LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kosova përmbys Shqipërinë në frymën e fundit, Çekinë e ndal Sllovenia

16 Nëntor 2021, 20:14, Sport CNA
Kosova përmbys Shqipërinë në frymën e fundit,

Kosova U-21 ka mposhtur Shqipërinë U-21 në frymën e fundit me rezultatin 2-1.  Të dyja ekipet zhvilluan një ndeshje të luftuar deri në fundin e takimit dhe ishte pikërisht Kosova ajo që doli e fituar me tre pikët nga rasti i fundit në portën shqiptare.

Të parët në avantazh kaluan shpresat e Shqipërisë të cilët gjetën rrugën e rrjetës me anë të Karricës. Ai shfrytëzoi mjaft mirë një pasim në brendësi të zonës dhe shumë pranë portierit e çoi rezultatin në 1-0. Megjithatë, Kosova përmbysi gjithçka në minutat e mbetura.

Ishte Krasniqi ai që barazoi gjithçka në minutën e 66. Kosovari shënoi një gol mjaft të bukur në mesin e këmbëve të Tafas. Ndërkohë, Kosova besoi deri në fund dhe dy minuta nga fundi i takimit ishte Sejdiu ai që përmbysi gjithçka.

Kështu Shqipëria qëndron me 9 pikë në vendin e tretë ndërkohë Kosova ka tre pikë më pak se ne. Në ndeshjen tjetër të grupit, Çekia kryesuese barazoi me Slloveninë me rezultatin 1-1.

Lajmet e fundit nga