LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentuan të futeshin në rafineri/ Procedohen penalisht naftëtarët e Ballshit

1 Dhjetor 2021, 08:24, Kronika CNA
Tentuan të futeshin në rafineri/ Procedohen penalisht

Policia në Mallakastër ka proceduar penalisht naftëtarët e Ballshit, të cilët tentuan të futeshin në rafineri.

Uniformat blu bëjnë të ditur se shtetasit G. M., 60 vjeç; N. L., 58 vjeç; B. H., 54 vjeç; J. H., 54 vjeç; K. J., 46 vjeç; R. H., 53 vjeç; L. H., 54 vjeç; A. I., 48 vjeç dhe A. N., 56 vjeç janë proceduar penalisht për veprat penale ?Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme?, ?Prishja e qetësisë publike? dhe ?Shkatërrimi i pronës?.

Kujtojmë këtu se me 30 nëntor,naftëtarët e Ballshit që dolën në protestë u shoqëruan nga uniformat blu. Ata u morën në pyetje për tubimet e zhvilluara përgjatë ditëve të fundit.

Naftëtarët prishën derën e rafinerisë në momentin kur tentuan të kalonin përmes saj duke kundërshtuar shërbimet e ruajtjes së këtij subjekti. Sipas naftëtarëve një kompani private ka nisur punë në uzinë. Ata kishin paralajmëruar se do hynin brenda, por dy furgonë policie u futën në rafineri për t?i ndaluar.

Tensione në Ballsh/ Naftëtarët përplasen me policinë

Lajmet e fundit nga