LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbante me vete armë të ftohta/ E pëson keq 18 vjeçari

22 Nëntor 2021, 08:19, Kronika CNA
Mbante me vete armë të ftohta/ E pëson keq 18 vjeçari

Policia e Elbasanit vijon me kontrollet në të gjithë territorin për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Nga kontrollet është kapur në flagrancë një 18 vjeçar, i cili mbante me vete në mjetin më të cilin po udhëtonte një dorezë hekuri, një shkop bejsbolli dhe një thikë.

?DVP Elbasan/Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Sekuestrohen një mjet prerës (thikë), një shkop bejsbolli dhe një përforcues grushti (dorezë hekuri), vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo armë të ftohta, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 18 vjeç, banues në lagjen ?Haxhias”, Elbasan.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip ?Jaguar?, kanë gjetur dhe sekuestruar një përforcues grushti (dorezë hekuri). Në vijim të kontrollit, në ambientet e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një shkop bejsbolli dhe një mjet prerës (thikë). 

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të metejshme?, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga