LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi i korrikut 2016, prodhoi Vetting të cunguar/ KLP dhe KLGJ ende të pabesueshme

20 Shtator 2021, 10:40, Vetingu CNA
Vendimi i korrikut 2016, prodhoi Vetting të cunguar/ KLP dhe KLGJ ende

Instituti i Studimeve Politike, pati paralajmëruar më parë se legjislatura e re do të fokusohej në investimin politik për të ndryshuar mandatet kushtetuese për KPK dhe IKP.

Mandati i tyre kushtetues përfundon në korrik 2022, Kushtetuta me ndryshimet e vitit 2016 parashikon kalimin më pas të vettingut në përgjegjësinë e institucioneve të reja, kryesisht KLP dhe KLGJ.

Për shkak se në 5 vjet vettingu nuk ka kaluar më shumë se 55%-60%, për shkak se KLP, KLGJ dhe organet e reja nuk kanë krijuar ende besim dhe qëndrueshmëri efektive, për shkak se krijohet një ngërç kushtetues, politikanët e gjejnë zgjidhjen tek ndryshimi i Kushtetutës.

Sa do jetë mandati i ri? 3 vjet? 5 vjet? Pa limit? A ka sens të ndryshojmë Kushtetutën sa herë dështojnë organet të përmbushin detyrat e tyre në një afat ligjor? A ka studim dhe garanci se mandati i ri do të jetë i mjaftueshëm për të jetësuar vettingun?

A pranojmë kështu se vendimi i korrikut 2016 ishte i gabuar, parashikimet nuk ishin reale dhe se institucionet e reja të drejtësisë nuk kanë ende besueshmëri?

Më 2015 Komisioni i Venecias deklaroi se i ishin dhënë garanci nga institucionet tona se vettingu do të bëhej në 5 vjet dhe se Shqipëria kishte personel të mjaftueshëm për të zëvendësuar largimet nga sistemi. Koha tregoi se kjo garanci ishte jo reale dhe cilido person/institucion që e ka dhënë, minimumi ka gabuar.

?Dekoratat? u ndanë gjatë 5 viteve, por kush mban përgjegjësi sot që u provua se meritokraci nuk ishte aq medituese dhe vizioni nuk ishte aq strategjik sa na thuhej? Kush kërkon ndjesë për dështimin/gabimin? A është parlamenti i aftë të marrë vendime strategjike dhe të pranojë edhe llogaridhënien? A do përdoren ndryshimet e reja kushtetuese si mekanizëm politik negocimi për kërkesa që mund të dëmtojnë reformën në drejtësi?

A nuk kanë përgjegjësi institucionet ndërkombëtare asistuese, sidomos Euralius, të japë sqarime publike mbi këtë problematikë, që përfshin edhe ekspertët e huaj të 2016 dhe të sotëm?

Instituti i Studimeve Politike (ISP) beson se parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të jenë shumë më transparente në këtë çështje, duhet të ofrojnë të gjithë informacionin cilësor tek publiku, duhet të kenë qasje strategjike dhe realiste, por edhe duhet të ndërhyjnë në Kushtetutë vetëm me garancinë se procesi do të jetë i hapur, transparent, konsultues, gjithëpërfshirës dhe funksional./CNA.al

Lajmet e fundit nga