Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Vettingu po vijon, ndonëse me ritme të ngadalta.
Në radhën e sitës së Vettingut është gjyqtarja Eda Kaja, dosja e së cilës do të shqyrtohet nga trupa gjykuese e KPK-së e përbërë Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Olsi Komiçi
Emri i saj është lakuar për një sërë çështjesh, që kanë pasur ndjeshmëri në opinionin publik.
Në shtator 2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi një inspektim në Gjykatën e Kavajës pas vendimit të dhënë 2 vite më herët për Fadil Kasemin, i cili parë vrau ish-bashkëshorten e tij Fildeze Hafizi me armë zjarri në zonën e ?Xhamllikut? në Tiranë.
Në grupin e tre gjyqtarëve të inspektuar ishte edhe Eda Kaja.
Fillesat datojnë në vitin 2015 kur Fadil Kasemi tentoi të vriste ish-bashkëshorten gjyqtare në një restorant në Golem nuk u klasifikua si tentativë vrasje, por për ?Mbajtjen pa leje të armëve luftarake? dhe të ?Dhunës në familje?. Ish-bashkëshorti i gjyqtares u dënua për ?Armëmbajtje pa leje në banesë? që dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg, dhe jo për ?Armëmbajtje pa leje në makinë apo ambiente publike? që dënohet nga 7 deri në 15 vjet burg.
Nuk dihet se në çfarë përfundimi ka dalë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por gjyqtarja Eda Kaja rezulton e përfshirë edhe në çështje të tjera.
Në tetor të vitit 2017 ajo liroi nga salla e gjyqit një shtetas turk, i cili me vendim të Gjykatës së Lartë Kriminale turke ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë terroriste.
Gjyqtarja Kaja e la të lirë shtetasin Muhammet Yasir Aydogmus, ndonëse nga zyra e Interpolit, ai rezultoi person në kërkim ndërkombëtar.
Arrestimi i përkohshëm i tij u bë nga Policia e Durrësit më 11 tetor 2017, nga ku më pas do të nisnin procedurat e duhura ligjore me qëllim ekstradimin drejt Turqisë, në sajë edhe të marrëveshjeve që kanë dy shtetet.
Më tej në vitin 2018, në media u raportua se gjyqtarja Eda Kaja, kishte lënë të lirë zyrtarë të Portit të Durrësit, që dyshoheshin nga Prokuroria për abuzime me tenderat.
I proceduari kryesor në këtë rast ka qenë ish-drejtori i portit, Aleksandër Lipivani, një nga emërimet e LSI-së, i cili u shkarkua në fund të vitit 2017.
Sipas prokurores Ornela Rrumbullaku, ai bashkë me juristë, ekonomistë, inxhinierë apo pjesëtarë të forcave të sigurisë në port, kanë bërë abuzime të shumta me tenderat, por gjyqtarja Kaja, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg.
Sipas deklaratave të pasurisë së gjyqtares Kaja, rezulton se në vitin 2017 është punësuar djali i saj në Autoritetin Portual të Durrësit, si Specialist në Drejtorinë e Forcave të Sigurisë Portuale.
Nuk dihet nëse ka qenë kjo arsyeja që ka ndikuar në vendimmarrjen e Kajës, por është detyrë e Komisionerëve të Vettingut, që të hetojnë rastet e dyshimta ku Kaja është e përfshirë.
Sa i përket pasurisë, rezulton ka pasuri të patundshme si trashëgimi nga nëna e saj.
Në vitin 20003 si pasuri të patundshme ajo deklaron një truall në bashkëpronësi, ndërsa në vitin 2005 deklaron se ka përfituar një apartament 3+1, mbi tokën që gjyqtarja ka trashëgimi nga nëna e saj. Gjithashtu deklaron se ka përfituar një garazh dhe një dyqan.
Në vitin 2008 ajo ka blerë apartament 1+1 në plazhin e Durrësit, me vlerë 41 600 euro si dhe ka shitur një dyqan, me vlerë 23 000 euro.
Në vitin 2009 bashkëshorti i saj ka blerë një makinë në shumën 5 000 euro, ndërsa një viti më vonë ai ka shitur 100 % të aksioneve të autoshkollës Glorieta në shumën 100 mijë lekë.
Në vitin 2018 edhe vjehrra e saj ka blerë një apartament me vlerë 17 000 euro.
Ndërkohë që ka janë bërë këto blerje, ajo deklaron dhe një kredi 5 000 euro, që deri në 2018 rezulton e pashlyer përfundimisht./CNA.al
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten vendim...
Komisioneri Publik ka ankimuar ditën e sotme vendimin për Ju...
Me 4 Gusht 2021, Kolegji i Posaçëm i Apelit, ka shkarkuar ng...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten ve...
KPA ka kthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani, ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra p...
Prokurori Ardian Braho ka dalë jashtë sistemit të drejtësisë...
Vettingu përveçse hedh dritë mbi mënyrën se si e kanë vënë d...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra proku...
Gjyqtarja e Tiranës Klorinda Çela është shkarkuar sot nga de...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Alma Faska...
Prokurorja Ajola Prençi e Prokurorisë së Kurbinit u përpall ...
Prokurorja e Kurbinit Ajola Prençi, do të dalë nesër para K...
Gjyqtarja e Tiranës, Manjola Bejleri është shkarkuar ditën e...
Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Kaçe Agolli...
Pas dënimit të Adriatik Llallës dhe stafi i tij ngushtë, ka ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në vendimin e zbardhur p...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë p...
Në Dhjetor të vitit 2019, Arben Kraja u emërua në krye të St...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtaren e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...