Konsultimet për ligjin antimafia/ Braho: Nëse zbatohet si duhet, nuk ka nevojë për rregullime
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Pas dënimit të Adriatik Llallës dhe stafi i tij ngushtë, ka marrë masat që të mos dalin në Vetting.
Ashtu siç veproi Llalla më herët, para se të dënohej ka vepruar edhe sekretarja e tij Elona Shehu.
Ajo ka dhënë dorëheqjen në momentin që do të dilte në Vetting.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin për subjektin Elona Shehu.
Procedurat e ndjekura nga KPK
Trupi gjykues i shortuar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit), me vendimin e datës 25.6.2021, vendosi fillimin e hetimit administrativ të thelluar dhe të gjithanshëm sipas nenit 45 të ligjit nr. 84/2016, me qëllim vlerësimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave të nevojshme, për procedurën e rivlerësimit, si dhe të caktojë kryesues të trupit gjykues komisionerin Olsi Komici.
Të gjithë anëtarët deklaruan mosqenien në kushtet e konfliktit të interesit.
Në datën 8.9.2021, subjekti i rivlerësimit, Elona Shehu është njoftua nëpërmjet postës elektronike mbi fillimin e procesit të rivlerësimit kalimtar, si dhe për përbërjen e trupit gjykues për të cilën deklaroi se nuk kishte konflikt interesi me asnjë nga anëtarët e tij.
Në datën 14.9.2021, subjekti i rivlerësimit njoftoi Komisionin, përmes postës elektronike, se nuk duhet t?i nënshtrohej procesit të rivlerësimit, pasi nuk bën pjesë në kategorinë e subjekteve të rivlerësimit të përcaktuar në nenin 179/b të Kushtetutës.
Gjithashtu, subjekti informoi se nuk ushtron më funksionin e ndihmëses ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme që prej datës 7.12.2017, bazuar në urdhrin nr. 267, datë 7.12.2017, të Prokurorit të Përgjithshëm, ?Për emërimin e oficerit të policisë gjyqësore?.
Sekretarja jep dorëheqjen
Komisioni, me shkresën e datës 24.9.20211 , i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të vendosë në dispozicion të Komisionit kopjen e plotë të dosjes së personelit që i përket subjektit Elona Shehu.
Në datën 27.9.2021, në Komision është regjistruar kërkesa e subjektit të rivlerësimit Elona Shehu, adresuar edhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, duke kërkuar pranimin e vullnetit të saj për t?u dorëhequr sipas parashikimit në nenin G të Aneksit të Kushtetutës.
Subjeki ka informuar se nuk ushtron detyrën e ?ndihmësit ligjor? dhe, për rrjedhojë, për arsye formale, ka paraqitur kërkesën për dorëheqje dhe kërkon ndërprerje të procesit të rivlerësimit, duke u përjashtuar nga mundësia e emërimit në organet e drejtësisë sipas përcaktimit të pikës 2, të nenit G, të Aneksit të Kushtetutës.
Prokuroria e Përgjithshme, me datë 1.10.2021, ka dërguar dokumentacion mbi dosjen personale të znj. Elona Shehu, e cila është emëruar në detyrën e ndihmëses ligjore me datë 12.5.2014, detyrë të cilën e ka ushtruar deri në datën 7.12.2017, pasi është emëruar oficere e policisë gjyqësore.
Në datën 1.10.2021, Prokuroria e Përgjithshme, ka vendosur në dispozicion, ndër të tjera:
-Urdhërin e datës 7.12.2017, të Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin e znj. Elona Shehu oficere të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme. Në këtë urdhër është vendosur fillimi i marrëdhënieve financiarenë datën 7.12.2017.
– Urdhëri i datës 23.1.2018, të Prokurorit të Përgjithshëm për transferimin e oficerit të policisë gjyqësore në të njëjtën detyrë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
-Vendimin e datës 13.3.2021, të Komisionit të Policisë Gjyqësore për transferimin e oficerit të policisë gjyqësore në të njëjtën detyrë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.
KPK përgënjeshtron Elona Shehun
Në lidhje me pretendimin e subjektit për të mos iu nënshtruar procesit të rivlerësimit, pasi nuk bën pjesë në kategorinë e subjekteve të rivlerësimit të përcaktuar në nenin 179/b të Kushtetutës, Komisioni argumenton se ky pretendim i subjektit nuk qëndron për faktin se në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 84/2016, ?Për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë?, subjekti ka qenë në detyrën e ndihmësit ligjor deri në datën 7.12.2017 dhe qenia në këtë funksion si ?ndihmës ligjor?, sipas përcaktimit kushtetues janë subjekte të rivlerësimit ex officio, bazuar në paragrafin 4, të nenit 179/b, të Kushtetutës.
Për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor dhe respektimin e të drejtës së subjektit për t?u dëgjuar, bazuar në nenin 55 të ligjit nr. 84/2016, Komisioni, në rrugë elektronike, më 8.10.2021 ka njoftuar subjektin nëse ka vullnetin të marrë pjesë në seancë dëgjimore dhe se fokusi i kësaj seance do të jetë ndërprerja e procesit të rivlerësimit në zbatim të paragrafëve 1 dhe 2, të nenit G, të Aneksit të Kushtetutës.
Subjekti i rivlerësimit, më 11.10.2021, me anë të postës elektronike, ka njoftuar Komisionin se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë dëgjimore, duke vlerësuar faktin se tashmë ka shprehur qëndrimin e saj ndaj ecurisë së këtij procesi.
Komisioni çmon se subjekti i rivlerësimit ka shfrytëzuar të drejtën që i njeh Kushtetuta dhe ligji për dorëheqje, duke marrë parasysh edhe pasojën ligjore që sjell dorëheqja nga detyra në ecurinë e procesit të rivlerësimit, sipas nenit G të Aneksit të Kushtetutës.
Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vendosi të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për znj. Elona Shehu.
Gjithashtu vendosi ndalimin e emërimit të znj. Elona Shehu si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare./CNA.al
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në vendimin e zbardhur p...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë p...
Në Dhjetor të vitit 2019, Arben Kraja u emërua në krye të St...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtaren e...
Ditën e enjte, më datë 30.09.2021, do të gjykohet në seancë ...
Në fund të vitit 2015, Parlamenti i Shqipërisë, që në atë ko...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten v...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPKka shkarkuar nga dety...
Prokurori Dritan Gina është shkarkuar sot nga Vetting me she...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin ng...
Prokurori i Vlorës, Erion Çelaj, është shkarkuar sot nga Kom...
Drejtësia po kalon mes prangave dhe nderit. Gjyqtarë dhe pr...
Instituti i Studimeve Politike, pati paralajmëruar më parë s...
Prokurori Erion Çelaj i Prokurorisë së Vlorës u përball të p...
Komisioni i pavarur i kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Prokurori i Tiranës Dritan Gina, i akuzuar nga biznesmeni Bu...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar sot nga det...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot, kreun e...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, është përfshirë nga kaosi, për...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 7 korrik të sh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...