Thellohen debatet në PD/ Noka sfidon Bashën: Jap dorëheqjen nëse…

15 Nëntor 2021, 19:22, Politikë CNA
Thellohen debatet në PD/ Noka sfidon Bashën: Jap dorëheqjen

Thellohen debatet mes kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe deputetit Flamur Noka. Sot në mbledhjen e kryesisë së PD kanë debatuar me tone të larta, në lidhje me deklaratën e Bashës për përfshirjen e Suel Çelës, Tom Doshit dhe Aqif Rakipit në mbledhjen e firmave për Kuvendin Kombëtar.

Noka ka ndërhyrë duke thënë se këto deklarata janë të rënda dhe në rast se delegatët e Elbasanit janë intimiduar për të firmosur formularin, atëherë ai është i gatshëm të japë dorëheqjen.

Pjesë nga debati

Noka: Thoni se po  e organizon Aqif Rakipi, Suel Çela, Rraja, Tom Doshi. Është shumë e rëndë kjo deklaratë. Po thoni indirekt që Sali Berisha paska lidhje me bandat. Në rast se delegatët e Elbasanit janë intimiduar nga kushdoqoftë, atëherë unë jap dorëheqje. Se çfarë bëjnë njerëzit në punë të tyre, kjo është punë e tyre.

Basha: Tani, që Aqif Rakipi është futur me kokë në këtë proces, e ka marrë vesh gjithë Elbasani. A është futur Suel Çela? Po është futur! Dhe jam i bindur se është me porosi të Edi Ramës dhe jo të Sali Berishës. Po çfarë mund të bëjë një 20 e ca vjeçar katër orë nën presionin e Suel Çelës përveçse të firmosë? Është turpi i kësaj partie të rrijë nën mëshirë të Suel Çelës, Aqif Rakipit, Tom Doshit dhe Xhelal Rrajës. Po detyra jote Flamur është t?i thuash atyre demokratëve që të ankohen në Elbasan për Suel Çelën ?Suel Çelës ia thyej brinjët këtu?, po ti katër orë rri në Elbasan dhe ikën. E kam të pamundur në çdo qelizë të trurit tim të pranoj Sali Berishën si porositës, por ai që gjen kohën për të reaguar për çdo gjë dhe nuk gjen kohën për të reaguar për këtë, kjo nuk e nderon. Asnjë fjalë për Aqif Rakipin, asnjë fjalë për Suel Çelën./ CNA.al

Lajmet e fundit nga