Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
5431 qytetarë të pakënaqur me gjyqtarë e prokurorë që i hetuan, i dënuan apo nuk u dhanë drejtësi rezulton se janë ankuar nga viti 2017 dhe kanë denoncuar pranë organeve të vettingut duke kërkuar drejtësinë e vonuar dhe shkarkimin e tyre.
Burimet konfirmojnë shifrën e lartë që nga viti në vit me nisjen e vettingut në vitin 2018 me seancën e parë shënoi një fluks të madh që vijon të ç ojë në ish godinën e lidhjes së shkrimtarëve qindra qytetarë të cilët tregojnë me gisht se si quhet gjyqtari që u korruptua, si quhet prokurori që mori para nga pala tjetër apo ngriti akuzë fiktive pa pasur asnjë vepër penale.
Sipas viteve, të dhënat shumë të sigurta tregojnë se gjatë këtij viti me gjithë situatën e pandemisë dhe njoftimet e KPK që orientuan qytetarët se mund të denonconin on line, pati një frenim por asesi ndalim të shtetasve të pakënaqur me drejtësinë pas ndryshimeve të 2016.
Për vitin 2021 deri në muajin qershor sipas KPK thanë se u ankuan 483 shtetas, për vitin 2020 u denoncuan nga shtetasit 789 gjyqtare e prokurorë, për vitin 2019 u ankuan 1857 shtetas, për vitin 2018, 1858 shtetas dhe për vitin 2017 435 shtetas.
Viti 2017 llogariten vetëm dy muaj menjëherë mbasi ishin konstituuar trupat e komisionerëve të përbëra nga 12 anëtarë.
Ndërkohë që kulmi i denoncimeve u shënua me nisjen e seancave të vettingut, seanca publike që patën startin në 21 mars 2018 me ish gjyqtarin e kushtetueses Fatos Lulo.
?Nuk është vetëm pakënaqësia e qytetarëve ndaj drejtësisë dhe gjyqtarëve e prokurorëve të blerë, por edhe standardi që mbajti KPK duke shkarkuar kupolën e drejtësisë përfshi gjykatën kushtetuese dhe gjykatën e lartë, faktori që nxiti qytetarët të trokasin pranë KPK dhe të mbajnë radhë për të treguar se ç farë ndodhi me ç ështjet e tyre. në vend të parë qëndrojnë ankesat për pronat mandej dosje penale për dënime të padrejta ? tha një burim.
Por si është e mundur që viti 2021 shënoi një zbritje të denoncimeve?
?Lidhet me pandeminë , por edhe me faktin që ata që kishin denoncime dhe prova vrapuan dhe i dorëzuan.
Le të themi që ishin ata qytetarë të stërlodhur dyerve të drejtësisë. Nuk mund të thuhet nëse kanë ndikuar diskutimet publike mbi standardet e vettingut dhe konfirmimin e shumë të tjerëve për të cilët pretendohet se kaluan procesin e rivlerësimit në mënyrë të pamerituar? mbylli argumentin burimi.
Megjithatë përballë fluksit të konsiderueshëm të ankesave dhe denoncimeve pranë KPK, ky institucion mban nga nisja e procesit një regjistër të denoncimeve
Vettingu me pushime
Dhe përballë këtij fluksi të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që vuri nën test të trefishtë mbi 800 gjyqtarë e prokurorë , shifrat tregojnë se nga dinamika e shkarkimeve me shumë mundësi parashikohet që në sistem të mbeten më pak se gjysma e tyre.
?Mund të kemi më pak se 400 gjyqtarë e prokurorë dhe këshilltarë që do dalin të fituar dhe do konfirmohen, e them këtë parë nga qasja e shkarkimeve që kanë ndodhur? tha një këshilltar ligjor pranë KPK, që ngulmoi të shtonte se ky është thjesht që parashikim personal që bazohet mbi shifrat e të konfirmuarve dhe të shkarkuarve.
Raporti i KPK tregon se në shkallën e parë deri më tani u konfirmuan 174 gjyqtarë dhe prokurorë dhe 155 të tjerë janë shkarkuar.
56 gjyqtarë dhe prokurorë dhanë dorëheqjen dhe tetë vendime u dhanë nga KPK për pushimin e procesit administrative.
25 vendime u dhanë për përfundim procesi pa një vendim të shkallës së parë. Por nëse ngjitesh në KPA numri prej 174 gjyqtarë e prokurorë të konfirmuar zbret më tej dhe vijon me shkarkime ku përfshihen të konfirmuar nga shkalla e parë dhe me detyra drejtuesish si ish kryetari Bashkim Dedja, ish kryetari Xhezair Zaganjori, Edmond Ismalaj, Besnik Muci, Donika Prela, Kastriot Selia deri tek Besim Hajdarmataj, ish- kryetar i Prokurorisë për Krimet e Rënda i konfirmuar nga KPK dhe i shkarkuar së fundmi, shkruan gazeta Si.
Seanca ndaj Hajdarmataj është e fundit e mbajtur për sezonin 2021, mbasi në mbyllje të kësaj seance vettingu mori pushimet. Në ëeb sitin zyrtar të KPA kuptohet se shtatë anëtarët e KPA kthehen në detyrë në datën 8 shtator për të hapur siparin e gjyqeve të vettingut.
Kurse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kthehet në detyrë në datën shtatë shtator për të vijuar me dy seanca të njoftuara publikisht si ajo ndaj Arben Dylës dhe Adelina Zarkës./SI .
Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë fshehur pasurinë, jo vetëm ...
Pesë muaj pas dënimit të formës së prerë për ‘falsifikim dok...
Komisioni i Vettingut ka vendosur sot shkarkimin e nga detyr...
Tre gjyqtarët e trupit gjykues të Komisionit të Pavarur të K...
Një shkrim i paqartë i publikuar dje në portalin Reporter.al...
Ish kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmata ...
Sipas KPK-së prokurori Agim Dalipaj ka cënuar besimin e publ...
Në nëntor të vitit 2015, qeveria shqiptare u dënua nga Gjyka...
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Vlorës Sokol Ngresi do të...
Prokurori i Tiranës, Dritan Gina, një emër i njohur në siste...
Prokurori Dritan Gina, i cili më herët ka drejtuar Prokurori...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që kryesohej nga Genta Ta...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Valbona Sa...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Brunilda Be...
Ish gjyqtari i Apelit të Tiranës, dhe ish anëtari i Këshilli...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Genta Tafa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA ka njoftuar mbrëmjen e të ...
Me 16.12.2019 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur h...
Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arjan Ca...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot, gjyqta...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...