LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentativa për të kapur Gjykatën e Lartë/ Tre skandalet e Sokol Ngresit

8 Dhjetor 2020, 13:39, Vetingu CNA
Tentativa për të kapur Gjykatën e Lartë/ Tre skandalet e

Me datë 9 Dhjetor 2020, gjyqtari i Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi do të përballet me Vettingun.

Ngresi do të jetë në duar të komisionerëve, GentaTafa (Bungo), Lulzim Hamitaj dhe SuelaZhegu, të cilët do të njohin dhe me rezultatet e hetimeve.

Sokol Ngresi nuk është një emër i panjohur pasi është i lakuar për skandale, ndonëse është edhe një nga kandidatët për Gjykatën e Lartë, ashtu siç ka njoftuar më herët Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Ngresi, pavarësisht se rrrugën në gjyqësor e ka shtruar me skandale, të cilat po i radhisim më poshtë, nuk e ka për herë të parë synimin për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë.

Skandali me firmën fiktive

Skandali ka të bëjë me një firmë fiktive të hedhur nga gjyqtari Sokol Ngresi, në një vendim gjyqësor në emër të një gjyqtari tjetër që nuk ndodhej në Shqipëri. Për më tepër gjyqtari Ngresi fajin ia ka hedhur sekretares gjyqësore, e cila rezultonte punëtore mirëmbajtje në emërtesë.

Kjo ka të bëjë me çështjen civile me nr.683 vendimi, i datës 23.12.2005, me palë ndërgjyqëse Albert Celoaliaj, i padituri Zyra e Përmbarimit, etj., me objekt kundërshtim i veprimeve përmbarimore.

Ditën që rezulton të jetë çelur seanca dhe marrë vendimi, gjyqtari Vasil Hanxhari ka qenë jashtë shtetit dhe është futur në territorin shqiptar nga pika kufitare e Qafë Thanës në orën 16:10 minuta.  Në  relacion e Ministrisë së Drejtësisë, e cila kërkonte dhe shkarkimin e Ngresit,  thuhej se dy gjyqtarët e tjerë, Gjinovefa Gaba dhe Sokol Ngresi, kanë firmosur fiktivisht për praninë e gjyqtarit relator.

Skandali ?Arben Gropa?

Me anë të vendimit gjyqësorë të marrë nga gjyqtari i Apelit, Sokol Ngresi u la i lirë biznesmeni Arben Gropa, alliasVangjel Zijaj, i cili shfrytëzoi rastin të arratisej.

Qëllimi i këtij arrestimi ishte bërë me qëllim ekstradimin e tij  drejt Italisë, ndërkohë pas disa ditësh Gjykata e Apelit Vlorë nëpërmjet Sokol Ngresit, ka vendosur të lirojë Arben Gropën. Gjatë kësaj kohe ndaj Gropës, po zhvillohej një proces gjyqësor në Fier, për miratimin ose jo të kërkesës së autoriteteve italiane për ekstradimin e Gropës.

Biznesmeni Gropa rezultonte i dënuar nga drejtësia italiane me 32 vite burg për veprën penale të trafikut të drogës me vlerë rreth 300 milionë lireta. Në vitin 2014  kohë kur ka ndodhur ky skandal u raportua se Ministria e Drejtësisë kishte nisur një inspektim lidhur me vendimin për lirimin e tij.

CNA.al mëson se inspektimi ka përfunduar me procedim disiplinor ndaj gjyqtarit Sokol Ngresi.

Skandali  me 50 000 eurot

Skandalet  e gjyqtarit Sokol Ngresi, duket se nuk kanë të mbaruar.

Nga burime të saj CNA.al mëson se Ngresi ka akuzuar dhe ka çuar në burg dadon e shtëpisë me pretendimin se i ka vjedhur 50 mijë euro. Përveç se e ka akuzuar punonjësen e shtëpisë, ai dyshohet se e shfrytëzonte edhe në të zezë.

Duke shkelur kështu me paramendim dhe përgjegjshëmri, ligjin që mbron të drejtat e punëtoreve.

Skandali përforcohet më shumë pasi nuk dihet burimi i 50 000 erove që gjyqtari mbante në shtëpi dhe se përse nuk i kishte deklaruar në institucionet bankare.

Që do të thotë përveç se ka mbajtur një punonjëse në të zezë, disponon pasuri të dyshimtë, siç janë 50 000 eurot, por nuk ka paguar as detyrime-taksa në shtet për këto. Në një vend demokratik me drejtësi normale hetimet duhej të kishin nisur ndaj gjyqtarit Ngresi.

Nuk mbarojnë me kaq skandalet e tij ka edhe të tjera siç është lirimi me kusht në vitin 2015, i shtetasit A.Muhajn nga Fieri, i cili kishte dhunuar dhe vrarë bashkëshorten e tij me sende të forta.

Drejtësi e re me të shkarkuarit nga drejtësia e vjetër

Sokol Ngresi pret që ti hapen dyert e Gjykatës së Lartë, pavarësisht skandaleve që e rrethojnë.

Kujtojmë se në vitin 2008, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka shkarkuar Sokol Ngresin nga detyra për shkelje të rëndë të ligjit dhe cenim të imazhit dhe integritetit të gjyqësorit.

Sipas akteve të paraqitura për shqyrtim nga MD, së bashku me kërkesën për procedim disiplinor përpara Këshillit të Lartë të Drejtësisë,shkeljet e gjyqtarit Sokol Ngresi janë konstatuar në 44 çështje e vendime gjyqësore.

Një e dhënë e tillë është në vendimin e Gjykatës së Lartë, nr 225/4 të datës 20.02.2008.

Sipas kërkeses për procedim disiplinor të MD, vendimet gjyqësore civile ose penale vlerësohen si të dhëna në shkelje të dispozitave përkatëse materiale e proceduriale lidhur me caktim dënimesh pa respektuar kriteret e nenit 47 të K.Penal, ulje të dënimeve nën kufijtë e parashikuar nga ligji, pezullime të ekzekutimit të vendimit me burgim në kundërshtim me kriteret e nenit 59 të K.Penal, caktim dhe revokim masash sigurimi në kundërshtim me kriteret ligjore, pushime të gjykimit të çështjeve penale, zbatime të gabuara të ligjit material e procedurial civil, etj.

Gjithashtu, në kërkesën për procedim citohet si shkelje dhe fakti që çështja që i përket vendimit nr.546, datë 08.11.2005 është trajtuar si preferencë e parregullt në hedhjen e shorteve.

Por në vitin 2009, më vonë, Gjykata e Lartë e ka rikthyer në sistemin e drejtësisë dhe bashkë me të ka rikthyer edhe skandalet. Kundër kthimit të tij ka dalë vetë anëtarja e Gjykatës së Lartë Mirela Fana./ CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga