“Do ta pres mishin me biçak”/ Si e kërcënonte Klodian Çalamani 16-vjeçaren e rrëmbyer

16 Nëntor 2021, 18:29, Kronika CNA
“Do ta pres mishin me biçak”/ Si e kërcënonte

Janë zbardhur detaje të reja nga e shkuara e monstrës së Fierit, Klodian Çalamani I cili rrëmbeu dhe vrau sot djalin e fqinjit të tij, 8-vjeç.

Mësohet se Klodian Çalamani, në vitin 2006 kishte rrëmbyer dhe një 16-vjeçare bashkë me shokun e Florian Vasiu në atë kohë 25-vjeç.

Shkak i kësaj ngjarjeje ishte bërë ngacmimi i përsëritur i Florianit ndaj vajzës atëherë 16 vjeçe, e cila ndiqte vitin e dytë në gjimnazin ?Perikli Ikonomi? në Fier. Bezdisjet e herëpashershme që Floriani kishte kryer ndaj 16-vjeçares N.R., ishin vërë re rastësisht nga i dashuri i saj, E.N. nga Fieri, i cili e kishte takuar atë duke i thënë që të mos e shqetësonte më të dashurën e tij.

Në këtë kohë ka ndërhyrë Klodian Çalamani dhe i ka ndarë. Floriani dhe Klodiani, duket se kanë planifikuar ndëshkimin e fqinjës së tyre të mitur, duke e kërcënuar se do t?ia dëmtonin pjesë të ndryshme të trupit të saj, pikërisht gjoksin, duke ia prerë me biçak, shkruan abc neës,

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, një prej të dënuarve, Klodiani, ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Dy të rinjtë u dënuar nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.

Lajmet e fundit nga