Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Komisioni i Vettingut ka vendosur sot shkarkimin e nga detyra të gjyqtarit të Vlorës, Ken Dhima, për shkak të problemeve të rënda me pasurinë dhe vendimmarrjet në konflikt interesi. Vendimi i shkarkimit mban firmën e trupit gjykues të kryesuar nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko relatore dhe Suela Zhegu anëtare.
Ky vendim nuk është i formës së prerë, por nga sot Ken Dhima nuk mund të hyjë më si gjyqtar në Gjykatën Administrative së Shkallës së Parë Vlorë. Dhima është i pezulluar, ndërsa mund ta apelojë vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Dhima, me një karrierë 18-vjeçare në sistemin e drejtësisë, zgjodhi që të mos përballej me Vettingut, të cilin në vitin 2018 e konsideroi si Sorosit.
Gjyqtari paraqiti në seancën e 27 korrikut 2021 një raport mjekësor sikur ishte sëmurë. Por, raporti hodh poshtë nga trupa gjykuese si pabesueshëm.
Pse u shkarkua?
Sipas trupës gjykuese, gjyqtari Ken Dhima nuk justifikonte burime të ligjshme parash një pasuri me vlerë rreth 600 mijë USD si dhe ka bërë përpjekje për të fshehur edhe dy pasuri të paluajtshme me vlerë 300 mijë euro.
Një person me iniciale R.H i kishte dhuruar një makinë Benz gjyqtarit me vlerë 700 mijë lekë në vitin. Nga ana tjetër gjyqtari i kishte shqyrtuar një çështje dhuruesit. Një vit më pas, në vitin 2009, gjyqtari kishte marrë sërish një makinë Audi në përdorim pa asnjë pagesë nga subjekt. Në vitin 2015, gjyqtari Ken Dhima kishte marrë sërish një makinë Audi në përdorim pa asnjë pagesë nga subjekt tjetër. Dy makinat kishin një vlerë rreth 45 mijë euro. Në konflikt interesi, Ken Dhima kishte marrë në shqyrtim çështje ku dy subjektet ishin palë.-raporton shqiptarja.com.
Komisioni i Vettingut ngriti dyshime se gjyqtari kishte fshehur në emër të të afërmve edhe dy pasuri të paluajtshme, një apartament në Shëngjin si dhe njësi shërbimi me sipërfaqe 188 m2 në Tiranë. Komisioni i Vettingut konstatoi se çifti Dhima-Çela nuk justifikonin edhe një apartament të blerë në vitin 2005 për 74 mijë euro. Trupa gjykuesi vuri në dyshime të gjitha lëvizjet e gjyqtarit për të mbuluar pasurinë që nga kursimet tek huat. Me probleme rezultoi edhe një tjetër apartament i blerë nga Dhima, me paratë e vjehrrit të tij. Edhe blerja e dy garazheve nga gjyqtari rezultoi me probleme, bashkë me dhurata dhe të ardhura nga kontrata jo logjike.
Incidenti i fundit
Në mars të këtij viti, gjyqtari Ken Dhima është përplasur fizikisht me gjyqtarin Bevis Shehaj në korridoret e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë. Shkak i përplasjes është bërë një vendim i gjyqtarit Shehaj, i cili në dhjetor të vitit 2020, kishte vendosur të pranonte një kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Dhima nga gjykimi i një çështje, e cila ka të bëjë me një konflikt pronësie në një pallat të ri në Lushnje.
I kallëzuar për fshehje pasurie
Ken Dhima është kallëzuar në Prokurori në vitin 2014 për fshehje dhe mashtrim me pasurinë, bashkë me bashkëshorten e tij Klorinda Çela, e cila është gjithashtu gjyqtare dhe është në proces verifikimi. Në atë kohë, ministri i Drejtësisë Nasip Naço, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të shkarkimin e gjyqtarit nga Drejtësia. Por, KLD-ja me në krye Bujar Nishanin refuzoi kërkesën, duke e shpëtuar kështu gjyqtarin. Më pas dosja e pasurisë së Ken Dhimës është mbyllur nga prokuroria. Rezultatet e hetimit nga Vetingu tregoi se kjo dosje është mbyllur në mënyrë të dyshimtë.
KLD-ja e shpëton për herë të dytë
Në maj të vitit 2018, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë sërish shkarkimin e Ken Dhimës nga detyra për shkelje që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës. Por, KLD-ja, këtë herë me në krye Ilir Metën, refuzoi shkarkimin e tij nga detyra. Në mbledhjen e përballjes në KLD, Ken Dhima shpërtheu duke e konsideruar reformën në drejtësi si vepër të George Soros, ndërsa Vetingun si Sorosian.
Vendimi skandaloz/ Gjyqtari zhbllokon dyqanin e mishit të kalbur
Gjyqtari me dy emra “masakron” ministren e Ramës
Tre gjyqtarët e trupit gjykues të Komisionit të Pavarur të K...
Një shkrim i paqartë i publikuar dje në portalin Reporter.al...
Ish kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmata ...
Sipas KPK-së prokurori Agim Dalipaj ka cënuar besimin e publ...
Në nëntor të vitit 2015, qeveria shqiptare u dënua nga Gjyka...
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Vlorës Sokol Ngresi do të...
Prokurori i Tiranës, Dritan Gina, një emër i njohur në siste...
Prokurori Dritan Gina, i cili më herët ka drejtuar Prokurori...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që kryesohej nga Genta Ta...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Valbona Sa...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Brunilda Be...
Ish gjyqtari i Apelit të Tiranës, dhe ish anëtari i Këshilli...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Genta Tafa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA ka njoftuar mbrëmjen e të ...
Me 16.12.2019 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur h...
Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arjan Ca...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot, gjyqta...
Nga Elton QynoKush ishte djee nga kolegët e mi në seancën e ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i kryesuar nga Genta Taf...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...