LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pjesë e hetimit/ Cili ishte roli i Belës në atentatin e Erigers Mihasit

30 Nëntor 2021, 21:35, Kronika CNA
Pjesë e hetimit/ Cili ishte roli i Belës në atentatin e Erigers

Një 20-vjeçare nga Lushnja, studente e arkitekturës është thirrur nga prokuroria si pjesë e hetimit për vrasjen e Erigers Mihasit mbrëmjën e 13 tetorit në kryeqytet.

Në emisionin ?Opinion?, ndërsa është diskutuar pikërisht roli i vajzave të ndryshme në botën e krimit, gazetarët e pranishëm thanë se në rastin e Belës është ende i paqartë roli i saj.

?Shumë të dhëna i çuan prokurorët të besonin që ishte informatore pasi atentatorët nuk qëlluan në momentin që në makinë ishte vajza. Në atentatin e Erigers Mihasit janë përdorur edhe dy automjete të tjera dhe dy motorrë që janë përdorur si stafetë?, u shpreh gazetari Spartak Koka.

Ndërkohë, gazetarja Etleva Delia tha se vajza nuk rezulton të ketë qenë në dijeni të ndjekjes. ?Vajza në fjalë nuk rezulton që të ketë qenë e vetëdijshme. Është përdorur nga autorët si person më i lehtë për t?u ndjekur se sa vetë preja?, tha gazetarja.

?Ajo është pjesë e hetimit, ka dhënë dëklarime, por deri në këto momente nuk mund të flasim për një rol aktiv të saj në këtë ngjarje?, tha gazetari Armand Bajramaj.

Lajmet e fundit nga