Shkarkohet gjyqtarja e Tiranës/ Transaksionet e dyshimta i “hëngrën kokën” dhe bashkëshortit të saj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Genta Tafa...
Ish gjyqtari i Apelit të Tiranës, dhe ish anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, edhe pse i dnëuar me vendim të formës së prerë nga ish-Gjykata për Krime të Rënda, do të përballet ende me Vettingun.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka njoftuar se me datë 21.07.2021, ora 13:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.30/2021 datë 02.06.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 374, datë 23.04.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Shkëlqim Miri.
Trupi gjykues përbëhet nga Sokol Çomo, kryesuese, relatore, Natasha Mulaj dhe anëtarë Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz.
Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me vendimin nr. 374, datë 23.4.2020, ka vendosur: ?Të deklarojë të ndërprerë procesin e rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Shkëlqim Miri, për shkak të humbjes së statusit të magjistratit, pasi është dënuar me vendim të formës së prerë?.
Komisioni, ndër të tjera, ka arsyetuar se në kushtet kur ?shkarkimi nga funksioni për përgjegjësi disiplinore? përbën një nga rastet e mbarimit të statusit të magjistratit, sipas parashikimit të germës ?ç?, të nenit 64 të ligjit nr. 96/2016, ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar dhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit gjendet në parashikimet e kësaj dispozite.
Por, Komisioneri Publik, Darjel Sina, ka gjetur pretendime për të ankimuar vendimin e KPK.
Ankesa e Komisionerit Publik
Komisioneri Publik, Darjel Sina ka konstatuar se KPK në vendimmarrjen e tij, për raste të ngjashme, duke arsyetuar me të njëjtën bazë ligjore, nenin 140 të Kushtetutës, si dhe nenin 64 pika 1, germa ?ç? e ligjit nr. 96/2016, pika 6, e nenit 4, të ligjit nr. 84/2016 dhe nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative, në vendimin nr. 316/2020, që i përket subjektit të rivlerësimit, Shkëlqim Miri, ka vendosur për përfundimin e procedurës pa vendim përfundimtar, për shkak se subjekti i rivlerësimit ka humbur statusin e magjistratit, ndërsa në vendimin nr. 374/2021, bazuar në nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative, ka vendosur ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin, z. Miri, për shkak të humbjes së statusit, pasi është dënuar me vendim të formës së prerë
Sina i ka kërkuar KPA, që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit dhe të orientojë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për zgjidhjen e çështjeve të ngjashme mbi nevojën për saktësimin e bazës ligjore, arsyetimin ndryshe të vendimit, dhe sipas vlerësimit të Kolegjit,
?Kërkojmë që vendimi nr. 374, datë 23.4.2021, të merret në shqyrtim nga ana e Kolegjit dhe, në zbatim të nenit 66, të ligjit nr. 84/2016, në mënyrë alternative të vendosë: – Ndryshimin e pikës 1 të dispozitivit të vendimit nr. 374, datë 23.4.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit?, thuhet në ankesën e Komionerit Publik Darjel Sina.
Ish gjyqtari u dënua për korrupsion
Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri, u arrestua në nëntor 2017 me afro 33 milionë lekë cash në shtëpi.
Pas rreth një viti hetimesh ai u dënua në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë me masën minimale të parashikuar për veprën penale të ?korrupsionit pasiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve? ndërkohë që përfitoi ulje me një të tretën e dënimit për shkak se pranoi gjykim të shkurtuar, ndonëse nuk pranoi fajësinë.
Në vendimin e dhënë më 27 nëntor 2019, Miri u dënua atë me 2.6 vite burg.
Kujtojmë se ish-gjyqtari së bashku me kushëririn e tij Kujtim Miri dhe Alban Bucin u arrestuan nga prokuroria për akuzën e korrupsionit pasiv dhe aktiv, pasi sipas prokurorisë kundrejt 30 mijë eurove, ndërhynë për të lënë në fuqi dënimin me 8 vite burg për Gentian Dodën, dënim i cili i dha lirinë të akuzuarit për vrasje në Burrel.
Hetimi i prokurorisë nisi pas informacioneve të marra se funksionarë të drejtësisë kanë favorizuar të pandehurin Gentian Doda i cili ishte dënuar në vitin 2012 me 20 vjet heqje lirie. Doda kishte marrë një ulje dënimi nga Gjykata e Matit dhe më pas trupa gjykuese e Apelit të Tiranës, pjesë e të cilës ishte edhe gjykatësi Miri, la në fuqi dënimin e ri me 8 vjet burg ndaj tij.
Akuza ndaj ish-gjyqtarit Miri u mbështetën në një sërë përgjimesh dhe më pas në sekuestrimin e sasisë prej rreth 250 mijë eurosh që u gjetën ?cash? në shtëpinë e tij./CNA.al
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Genta Tafa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA ka njoftuar mbrëmjen e të ...
Me 16.12.2019 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur h...
Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arjan Ca...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot, gjyqta...
Nga Elton QynoKush ishte djee nga kolegët e mi në seancën e ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i kryesuar nga Genta Taf...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra...
Ditën e nesërme më 07.07.2021 gjyqtari i Gjykatës së Apelit ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit i përbërë nga trupa gjykuese, m...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga trupa gjyk...
Ish-kreu i LIBRA-s, Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, B...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga trupa gjyk...
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku, u përball so...
Në prag të Vettingut, kur e dinë se do të rrëzohen një pjesë...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë g...
Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi është k...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë seancën dëgjimo...
Shoqata e avokatëve antikorrupsion ka denoncuar në SPAK, Kom...
Vettingu, ka “hedhur në rrugë”, mbi 60 përqind të gjyqtarëve...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...