LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Bisedimet kanë tejkaluar çdo afat”/ Bushati për median greke: BE s’ka “oreks” për zgjerim

14 Nëntor 2021, 17:07, Politikë CNA
“Bisedimet kanë tejkaluar çdo afat”/ Bushati për

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi se vendimi i Greqisë për të shtrirë ujërat e saj territoriale në 12 milje, përcjell një mesazh të qartë politik që pasqyron ndryshimet që kanë ndodhur në dy vitet e fundit.

Në një intervistë për gazetën greke ?To Vima? Bushati thekson se ndryshimi i qëndrimit kërkon të diferencojë trajtimin e çështjeve, që lidhen me delimitimin e hapësirave detare me Turqinë, krahasuar me vendet e tjera, për të përfituar sa më shumë të jetë e mundur nga precedentët që krijohen.

?Vendimi i Greqisë për të shtrirë ujërat e saj territoriale në 12 milje përcjell një mesazh të qartë politik që pasqyron ndryshimet që kanë ndodhur në dy vitet e fundit. Ky është zgjerimi i parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe vjen menjëherë pas marrëveshjeve të delimitimit të hapësirave detare me Italinë dhe Egjiptin, rifillimin e bisedimeve eksploruese me Turqinë, si dhe angazhimin publik për ta zgjidhur çështjen e delimitimit të hapësirave detare me Shqipërinë përmes një gjykate ndërkombëtare. 

Jemi përballë një ndryshimi të qëndrimit tradicional të politikës së jashtme greke, e cila synonte të niste nga Egjeu zgjerimin e ujërave territoriale. Ndryshimi i qëndrimit kërkon të diferencojë trajtimin e çështjeve që lidhen me delimitimin e hapësirave detare me Turqinë, krahasuar me vendet e tjera, për të përfituar sa më shumë të jetë e mundur nga precedentët që krijohen. 

Ndryshimi tjetër konfirmon një largim nga pozicioni tradicional grek për ndikim të plotë të ishujve në raport me tokën kontinentale, siç duket qartë nga marrëveshjet e lidhura me Italinë dhe Egjiptin?, deklaron Bushati.

I pyetur nëse nga pala shqiptare, në kohën e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, u ngrit çështja “çështja çame”  dhe çfarë përgjigje u mor, Bushati shprehet se çështja është parashtruar dhe se është pjesë e dosjes historike dypalëshe.

?Çështja çame është pjesë e dosjes sonë historike dypalëshe dhe është parashtruar nga qeveria shqiptare ndaj qeverie greke. Më lejoni të jem i qartë, Shqipëria nuk e konsideron ?çështjen çame? të lidhur me ndonjë pretendim territorial, pasi ne respektojmë plotësisht Kartën e OKB-së, Aktin Final të Helsinkit, Protokollet e Firences dhe të gjitha aktet e të drejtës ndërkombëtare që kanë të bëjnë me paprekshmërinë e kufijve. 

Ne e konsiderojmë ?çështjen çame?, si një çështje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, një çështje që lidhet me lirinë e lëvizjes, të drejtën e gëzimit të pronës, të drejtën e kujtesës dhe respektit për paraardhësit?, tha Bushati.

Sa i takon pyetjes se çfarë mendimi ka ish-ministri i Jashtëm për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, ai tha se bashkëpunimi strategjik, synon të jetësojë rrugën europiane të shqiptarëve.

?Kosova është një partner strategjik natyral i Shqipërisë. Bashkëpunimi ynë udhëhiqet nga interesi kombëtar për thellimin e ndërveprimit politik, ekonomik, social dhe kulturor, si dhe përpromovimin e procesit të anëtarësimit në BE, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit rajonal. 

Duke pasur parasysh këtë, bashkëpunimi strategjik me Kosovën është themelor dhe synon të jetësojë rrugën europiane të shqiptarëve, të bashkuar brenda BE-së?, tha Bushati.

I pyetur nëse po largohet Shqipëria nga BE dhe kush është përgjegjës për këtë, Bushati përgjigjet se nuk Evropa ka ?oreks? për zgjerim, për shkak të dinamikës së brendshme të BE-së, por edhe të sfidave komplekse të konsolidimit të demokracisë në Ballkanin Perëndimor.

?Procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE po shoqërohet me paqartësi dhe gjysmë angazhime. Kjo u provua qartësisht mbas krizës financiare të vitit 2008. Që nga ajo kohë, marrëdhëniet BE ? Ballkan Perëndimor rrallë gjenden në trajektoren e konvergjencës ekonomike dhe europianizimit të shpejtë. 

Këto dy komponentë janë të ndërlidhur dhe të nevojshëm për transformimin real të vendeve të rajonit. Vendi i fundit që u bë anëtar i BE-së ishte Kroacia (2013). Që atëherë, duket se nuk ka ?oreks? për zgjerim, për shkak të dinamikës së brendshme të BE-së, por edhe të sfidave komplekse të konsolidimit të demokracisë në Ballkanin Perëndimor, të përforcuara nga agjendat konkurruese dhe mosmarrëveshjet dypalëshe.

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE mbetet një objektiv kombëtar, në funksion të demokratizimit dhe transformimit social dhe ekonomik. Fillimi i bisedimeve të anëtarësimit në BE për Shqipërinë tanimë ka kaluar përtej çdo afati. 

Në mënyrë metaforike, Shqipëria qëndron si kolateral i mosmarrëveshjes së fundit midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Lënia e Ballkanit Perëndimor në një zonë të përhershme muzgu në cepin e Europës do të ishte një dorëzim strategjik. Në vitin 2003, në Selanik, udhëheqësit e BE-së morën vendimin largpamës për të ofruar një perspektivë europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Tani, 18 vjet më pas, në vend që të flitet për ?perspektive euriopiane të rajonit tonë? është koha që BE-ja të përmbush angazhimin e saj, duke punuar ngushtë me SHBA-të, për të nxitur reformat dhe përparimin e nevojshëm në rajon?, tha Bushati për median greke./CNA.al

Lajmet e fundit nga