LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Elton Qyno/ Si u shkri një gjykatë apeli dhe gjyqtarja histerike

26 Gusht 2021, 09:17, Vetingu CNA
Nga Elton Qyno/ Si u shkri një gjykatë apeli dhe gjyqtarja histerike

 

Fillimi i procesit të vettingut në Shqipëri, nisi me shumë bujë duke shkarkuar të parin nga sistemi i Drejtësisë, Fatos Lulon, gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese.

Nisi fiks si ai gjyqi për të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit me shumë bujë. Por që më pas nuk shkonte askush, as të pandehurit, as familjarët e viktimave, madje as gazetarët. Veç ndonjë avokat e prokurorë dhe gjyqtarët.

Në atë periudhë askush nuk mendonte se do prekeshin ?galaktikët? e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, por ja që ?gijotina? e drejtuar nga ?Grupi i Jakobinëve? të Vettingut, filloi të lëvizë shpejt, duke prerë kokat një e nga një të Gjyqtarëve më të Lartë të vendit.

U shkrinë plotësisht dy gjykatat kryesore si ajo Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Ku në këtë të fundi lanë pa prerë ?kallirin? e vetëm, gjyqtarin Ardian Dvorani. Ndërsa të tjerët të gjithë i kositën.

I vetmi gjyqtar që doli burrë dhe që do mbahet mend për JO-në e famshme që i dha ligjit të ?Vettingut?, ishte anëtari i gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj. I cili vetëm 24 orë pasi kishte firmosur JO-në e tij kundër ?Vettingut?, tha dorëheqjen duke u larguar nga detyra, në një kohë kur ?Vettingu? as kishte filluar së funksionari.

Në gjithë historikun e Reformës në Drejtësi, të paktën një gjyqtar do mbahet mend, që nuk pranoi të firmosë një ligj kundër interesave të tij, kundër kësaj rrumpallhane që u krijua më pas, dhe kundër magjistratëve të tij.

Megjithëse në atë periudhë tundimi dhe presioni politik Shqiptar dhe ndërkombëtar ishte mjaft i madh, duhej guxim i tepërt për të thënë JO. Mos mendoni se këtij gjyqtari nuk i ka ndërhyrë kush.

Vettingu filloi nga puna dhe të parëve që ju ?pre koka? ishin ata gjyqtarë të kushtetueses, që me zell të madh kishin firmosur ligjin e ?Vettingut?.

Por hapja e krahut për të prerë ?koka? gjyqtarësh e prokurorësh, u shtri, poshtë nëpër Gjykata Apelesh dhe së fundmi në Gjykatat e Shkallës së Parë. Mirëpo shkrirja e parë dhe e vetme deri në këtë fazë të ?Vettingut? të një Gjykate Rrethi, ka ndodhur vetëm në qytetin e Korçës.

Ishte Apeli i Korçës, ai që u shkri plotësisht dhe tashmë organika e gjyqtarëve të kësaj gjykate është mbushur me shumë urgjencë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke huazuar gjyqtarë nga shkalla e parë e gjykatës së Korçës, Fierit dhe Përmetit. Në total janë tre gjyqtarë që u sajuan nga KLGJ, për të shërbyer në këtë gjykatë. Pasi organika për shkak të shkarkimeve mbeti plotësisht bosh.

Në këtë gjykatë Apeli, organika mbeti bosh edhe pas arrestimit të gjyqtares së komanduar të Durrësit, dhe largimit nga detyra të Entela Temos dhe Olsi Xhavellës.

Me një Entela Prifti në krye për shumë vite me rradhë, kjo gjykatë Apeli, u anatemua si simboli i korrupsiuonit në vend, për shkak dhe të konjukturave dhe flirtimit të vazhdueshëm me zyrtarët lokale, që bënte kjo drejtuese gjykate. Jo më kot Entela Prifti u shkarkua e para nga Gjyqtarët e Apeleve në Shqipëri.

Nga drejtues Qarku, kryetarë bashkish, biznesmenë e topografë, e lesh e li në Korçë, që mjafton të kishin pak pushtet apo para, bëhej mik i kësaj gjyqtare që firmoste, me një të rënë të lapsit, formën e prerë të një individi apo biznesi.

Tani prej 31 janarit 2020, Tela e Korçës, ka hapur një zyrë avokatie të quajtur ?DICTUM CONSULTING? dhe orvatet nëpër gjykata, t?u japë njerëzve drejtësinë. Ndërkohë që drejtësinë kjo e shiste çdo ditë, njësoj si ai kovaçi i Korçës që shet në pazar patkonjtë e kuajve.

Tela e Korçës, ishte ekujvalenti i Alma Liçajt së Apelit Vlorë, e cila edhe ditën e fundit të detyrës, i shërbeu kunjukturave të pushtetit lokal në Vlorë, duke nxjerë të pafajshëm ish-kryetarin e bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika. Një ditë para se ta hiqnin nga puna, ajo i shërbeu klanit, duke bërë qokën e fundit.

Mirëpo edhe pse Alma Liçaj, u largua sërisht Gjykata e Apelit Vlorë, ndryshe nga Apeli i Korçës, funksionoi me gjyqtarë të organikës ekzistuese, ku disa prej tyre kaluan ?Vettingun? (si Kunata e Pamelës P.SH), ndërsa ca të tjerë si Skënder Damini, ende s?janë futur në ?Vetting?.

Por e kundërta ndodhi në Korçë, ku një Apel i tërë u shkri përfundimisht. Shkrirja e një gjykate plotësisht ka ndodhur vetëm në Korçë. Dhe drejtësia në këtë Qark, në raport me qarkete tjera të vendit, ka bilancin më të rëndë që i ka shkaktuar ?Grupi i Jakobinëve? të ?Vettingut?.

Po të fusësh këtu dhe dorëheqjen e Gjyqtarit të Apelit Stavri Kallço, dhe shkarkimin nga KLGJ-ja të gjyqtarit Markelian Kuqo, për lirimin nga burgu të Gerd Gjenerarit, rezultati shkon në 11 magjistratë të larguar dhe dy të konfirmuar.

Nëse fut dhe arrestimin e gjyqtares së komanduar, Mimoza Margjeka. Bilanci negative shkon në 12 të larguar. Edhe prisni se tashmë Vettingu, sapo ka hyrë me kosore në shkallën e parë.

Ky bilanc solli shkrirjen plotësisht të organikës së Gjykatës dhe Prokurorisë së Apelit Korçë, duke sjellë vakanca të konsiderueshme në gjyqtarë e prokurorë, që dashur pa dashur u komanduan me urgjencë nga KLGJ dhe KLP.

Së fundmi është kthyer në detyrë me vendim të KPA-së, ish-drejtuesja e prokurorisë së Apelit Korçë, Irma Bali, por sërisht ende kjo

magjistrate nuk ka gjë të sigurt, pasi është e kushtëzuar të ridalë përsëri përpara ?Grupit të Jakobinëve? të KPK-së.

I pari magjistrat që u bë ?kurban? në Korçë ishte prokurori, Elsion Sadiku. Grupi i KPK-së gjenti mangësi profesionale gjatë verifikimit të dosjeve penale që Sadiku kishte hetuar. Ndërsa fokusi determinant që bindi për shkarkimin e tij,ishte një shumë financiare prej 7 milion lekë të vjetra.

Kjo shumë financiare u gjend nga Vettingu si arsye kryesore për ta përcjellë prokurorin Sadiku në shtëpi, edhe pse këto para nuk i përkisnin atij, por bashkëshortes.

Sadiku u gjykua dhe ju kërkua llogari se pse nuk e justifikonte dot këtë shumë parash .Megjithëse 7 milion lekët e bëra sebep për shkarkim, ishte provuar se qenë krijuar nga puna e gruas së tij, si laburante dentare në Korçë. Dhe më e bukura akoma, ishte fakti se këto para i kishte grumbulluar gruaja gjatë periudhës para martesës me prokurorin.

Pra ?Vettingu?, kërkoi llogari për një shumë financiare që ishte krijuar nga një individ tjetër që në atë periudhë nuk ka qënë fare, po fare,pjesë e kurorës martesore. Këto para kishin hyrë në familjen e tij, në formën e pajës, (plaçkës që sjell me vehte nusja për familjen e saj të re), u bënë shkak që magjistrati të shkarkohet.

Ndërsa i fundit nga juristët e shkarkuar është prokurori Gentian Stoja. Me një rast pak a shumë të ngjashëm me Elsion Sadikun, Gentian Stojës, ?Vettingu? i kërkoi llogari për një shumë prej 44 milion lekë të vjetra që gruas së tij, ja kishin dhuruar prindërit.

Megjithëse burimi i krijimit të kësaj shume ishte e qartë dhe gjithçka ishte e ligjshme, dy zonjushat Xhensila Pine dhe relatorja Valbona Sanxhaktari, u vërtitën e u vërtitën për ta konsideruar shkelje këtë situatë.

Aq më tepër Vettingu u mor në mënyrë të paturpshme duke numëruar në seancë dhe vizitat e prokurorit në shtëpinë e vjehrrit dhe vjehrës së tij në Greqi. Dalje jashtë shtetit u numëruan sikur të ishin bërë rrugë me klandestina apo për trafik droge.

Po prokurorinë Selanik e ka me banim vjehrrin aty do shkojë ta takojë. Se mos e pati në Tiranë dhe nuk erdhi këtu. Por jo, vigjilenca e vettingut është shumë e lartë, pse ke shkuar?, kur ke shkuar, pse hyre në këta datë dhe dole në këtë tjetrën??, e të tjera si këto.

Mirëpo pavarësisht se vvetingu ka traplliqet e veta dhe këto raste që ilustrova, besoj se kanë një farë domethënie, sërisht Korça një qytet i kulturës dhe tolerancës, e bën vetë vettingun.

Çdo subjekt rivlerësimi që ka punuar në Korçë dhe që hyn në ?Vetting?, përballet me një lumë të gjatë spiunimesh nga më të ndryshmet që vijnë nga ky qytet, që tregon më së pari se vetë Korçarët nuk duan njëri-tjetrin dhe jo më të dëshirojnë të ardhurit pastaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga