Connect with Us

Plehra kimike kineze për shqiptarët/ Kush ia “kyçi” gojën SPAK?

Denoncim

Plehra kimike kineze për shqiptarët/ Kush ia “kyçi” gojën SPAK?

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Në tetë vite qeverisje, Rilindja është shoqëruar nga jo pak skandale, bëma dhe gjëma të cilat janë denoncuar nga CNA.al me prova, fakte dhe dokumente.

Një ndër skandalet, e cila ka të bëjë direkt me shëndetin e qytetarëve shqiptarë është ai i pesticideve kineze.

Bëhet fjalë për një skandal të ndodhur në vitin 2018, ku sasi të mëdha pesticidesh që përdoren në bujqësi, janë sjellë nga Kina në Shqipëri, dhe besohet se tashmë janë konsumuar nga konsumatorët shqiptarë.

CNA.al në disa shkrime investigative, ka denoncuar skandalin në fjalë, ku dyshohet se janë përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë së Rilindjes.

Nëpërmjet dokumenteve zyrtare, CNA.al tregoi sesi në vendin tonë kanë hyrë më mijëra kuti me pesticide kineze, të pacertifikuara nga Bashkimi Europian, të cilat ndaloheshen nga ligji. Por, si “mjeshtra” që janë, janë justifikuar me pretendimin se shoqëria kineze që eksportonte pesticidet, është degë e një shoqërie spanjolle, gjë e cila nuk është provuar kurrë.

CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive se sasi pecticidesh të ndaluara janë ngarkuar në Kinë, më pas nga Shanghai kanë mbërritur në Durrës. (Lexo këtu)

Të gjitha porositë e nisura nga AGRO-ZANI shpk, me adresë në Berat.

Ndërsa, një sasi tjetër, rezulton të jetë porosi e kompanisë “Shegaj-Agr shpk”, e cila administrohet nga Adriatik Hadëri. Kjo shoqëri në 14.03, 2018 ka deklaruar zhdoganim për pesticide, të cilat përdoren në bujqësi, ku thuhet qartë se kompania eksportuese është një kompani kineze.

Ky shtetas ka deklaruar se shoqëria eksportuese kineze, është filial i kompanisë “MAC-GmbH, me adresë në Gjermani. (Lexo këtu)

Po ashtu, sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA.al, mësohet se gjithçka ka shkuar drejt Prokurorisë së Durrësit, për t’u hetuar si një skandal dhe gjithashtu ka pasur edhe një informacion të plotë, dhënë nga Drejtoria e Hetimit, në dogana.

LEXO EDHE:  SPAK mblidhet sot për kreun e BKH/ Vetëm një nga katër kandidatët ka kaluar Vettingun

Gjithashtu, CNA.al ka mësuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka nisur një kontroll tek doganat, në lidhje me skandalin në fjalë.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se një grup inspektorësh të KLSH-së, kanë filluar kontrollet. (Lexo këtu)

Drejtësia bëhet palë në skandal?

Por, përtej zyrtarëve të politikës, të cilët dyshohet se janë përfshirë në skandal, qëndron drejtësia.

cna lajm aktualitetProkuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK, është një ndër institucionet e reja të dala nga Reforma në Drejtësi, e trumbetuar fort edhe nga faktori ndërkombëtar. SPAK, është parë si shpresa për shqiptarët që më në fund të vijë drejtësia e munguar dhe se korrupsioni në radhët e politikës dhe zyrtarëve të lartë, më në fund do të marrë ndëshkimin e merituar.

Por, SPAK ka heshtur përballë provave të publikuara nga CNA.al. Drejtësia ka “kyçur” gojën pwrballë skandalit, që prek direkt shëndetin e qytetarëve shqiptare. 

Fakti është fakt. Dhe e vërteta është se pesticidet e sjella nga një kompani kineze, futur në Shqipëri direkt nga Kina, nuk kanë marrë çertifikimin e standartit të Bashkimit Europian. Dhe megjithëse një akt i tillë ndalohet rreptësisht nga ligji, pasi në Shqipëri nuk mund të hyjë asnjë pesticide apo plehra kimike nga vende jashtë BE-së, krimi mesa duket ka ndodhur.

Dhe SPAK është përballë provës. SPAK tashmë duhet të tregojë nëse ka sy të shohë e veshë të dëgjojë./CNA.al

Skandali me pesticidet kineze/ Provat, këmbanë alarmi për SPAK

Ekskluzive-Skandali, plehra kimike kineze për shqiptarët

Skandali me pesticidet kineze/ SPAK-ut, i lidhin duart zyrtarët e lartë të politikës?

Erion Braçe ose “fenomeni mushkonja”/ Pesticidet e munguara dhe bankomati i sahatëve

Doganat fshehin skandalin me pesticidet kineze/ Jeta e qytetarëve në rrezik nga zyrtarë të lartë të politikës

Pesticide kineze për shqiptarët/ KLSH fillon kontrollin tek doganat

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

“Më ka bërë presion drejtori”/ Skenari për heqjen nga puna të nëninspektorit në burgun e Fushë-Krujës

Publikuar

-

Nga

Azem Rexhepi, është denoncuesi i radhës që ka trokitur në dyert e emisionit “Stop” në Tv Klan. Këtë mbrëmje në “Stop” është publikuar rasti i Rexhepit, i cili prej 10 vitesh ka punuar si gardian në burgun e Fushë-Krujës.

Historia ka nisur në 9 Prill 2021, ku me anë të një vendimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Azem Rexhepi shkarkohet nga puna, si nëninspektor i këtij burgu, me motivacionin “Për shkelje shumë të rënda të rregullave të shërbimit”.

Skenari dyshohet se është sajuar nga Drejtoria e Burgut të Fushë-Krujës, bëri që ndaj këtij punonjësi, gjatë kryerjes së shërbimit t’i bëhej një kontroll fizik sepse dyshohej se ai i kishte marrë një mjet të ndaluar një punonjësi tjetër.

Nga kontrolli nuk u gjet asgjë. Por masat nuk u ndalën. Azem Rexhepin e akuzuan, se kishte kanosur fizikisht specialistin e policisë, Myrteza Mehmetaj, kur ai së bashku me grupin e kontrollit kryen procedurat përkatëse.

Kam 10 vite punë, jam larguar nga puna me motivacion për marrje dhe dhënie të sendeve të paligjshme. Por është mohuar dhe vërtetuar nga pamjet filmike se nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Në momenti ne mbarimit të kontrolli, më është bërë me dije se do të kontrollohem fizikisht, pasi kishin thënë se unë u kisha marrë disa sende. Më kanë kontrolluar në ambientet e burgut në prezencë të të burgosurve.

Unë e kam parë këtë si një mënyrë degjenerimi, kam kërkuar 2 raporte shërbimi me insistim. Por më janë mohuar këto dy raporte, por unë sërish kam kërkuar sërish raportet. Ata kanë sajuar se unë kam goditur një punonjës të policisë. Operatorët e kamerave e mohojnë se kanë bërë raporte shërbimi kundër meje. Unë kam kërkuar pamjet filmike, por këto më janë mohuar”, është ky rrëfimi i 30-vjeçarit.

Por historia nuk mbaron këtu, pasi Rexhepi tregon se ka komunikuar me punonjësit e policisë, që akuzohet se e ka goditur dhe ai i ka thënë se gjithçka ka qenë një kurth dhe ishte bërë plani që ai të hiqej nga puna.



Ai ka regjistruar dhe bisedën që ka zhvilluar me të, ku zbulohet i gjithë skenari për heqjen e Rexhepit nga puna. Specialisti i policisë së burgut, Myrteza Mehmetaj, shprehet, se i është bërë presion dhe është detyruar të deklarojë, se është ndjerë i kërcënuar dhe i kanosur nga punonjësi Azem Rexhepi.

Rrëfimi i plotë i specialistit të policisë: Këta kanë dashur të më fusin mua në valle, gjasme ti më ke kërcënuar mua. Drejtori më ka bërë presion atë natë duke thënë “Të ka kërcënuar, të ka kërcënuar!” Nikolini (Shefi i Policisë së Burgut) tha: “E ka mbushur kupën me kohë! Shyqyr, që i erdhi momenti”.

Ta tregon shoku. Që atë natë e zunë fillin, për të ta futur. Pyetja “Ka kundërshtuar kontrollin  Azem Rexhepi?” “Absolutisht, nuk e ka kundërshtuar fare!”. Te SHKB-ja i kam rënë shkurt “Azemi nuk e ka kundërshtuar kontrollin, ama ka qenë i mërzitur për pjesën, që po i bëhet kontroll”. “Të ka fyer Azem Rexhepi?” “Absolutisht jo!” “Si e njeh ti Azem Rexhepin në punë, si punonjës policie?” “Për aq kohë sa e njoh unë, e njoh për korrekt.”

Drejtori i Përgjithshëm, Zambaku, këshilltari, Nikolini,… edhe Bledi i SHKB. Hyra unë për të treguar, kur filloi prapë. Pashë unë, që kishte tendencë për të nxjerrë llaf tek unë, gjasme ti më ke kërcënuar dhe për të të groposur…, unë i thashë: O drejtor që ta kuptojmë, Azem Rexhepi nuk ka patur gjë me mua. Nuk ka qenë debati me mua. Thjesht, ai ka reaguar në këtë mënyrë, por duke më kërkuar raporte shërbimi, nuk ka patur gjë me mua. Insistoi, po ma përsëriste. Unë, në një moment, u ktheva, pashë Bledin, se ishte duke më bërë presion… Kur e kuptoi edhe drejtori, që nuk… “Çohu, të ikim te zyra e Qazimit”.

Edhe u cunam, ikëm te zyra  e Qazimit (Drejtorit të Burgut të Fushë Krujës) për të bërë këtë raportin. Një moment shkruajti aty: “Jemi kacafytur”. I them: O drejtor, çfarë është kjo kacafytur? Tha: “Po ti je kacafytur me të.” I thashë: “Po unë nuk kam bërë sherr me të. Unë nuk mund t’i bie tjetrit në qafë, kur nuk kam debat me të, nuk kam lidhje. Unë them, që nuk jam i kërcënuar, tani, nuk kanë patur si të të fusin, përdorin pamjet e mia, por pa dëshminë time.

Emisioni “Stop” ka shkuar në burgun e Fushë-Krujës dhe lehtësisht është futur në oborrin e këtij institucioni që ruhet nga forca të shumta policie, por drejtuesit e burgut nuk kanë dhënë shpjegime. Ndërkohë një prej zyrtarëve është habitur se si mundi të hynte gazetari në oborr dhe pa u përgjigjur pyetjeve ka urdhëruar largimin e tij.

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Patozi flet për zgjidhjen

LEXO EDHE:  Artan Hoxha thirrje SPAK/ Të hetohen vetëvrasjet e pacientëve në spitalet Covid

Drejtuesi i emisionit, Saimir Kodra, ka thënë se kjo histori do të vijojë dhe në ditët në vijim, pasi i kanë dërguar një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe i janë dërguar të gjithë dokumentet për largimin e padrejtë të Azem Rexhepit./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Investigimi i Fiks Fare/ Skandal në Sarandë, tjetër e mitur shfrytëzohej për prostitucion

Publikuar

-

Nga

Vajza 13 vjeçare në Sarandë që shfrytëzohej për prostitucion nga kryeinspektori i kufirit dhe tutori i saj, të cilët u vunë në pranga të policisë, nuk është e vetmja.

Emisioni Fiks Fare zbulon se dhe një tjetër e mitur 14 vjeçare, ka patur të njëjtin fat.

Gazetarët e Fiksit rikthehen në Sarandë pranë shkollës 9 vjeçare.Mësues dhe drejtues të shkollës nuk pranojnë të flasin më për Fiksin. Ata shprehen se pas transmetimit të kronikës në emisionin investigativ Drejtoria Arsimore Rajonale Fier ka fajësuar shkollën për denoncimin e këtij rasti, duke i kërcënuar mësuesit dhe drejtuesit me kontrolle 4 herë brënda një muaji.

Por mësues që emisioni Fiks Fare nuk mund t’i indentifikojë për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit u thonë gazetarëve se 13 vjeçarja nuk ishte e vetmja e mitur që shfrytëzohej për prostitucion nga ai fshat.
Bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë në familjen e 13 vjeçares.Ata tregojnë se vajzën e mitur në këtë rrugë e kishte futur një vajzë tjetër nga i njëjti fshat me iniciale E.I një vit më e madhe se vajza e tyre.

Gazetarët e Fiksit flasin dhe me banorët e fshatit.Ata konfirmojnë të njëjtën gjë . Duke rrëfyer se të dyja vajzat e mitura shkonin kudo bashkë dhe nga fshati largoheshin po bashkë.
Emisioni Fiks Fare indetifikoi edhe vajzën tjetër 14 vjeçare . Gazetarët shkojnë në familjen e saj. Takojnë vetë 14 vjeçaren dhe prindërit e saj.Vajza rrëfen se bashkë me shoqen e saj 13 vjeçe shkonin tek lokali. Atje i çonte ai që u arrestua, tutori. Gjithashtu ai ju kërkonte që të kryenin marrëdhënie seksuale me pleq kundrejt shumave 50 euro ose 100 euro.Vajza 14 vjeçare nuk pranon se e ka bërë këtë gjë, por u thotë gazetarëve se ajo fshinte pluhurat e lokalit që qëndronte mbyllur dhe nuk e dinte pse ju jepnin aq shumë para!

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Soreca mesazh politikës

LEXO EDHE:  Kriza nuk zgjidhet me pazare/ Patozi “shuplakë” politikës



Rasti i 13 vjeçares është denocuar më herët në Fiks Fare . L.H nxënëse në shkollën 9 vjeçare në fshatin Gjashtë të Sarandës u bë pjesë e investigimit të Fiks Fare. Drejtori i shkollës ku mësonte e mitura kërkonte ndihmën e Fiksit, pasi për vajzën ishte vendosur 2 herë dërgimi në qendër rehabilitimi për shkak se vajza shfrytëzohej për prostitucion dhe e mitura nuk mbahej nga këto qëndra, por kthehej sërish në shkollë. Ajo jetonte dhe vetëm në shtëpi me qira në Sarandë.

Edhe pse Fiksi ngriti alarmin mbi të , institucionet ia hidhnin fajin njëra tjetrës dhe askush nuk mbante përgjegjësi, por e lanë 13 vjeçaren në rrugë dukë u shfrytëzuar seksualisht. U desh arrestimi nga SHÇKB- ja të kryeinspektorit të kufirit dhe tutorit të së miturës që institucionet ta dërgonin menjëherë në qendër rehabilitimi.

Ndërkohë shërbimi social kur Fiksi denoncoi rastin pohonte se të miturën nuk e mbanin dot kundër vullnetit të saj në qendër rehabilitimi, pasi shkelnin ligjin dhe se për të bindur 13 vjeçaren duhet të punojnë njësitë e mbrojtjes së fëmijëve.Pra të gjitha këto institucione nuk kanë reaguar në kohë për të parandaluar që një e mitur të abuzohej për të kryer prostitucion./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Prokurori Emëror Kasaj ka fshehur borxhin 50 mijë Euro/ Stop zbulon të tjera informacione

Publikuar

-

Nga

Në Shqipëri ka një ligj të posaçëm që detyron çdo zyrtar të drejtësisë dhe disa kategori të nëpunësve civilë, të deklarojnë pasuritë pranë ILDKPI-së.

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka siguruar një informacion që provon se prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj në deklaratat e tij të pasurisë që nga viti 2000 deri në vitin 2020 nuk ka deklaruar një lëvizje financiare, gjë që e ngarkon atë me përgjegjësi penale, që parashikon 3-7 vite burg.

Por emisioni “Stop” ka siguruar dy të dhëna zyrtare, që vërtetojnë 50 mijë Euro të padeklaruara nga prokurori Emëror Kasaj.

Stop ka mësuar se në Gjykatën e Tiranës ka një çështje civile të hapur nga vetë prokurori i Gjirokastrës ndaj një qytetari me iniciale L.SH.

Në këtë padi, prokurori Kasaj thotë se i ka dhënë borxh qytetarit me iniciale L.Sh. një shumë prej 50 mijë Eurosh, por pa deklaratë noteriale. Prokurori tani kërkon kthimin e 50 mijë Eurove nga ky qytetar. Kujtojmë se këtë shumë të konsiderueshme parash që prokurori ia ka dhënë borxh qytetarit, nuk e ka deklaruar asnjëherë në formularin e pasurisë sikundër e parashikon ligji.



Unë dhe shtetasi L.Sh. kishin njohje të ngushta pasi ishim ortakë në blerjen e një trualli dhe një objekt në Tiranë. Duke qenë se kishim muaj që njiheshim dhe ishim ortakë, ky i fundit në Dhjetor 2010 më ka qarë hallin për një problem financiar të ngutshëm, ku i duheshin urgjentisht 50 mijë Euro vetëm për një javë pasi kishte në dorë një shit/blerje prone. Duke u nisur nga fakti që kishte shumë pasuri të paluajtshme në pronësi të tij, i kam marrë një mikut tim të ngushtë shumën prej 50 mijë Euro dhe ia kam dhënë të paditurit në mirëbesim pa deklaratë noteriale sepse do m’i kthente për 1 javë. Që nga ajo ditë deri më tani me gjithë përpjekjet e mia të vazhdueshme për të më kthyer borxhin, kjo shumë nuk më është kthyer. Sa më sipër, i kërkoj Gjykatës Penale të Rrethit Gjyqësor Tiranë të marrë në shqyrtim këtë kërkesë padi dhe të vendosë sipas objektit të saj”, thuhet ndër të tjera në kërkesë padinë që prokurori Emëror Kasaj ka bërë në Gjykatën e Tiranës për shumë prej 50 mijë Euro.

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Soreca mesazh politikës

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Patozi flet për zgjidhjen

Në të gjithë deklarimet e pasurisë ndër vite të prokurorit Emëror Kasaj nuk përmendet asnjëherë një shumë e tillë prej 50 mijë Eurosh, të cilën e ka patur vetë apo e ka marrë borxh te një miku i tij siç thotë, edhe pse në çdo rast duhet të deklarojë çdo lëvizje financiare sipas ligjit për shkak të detyrës që ka.

Avokati Genci Gjokutaj na sqaron anën ligjore dhe përgjegjësitë që kanë prokurorët për deklaratën e pasurisë. Mosdeklarimi apo fshehja e të ardhurave, sipas Gjokutajt, përbën vepër penale.

“Ky është një rast i pastër i fshehjes së pasurisë. Pavarësisht se si ka ndodhur ngjarja, kjo pasuri që është disponuar nga ky subjekt që ju thoni dhe që i është dhënë dikujt dhe që po kërkohet sot me një padi në gjykatë, kjo domosdoshmërisht duhet të deklarohet pranë ILDKPKI. Ndryshe je subjekt i veprës penale i fshehjes së pasurisë. Çdo lloj veprimi kalimi paraje i marrë, i dhënë, i investuar dhe të gjitha format e zhvendosjes së kësaj paraje, investimi diku duhet të deklarohet në ILDKPKI. Sepse lidhet drejtpërdrejt me pasurinë e këtij subjekti dhe ka detyrimin që ta deklarojë në formën që ka ndodhur.

Neni bazë nga Kodi Penal është pastrimi i produkteve të veprën penale e cila bëhet nëpërmjet fshehjes së saj apo nëpërmjet veprimeve të caktuara, copëtimit, investimit, dhënies borxh, kërkimit, të gjitha këto lloj formash i keni te dispozita e nenit 287 të Kodit Penal. Kjo ka qenë edhe për parandalimin e pastrimit të parave dhe krijimit të agjencive ligjzbatuese deri tek formulari i ILDKPKI që është bërë pikërisht se është një netëork ligjor, i cili detyron këto subjekte që të ndjekin këtë rrugë. Në momentin kur vërtetohet një shumë e cila nuk është deklaruar, automatikisht aktivizohet mekanizmi ligjor dhe kjo është vepër penale për të cilën sigurisht që duhet hetuar, por që duhet hetuar nga organi kompetent, prokuroria”, u shpreh avokati Genc Gjokutaj.  /tvklan.al

LEXO TE PLOTE