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se ?Nuk do të ketë bisedime që lidhen me sigurinë evropiane, pa aleatët dhe partnerët evropianë?.
?Rusia nuk është anëtare e NATO-s dhe nuk vendos për çështjet që lidhen me NATO-n?, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Lukasz Jasina.
Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se Kievi kishte një ?të drejtë, ekskluzive e sovrane? për të orientuar politikat e tij të jashtme dhe se vetëm Ukraina dhe NATO, mund të përcaktojnë marrëdhëniet mes tyre, dhe çështjen e anëtarësimit.
Kievi i kërkoi Moskës që të riangazhohej në një proces paqeje në Ukrainën lindore, ku rreth 15,000 persona janë vrarë në një konflikt shtatë-vjeçar mes trupave të qeverisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.
Publikimi të premtes i projektmarrëveshjes të propozuar nga Rusia vjen mes të tensioneve në rritje për një shtim të numrit të trupave ruse pranë Ukrainës, gjë që ka ngjallur frikën e një sulmi të mundshëm rus.
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se marrëdhëniet e Rusisë me SHBA-në dhe aleatët e saj në NATO, kanë arritur në një ?pikë të rrezikshme?. Ai vuri në dukje se dislokimet dhe stërvitjet e aleancës pranë Rusisë janë një kërcënim ?i papranueshme? për sigurinë e saj.
Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara thonë se Rusia ka dislokuar më shumë se 90,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën dhe se mund të jetë gati për ta sulmuar atë, gjë që Moska e ka hedhur poshtë.
Zonja Psaki tha se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar me Rusinë prej dekadash dhe nuk e shohin asnjë arsye se pse mos vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë, në funksion të garantimit të stabilitetit. Por ajo përsëriti se një gjë e tillë do të bëhet në partneritet me aleatët evropianë.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të enjten se presidentët Vladimir Putin dhe Joe Biden, të cilët zhvilluan një bisedë virtuale dyorëshe më 7 dhjetor, mund të bisedojnë sërish përpara vitit të ri, megjithatë ai tha se kjo gjë nuk është vendosur ende./VOA
Brenda dy muajve, mbi 15 mijë persona janë prekur nga gripi ...
Mbretëria e Bashkuar duhet të futet në izolim përpara Krisht...
Më shumë se 30 persona dyshohet se kanë vdekur dhe dhjetra t...
Prof. Lockdown Neil Ferguson, një mjek i shquar Britanik pa...
Varianti Omicron po “përhapet me një shpejtësi të frikshme” ...
Ish-kryeministri sllovak, Robert Fico u arrestua ditën e dje...
Pas Francës edhe Izraeli vendosi të ndalojnë ndaj udhëtimeve...
Këshilltarja e pavarur e Senatit, e cila intepreton procedur...
Policia ka arrestuar ish-kryeministrin e Sllovakisë Robert F...
Rregullatori shëndetësor i Brazilit miratoi të enjten vaksin...
Qytetarët e Kosovës, nga janari i vitit të ardhshëm, mund të...
Ka ndërruar jëtë Lumnie Kajtazi-Hyseni, ish-deputete e Lidhj...
Danimarka po planifikon të marrë me qira qeli burgu në Kosov...
Aleanca e Vaksinave thotë se vendet e pasura po japin shenja...
Sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz, samiti i BE-së do t’i ...
Sipas shifrave të Universitetit John Hopkins, Shtetet e Bash...
Në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbajtur konferenca m...
Ministria e shëndetësisë në Greqi ka marë një vendim të ri p...
Një nga emrat më të përfolur në Maqedoni të Veriut, Jordan O...
Derisa autoritetet në Kosovë paralajmërojnë rritje të çmimit...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar problematikën e p...
Një pensionist nga Vlora ka rënë pre e një mashtrimi n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar...
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emi...
Gledis Nano mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakrkuar nga d...
Astrit Halilaj, prokurori i Lezhës, do të përballet ne...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, po hetohet ng...
Shpallet në kërkim punonjësi i policisë N/komisar me i...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier në vendin e qua...
Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në...
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor, Tamarë-Vermos...
Edhe për ditën e nesërme, vendi do të mbetet në ndikim...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesat...
Pastori Akil Pano thotë se është pro jetës, duke iu re...
Fatmir Vejsiu, specialist arsimi ka folur për probleme...
Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy emigrantë...
Të mërkurën inteligjenca ukrainase bëri të ditur se 14...
Kushërira e Vladimir Putinit dhe njeriu i dytë më i pa...
Personel ndihmës i huaj, veçanërisht punonjës nga Turq...
Kujtohet themeluesi i arkeologjisë dhe muzeologjisë s...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Dollari amerikan ka pësuar rritje në tregun valutor. ...
Në Shqipëri, korrupsioni cilësohet nga qytetarët si kë...
Më shumë se gjysma e shumës së planifikuar për luftimin e ...
Në tregun valutor, dollari amerikan ka pësuar një ulje...