"E ka fituar dhe një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e Arubës"/ Këlliçi: Të anulohet procedura për Milot–Balldren
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Brenda dy muajve, mbi 15 mijë persona janë prekur nga gripi stinor në Kosovë.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), dërguar Radios Evropa e Lirë më 17 dhjetor, nga 15,786 raste me grip, 2,498 janë cilësuar si infeksione respiratore akute dhe 69 me infeksion të rëndë respirator akut.
Gripi stinor është një infeksion akut viral, i cili përcillet direkt nga një person i sëmurë te tjetri përmes stërpikave gjatë kollitjes ose teshtitjes.
Sipas zyrtarëve të IKSHPK-së, gripi stinor nuk e ka arritur ende pragun epidemik, porse vërehet intensitet i shtuar i rasteve.
Numri më i madh i personave të prekur u takon moshave 15 deri në 29 vjeç, pasuar nga fëmijët e moshës 5 deri në 14 vjeç.
Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve, pastaj Fushë Kosova, Podujeva e Lipjani.
Florije Hyseni-Morina, mjeke familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, thotë se numri i pacientëve me simptoma të gripit stinor, është rritur brenda një periudhe të shkurtër.
?Totali i numrit të pacientëve – i shprehur në përqindje – është rritur gjatë dy javëve të fundit për 50 për qind më shumë sesa në fazën kur nuk kemi pasur grip stinor?, thotë Hyseni-Mornia, duke shtuar se pacientët janë kryesisht të rinj.
Sipas saj, simptomat e gripit stinor janë: temperatura, rrjedhja e hundëve, dhembja e fytit, kollitja e të tjera.
Hyseni-Morina rekomandon që pacientët të ushqehen shëndetshëm, duke përdorur më shumë vitamina dhe duke bërë aktivitet fizik.
Infektologu Hamdi Ramadani thotë se ky grip mund të jetë edhe kërcënues për jetën, sidomos te personat me sëmundje kronike.
Ai thotë se këta persona duhet ta marrin vaksinën kundër gripit stinor.
?Janë paraqitur shumë raste në nivel vendi me grip sezonal. Kjo është e pritshme në muajt dhjetor, janar dhe shkurt. Një numër i caktuar i qytetarëve është dashur të marrin vaksinën kundër gripit, e cila është dashur të jepet në tetor e nëntor?, thotë Ramadani për Radion Evropa e Lirë.
Edhe zyrtarët shëndetësorë të IKSHPK-së rekomandojnë vaksinimin kundër gripit stinor për të gjithë personat e moshuar, ata me sëmundje kronike dhe ata me imunitet të dobësuar
Vaksinimi kundër gripit stinor në Kosovë ka nisur që nga muaji tetor.
Sipas IKSHPK-së, efekti i vaksinës fillon një deri në dy javë pas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit pas vaksinimit.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës thotë se janë siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit stinor dhe u bën thirrje qytetarëve, sidomos atyre në moshë dhe atyre me sëmundje kronike, që të vaksinohen.
IKSHPK-ja jep disa rekomandime për mbrojtjen nga ky grip, të cilat përfshijnë bartjen e maskës, ruajtjen e distancës me personat e tjerë, si dhe reduktimin e vizitave te familjarët e hospitalizuar nëpër spitale dhe klinika të ndryshme.
IKSHPK-ja po ashtu sugjeron që në rast të shenjave të gripit, të mos shkohet në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz.
Infektologu Ramadani thotë se gripi stinor i ka simptomat pothuajse të njëjta me koronavirusin, që shkakton sëmundjen COVID-19.
Për dallim nga situata me gripin stinor, ajo me koronavirus është më e qetë në Kosovë.
Aktualisht janë pak mbi 300 raste aktive me koronavirus.
Mbretëria e Bashkuar duhet të futet në izolim përpara Krisht...
Më shumë se 30 persona dyshohet se kanë vdekur dhe dhjetra t...
Prof. Lockdown Neil Ferguson, një mjek i shquar Britanik pa...
Varianti Omicron po “përhapet me një shpejtësi të frikshme” ...
Ish-kryeministri sllovak, Robert Fico u arrestua ditën e dje...
Pas Francës edhe Izraeli vendosi të ndalojnë ndaj udhëtimeve...
Këshilltarja e pavarur e Senatit, e cila intepreton procedur...
Policia ka arrestuar ish-kryeministrin e Sllovakisë Robert F...
Rregullatori shëndetësor i Brazilit miratoi të enjten vaksin...
Qytetarët e Kosovës, nga janari i vitit të ardhshëm, mund të...
Ka ndërruar jëtë Lumnie Kajtazi-Hyseni, ish-deputete e Lidhj...
Danimarka po planifikon të marrë me qira qeli burgu në Kosov...
Aleanca e Vaksinave thotë se vendet e pasura po japin shenja...
Sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz, samiti i BE-së do t’i ...
Sipas shifrave të Universitetit John Hopkins, Shtetet e Bash...
Në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbajtur konferenca m...
Ministria e shëndetësisë në Greqi ka marë një vendim të ri p...
Një nga emrat më të përfolur në Maqedoni të Veriut, Jordan O...
Derisa autoritetet në Kosovë paralajmërojnë rritje të çmimit...
Pas kërcënimeve dhe zbulimit të planeve për vrasjen e kryemi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...