LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në panik nga shkarkimi?/ Pas denoncimeve Sokol Ngresi, kërkon Vetting me dyer të mbyllura

1 Shtator 2021, 10:20, Vetingu CNA
Në panik nga shkarkimi?/ Pas denoncimeve Sokol Ngresi, kërkon Vetting

Gjyqtari i Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi që prej Dhjetorit të vitit 2020, po përballet me procesin e Vettingut.

Ngresi arriti që të kalojë sitën e Vettingut, në shkallën e parë,  në tri kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.

Por, Komisioneri Publik ankimoi, vendimin e KPK, dhe çështja kaloi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ku edhe ndodhet ende.

Dosja Ngresi ndodhet në duart e trupës gjykuese të përbërë nga kryesuese Albana Shtylla relatore Ina Rama dhe anëtarë, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo.

Seancën e fundit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit e ka  zhvilluar me datë 26.07.2021, ndërsa ajo e radhës pritet të mbahet pas pak ditësh me 9 Shtator 2021.

Ndërkohë KPA, ka kërkuar informacione dhe dokumenta nga institucionet shtetërore si  Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Mirëpo kjo e fundit, nuk i është përgjigjur kërkesës së KPA.

Bazuar në nenin 50, pika 6, e ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi të verifikojë arsyet e mosdërgimit të përgjigjes nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, duke sjellë në vëmendje përgjegjësinë ligjore që do të mbajë institucioni përkatës, në rast se bëhet fjalë për një mosbashkëpunim.

Ndërkaq, gjyqtari Ngresi i ka kërkuar trupit gjykues zhvillimin e një séance të mbyllur, pasi sipas tij, në funksion të shqyrtimit të çështjes, do të paraqesë të dhëna personale, me karakter konfidencial që duhen trajtuar pa praninë e publikut.

Lidhur me këtë kërkesë të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues rezervoi të drejtën të shprehet në një moment të dytë.

Bazuar në nenin ?Ç?, pika 4 e Aneksit të Kushtetutës dhe nenin 49, pika 1, germa ?b? të ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi:  Të thërrasë në cilësinë e dëshmitarit shtetasin F.K dhe ta urdhërojë atë, të paraqesë disa akte origjinale në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në funksion të shqyrtimit të çështjes.

Në institucionet e Vettingut, ndaj gjyqtarit të Apelit Sokol Ngresi kanë mbërritur denonciem në lidhje me pasurinë e e tij.

Dyshohet se Ngresi ka fshehur një apartament.

Ndaj KPA ka vendosur  t?i kërkojë informacion përshkrues dhe akte shoqëruese shoqërisë A.Construction lidhur me kontratën nr. ***, datë 26.02.2014, mandatet e arkëtimit të pretenduara në denoncim si të nënshkruara prej subjektit të rivlerësimit, si dhe informacion mbi statusin aktual ligjor të pasurisë së përshkruar në kontratë, gjendjen fizike dhe pronësinë mbi të.

Gjithashtu KPA, i ka kërkuar informacion ILDKPKI-së për mënyrën dhe praktikën e ndjekur nga ky institucion për vënien në dispozicion të modeleve të deklaratave periodike subjekteve deklarues, për periudhën 2007 deri 2010.

Më herët CNA.al ka publikuar një kontratë për blerjen e një apartamenti nga gjyqtari Ngresi, së bashku me mandatet që faktojnë kryerjen e pagesave për blerjen e tij.

Bëhet fjalë për apartament me sipërfaqe 113,43 m2, ndodhur në qytetin e Vlorës, të blerë nga gjyqtari Sokol Ngresi në vitin 2014, nga shoqëria ?AFA Konstruksion? sh.p.k.,  në vlerën 68,000 euro.

Edhe në aspektin professional, ka dyshime për gjyqtarin Sokol Ngresi.

Kujtojmë se në vitin 2008, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka shkarkuar Sokol Ngresin nga detyra për shkelje të rëndë të ligjit dhe cenim të imazhit dhe integritetit të gjyqësorit.

Sipas akteve të paraqitura për shqyrtim nga MD, së bashku me kërkesën për procedim disiplinor përpara Këshillit të Lartë të Drejtësisë,shkeljet e gjyqtarit Sokol Ngresi janë konstatuar në 44 çështje e vendime gjyqësore.

Një e dhënë e tillë është në vendimin e Gjykatës së Lartë, nr 225/4 të datës 20.02.2008.

Sipas kërkesës për procedim disiplinor të MD, vendimet gjyqësore civile ose penale vlerësohen si të dhëna në shkelje të dispozitave përkatëse materiale e proceduriale lidhur me caktim dënimesh pa respektuar kriteret e nenit 47 të K.Penal, ulje të dënimeve nën kufijtë e parashikuar nga ligji, pezullime të ekzekutimit të vendimit me burgim në kundërshtim me kriteret e nenit 59 të K.Penal, caktim dhe revokim masash sigurimi në kundërshtim me kriteret ligjore, pushime të gjykimit të çështjeve penale, zbatime të gabuara të ligjit material e procedurial civil, etj.

Gjithashtu, në kërkesën për procedim citohet si shkelje dhe fakti që çështja që i përket vendimit nr.546, datë 08.11.2005 është trajtuar si preferencë e parregullt në hedhjen e shorteve.

Por në vitin 2009, më vonë, Gjykata e Lartë e ka rikthyer në sistemin e drejtësisë, pavarësisht daljes kundër të gjyqtares Mirela Fana.

Tashmë pritet që Kolegji i Posaçëm I Apelimit të thotë fjalën e fundit për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi./CNA.al

Nga apartamenti i fshehur tek firma fiktive dhe vjedhja e 50 000 eurove/ Sokol Ngresi gjyqtari, që njeh vetëm skandale

Zbulohet apartamenti i padeklaruar i Sokol Ngresit/ KPK fshehu dokumentin kompromentues

Tentativa për të kapur Gjykatën e Lartë/ Tre skandalet e Sokol Ngresit

Lajmet e fundit nga