LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkohet gjyqtari i “listës së zezë”/ Ngeci tek pasuria dhe vendimet e dyshimta gjyqësore

12 Korrik 2021, 09:56, Vetingu CNA
Shkarkohet gjyqtari i “listës së zezë”/ Ngeci tek

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Brunilda Bekteshi, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Pamela Qirkon, ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Albert Spiro.

Ka qenë pasuria ajo që është bërë shkak për shkarkimin e gjyqtarit.

KPK ka ngritur dyshime mbi shitjen e një apartamenti dhe blerjen e dy të tjerëve, se dhe ka evidentuar mangëse në burime për një hua, por edhe të tjera problematika.

Gjyqtari Spiro, bazat e financave  ka deklaruar se i ka nga emigracioni. Përgjatë viteve 1992-1997 ai deklaron se ka punuar në emigracion, në Greqi.

Patundshmëri në kohën që ai ka hyrë në sistemin e drejtësisë, ka deklaruar tokë bujqësore, 8 ha, ku zotëron 33% në Zagori, shtëpi banimi, me vlerë 25 000 dollarë, blerë e të ardhurat nga emigracioni.

Në vitin 2008 ai ka shitur shtëpinë në Gjirokastër dhe ka prenotuar dy apartamente 1+1 dhe një garazh në Vlorë, por nuk e deklaron çmimin përveçse këstit që është 2 600 000 lekë.

Në vitin 2011 i ka shitur 2 apartament 1+1 dhe garazhin me vlerë 6 500 000 lekë dhe pas shitjes këtë pasuri në vitin 2014 e ka ndryshuar në hipotekë duke e regjistruar si 1 apartament.
Po në vitin 2011 ka porositur një apartament në Farkë me vlerë 58 000 euro dhe të njëjtin e ka shitur në vitin 2014 me vlerë 68 000 euro.

Në vitin 2012 ai deklaron huamarrje 50 000 euro, por se çfarë nuk e saktëson. Të njëjtin vit ai ka paguar 4 000 nga kjo hua.

Gjyqtari i ?listës së zezë?

Albert Spiro e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtar në Gjykatën e Tepelenës dhe prej vitit 2006, ai e ushtroi detyrën në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Më herët i njëjti është denoncuar nga ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

?Vendime absurde të cilat betonizojnë kulturën e pandëshkueshmërisë së krimit?, kështu i drejtohej në vitin 2014, Ministri i Brendshëm i asaj kohe Saimir Tahiri, Presidentit Bujar Nishani, si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Tahiri i kërkonte Nishanit, një kontroll të imtësishëm për 26 gjyqtarë dhe 30 prokurorë. Në mesin 26 gjyqtarëve, bënte pjesë e gjyqtari i Vlorës, Albert Spiro, pasi në dy raste, dyshohej se kishte marrë vendime që hidhnin poshtë punën e policisë.

Rasti i parë
Policia e Shtetit në datë 18/03/2014 ka ndaluar shtetasit, L. M. E. Xh. dhe B. H., për veprën penale të ?Shkatërrim prone me Zjarr?. Ata dyshohet se kanë djegur automjetin e markës Benz Mercedes ML me targa italiane CY 490 CE, pronë e shtetasit A. P., dhe posedues shtetasi A.S.?. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Prokuror të çështjes Saimir Smaka, ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest në burg? për të tre të ndaluarit . Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Gjyqtar të çështjes Albert Spiro me vendimin e datës 26.03.2014, ka vendosur ?Detyrim për paraqitje?, për shtetasin B.H.i dhe ?Arrest në burg? për dy shtetasit e tjerë.

Rasti i dytë
Policia e Shtetit me datën 20.03.2014, ka arrestuar në flagrancë shtetasit L. V., D. V., D. L. dhe Q. P.M.. Me datën 20.03.2014, rreth orës 02:40, në fshatin Zvernec, komuna Qendër, ata janë kapur në kushtet e flagrancës duke prerë dhe vjedhur përcjellësat elektrik në linjën elektrike të fshatit Zvernec. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po lëviznin këta shtetas, në bagazh janë gjetur disa rrota me percjellës elektrik material bakri dhe një palë gërshërë për prerje metalike. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Prokuror të çështjes Dritan Marku ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest në burg? për këta shtetas. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me gjyqtar të çështjes Albert Spiro me vendimin Nr.87, datë 23.03.2014, ka vendosur masën e sigurisë ?Arrest në burg? për dy shtetas dhe ?Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore? për të tretin.

Këto kanë qenë dy rastet, që ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka përfshirë në ?listën e zezë? gjyqtarin Albert Spiro./CNA.al

Lajmet e fundit nga