Konsultimet për ligjin antimafia/ Braho: Nëse zbatohet si duhet, nuk ka nevojë për rregullime
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Gjyqtarja e Tiranës, Manjola Bejleri është shkarkuar ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Trupa gjyqësore e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin e kanë nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë, pasi janë konstatuar probleme me pasurinë.
Sipas KPK, Bejleri kishte mungesë burimesh financiare në vlera të konsiderueshme për krijimin e pasurive.
KPK konstatoi mosdokumentimin e burimeve të ligjishme që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe totale 104 m2 në vitin 2003 kundrejt vlerës 41 mijë e 440 USD, pasuri e rivlerësuar në vitin 2017 në vlerën 13 milionë lekë.
Më tej nga KPK ka hedhur dyshime se Bejleri ka fshehur një automjet në emër të vëllait të saj.
Kujtojmë se në vitin 2009, gjyqtarja Bejleri shpëtoi pa i hyrë gjemb në këmbë.
Kreshnik Spahiu, në kohën që ka qenë zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pra me datë 16 janar të vitit 2008, nëpërmjet një relacioni dhe dokumenteve përkatëse, i kërkon Ministrit të Drejtësisë të asaj kohe, Enkelejd Alibeaj që të nisë procedimin disiplinor ndaj gjyqtares Manjola Bejleri të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit të Tiranës.
Sipas Spahiut ishte konstatuar se Manjola Bejleri kishte zvarritur një çështje gjyqësore.
?Bazuar në Ligjin Nr. 8811, date 17. 05. 2001, ?Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë?, neni 16, pika 1, germa ?c?, po ju dërgojmë relacionin dhe dokumentacionin përkatës, për t?u vlerësuar për procedimin disiplinor të gjyqtares Manjola Bejleri, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë?, thuhej në relacionin e nënshkruar nga zëvendëskryetari i KLD-ës në atë kohë, Kreshnik Spahiu.
Në atë kohë mediat raportuan se bazë të propozimit të zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), se Ministri i Drejtësisë që ishte Enkelejd Alibeaj, i ka propozuar KLD-ës për shqyrtimin dhe vendosjen e masës së mundshme disiplinore ndaj Manjola Bejlerit.
Ky veprim i Ministrit të Drejtësisë u ndërmor pas verifikimit që inspektorët e kësaj ministrie i bënë relacionit dhe dokumenteve shoqëruese të zëvendëskryetari të KLD-ës, Kreshnik Spahiu, shkruan CNA.al.
Por, nuk dihet çfarë ndodhi dhe gjyqtarja Bejleri ia hodhi pa u lagur.
?Pasi shqyrtoi procedimin disiplinor ndaj gjyqtares të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Manjola Bejleri, ndaj të cilës Ministri i Drejtësisë kishte propozuar masën disiplinore ?dërgimin për 1 deri 2 vjet në një gjykatë të të njëjtit nivel, jashtë rrethit gjyqësor ku gjyqtari ka emërimin e tij?, vendosi ta rrëzoi kërkesën e Ministrit për këtë masë disiplinore. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi diskutoi për masën tjetër disiplinore, të propozuar nga Ministri i Drejtësisë, atë të ?vërejtjes me paralajmërim?, në përfundim vendosi të rrëzojë kërkesën për këtë masë disiplinore?, thuhet në vendimin Nr. 256, datë 02.12.2009.
Ndërsa në lidhje me apektin pasuror është e dyshimtë se vetëm me një pagë gjyqtarja Bejleri, arrin të ketë llogari mijëra euro dhe të porosisë apartamente.
Në vitin 2003 ajo deklaron apartament banimi, ndërtuar para vitit 1990 me sipërfaqe 79.9 m2 dhe një tjetër apartament banimi në ndërtim e sipër me sipërfaqe 104 m2 me vlerë 41 000 dollare.
Ajo deklaron se ka marrë një kredi bankare ne shumën 30 000 dollarë dhe 12 000 dollarë hua nga vëllai i cili jeton në Australi që prej vitit 2000. Por, pas katër vitesh ajo e shlyen kredinë prej 30 000 dollarësh që e kishte marrë për 15 vite.
Të paktën sipas të dhënave që deklaron pranë ILDKPKI, ka vend për dyshime që atë çfarë gjyqtarja deklaron, shkruan CNA.al.
Vetëm me pagën e saj dhe financat q ëish bashkëshorti I ka dhënë djalit, në vitin 2016, gjyqtarja Bejleri deklaron depozitë bankare në emër të saj dhe djalit Eges Xhoga në shumën 38 899 08 euro. 27 439 euro në emër të gjyqtares dhe 11 460 euro në emër të djalit.
Në vitin 2018 ajo ka prenotuar një apartament me sipërfaqe 131.16 m2 që kushton 184 936 euro. Ajo deklaron se ka marrë kredi 100 000 euro, ndërsa 40 000 euro i kishte, ndërkohë që ka bërë lojëra me llogaritë bankare, diku i pakëson dhe diku i shton./CNA.al
Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Kaçe Agolli...
Pas dënimit të Adriatik Llallës dhe stafi i tij ngushtë, ka ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në vendimin e zbardhur p...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë p...
Në Dhjetor të vitit 2019, Arben Kraja u emërua në krye të St...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtaren e...
Ditën e enjte, më datë 30.09.2021, do të gjykohet në seancë ...
Në fund të vitit 2015, Parlamenti i Shqipërisë, që në atë ko...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten v...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPKka shkarkuar nga dety...
Prokurori Dritan Gina është shkarkuar sot nga Vetting me she...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin ng...
Prokurori i Vlorës, Erion Çelaj, është shkarkuar sot nga Kom...
Drejtësia po kalon mes prangave dhe nderit. Gjyqtarë dhe pr...
Instituti i Studimeve Politike, pati paralajmëruar më parë s...
Prokurori Erion Çelaj i Prokurorisë së Vlorës u përball të p...
Komisioni i pavarur i kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Prokurori i Tiranës Dritan Gina, i akuzuar nga biznesmeni Bu...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar sot nga det...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot, kreun e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...