LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vilë në Gjirin e Lalzit dhe kredi si i pastrehë/ Si ka ndryshuar pasuria e Arben Krajës në krye të SPAK

10 Tetor 2021, 13:23, Vetingu CNA
Vilë në Gjirin e Lalzit dhe kredi si i pastrehë/ Si ka ndryshuar

Në Dhjetor të vitit 2019, Arben Kraja u emërua në krye të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Kraja e ka filluar karrierën e tij në organin e akuzës në vitin 1993 dhe për dy dekadash ka punuar në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka drejtuar sektorë të rëndësishëm si Task-Forca kundër krimit dhe korrupsionit.

Kujtojmë se Kraja e ka kaluar Vettingun pa probleme në të tria kriteret.

Përveçse në aspektin professional, Kraja është lakuar edhe në aspektin e pasurisë.

Kur ka deklaruar për herë të parë pasurinë më vitin 2003, përllogaritjet nuk shkonin më shumë se 3 milionë lekë.

Ndërsa pas 14 vitesh, përkatësisht në vitin 2017, pasuria familjare e prokurorit Kraja  kapte shifrën e 27.4 milionë lekë.

Rezultonte që Kraja kishte një rritje 9.2 herë të pasurisë bruto familjares nga viti 2003 deri në vitin 2017  me një rritje mesatare vjetore prej 1.74 milionë lekë.

Rreth 64.4 % e të ardhurave kishin si burim pagën nga funksioni në prokurori dhe 23 për qind pagën e bashkëshortes, 4 % vinin nga mësimdhënia dhe vetëm 8 % të ardhura të tjera.

Para se të kalonte në SPAK, me datë 02.10.2017, Arben Kraja dhe bashkëshortja e tij, kanë lidhur kontratë sipërmarrje për një apartament banimi në një kompleks pranë Gjirit të Lalëzit, me vlerë 130,000 euro.

Vila në Gjirin e Lalzit në pronësi të Arben Krajës bëri xhiron e mediave, në muajin Gusht u raportua se ishte grabitur.

Kraja ka deklaruar se për këtë pasuri në kohën e blerjes ka likuiduar shuma 15 000 Euro si këst të parë të detyrimit me burim të ardhura nga shitja e pasurisë së paluajtshme tokë arë me sipërfaqe 5 600 m2 dhe nga zvogëlimi i Fondit të Investimit. Në vitin 2017, Kraja kishte pa paguar për vilën në Lalëz edhe 115 000 Euro.

Kur nuk kishte hyrë ende në SPAK, pra në vitin 2018, për të njëjtën pronë Kraja ka likuiduar edhe 72 000 Euro, përkatësisht me datë 19.09.2018, përkatësisht 10 000 Euro dhe datë 21.12.2018 vlerën 62 000 Euro dhe kishte mbetur pa paguar gjendja e detyrimit kundrejt shoqërisë në vlerën 43 000 Euro.

Kur ka dalë në  Vetting në vitin 2018, ka dhënë llogari për pasurinë e vendosur deri në vitin 2017 dhe ka rezultuar pa probleme.

Pas emërimit në SPAK dhe zgjedhjes në krye të këtij institucioni, në vitin 2019, Kraja ka paguar 43 000 euro, ndërsa i kanë mbetur edhe 35 000 euro.

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja dhe bashkëshortja e tij, e cila punon në Bankën e Shqipërisë , në vitin 2029 rezultonin me  të ardhura vjetore mbi 50 mijë USD.

Në deklaratën e pasurisë të vitit 2020, Kraja deklaron se nuk e ka shlyer ende pagesën për blerjen e vilës në Gjirin e Lalzit. 8 000 euro rezulton të jetë borxhi, ndërsa ka paguar se 35 000 euro.

Po në vitin 2020, deklaron dhe një kredi të marrë nga bashkëshortja si e pastrehë në shumën 8 000 000 lekë, sipas kontratës 5.12.2018 me afat 30 vjet.

Shlyerja e kredisë ka filluar me 6.01.2021. Pa shlyer 7 600 000 lekë.

Gjithashtu ai deklaron një tjetër kredi po në emër të bashkëshortes për mobilim, në shumën 2 000 000 lekë. Shlyerja ka filluar me 06.10.2019. Shlyer shuma 221 229 70 lekë. Pa shlyer ka mbetur shuma 1 735 103 65 lekë.

Në lidhje me vilën në Gjirin e Lalzit, në vitin 2020 është paguar shumë 35 000 euro nga llogaria  prokurorit Arben Kraja, sipas kontratës së datës 2.10.2017, ndërsa i kanë mbetur pa shlyer 8 000 euro.

Po sjellim më poshtë pasurinë e deklaruar për vitin 2020, pasi është një vit i plotë nga puna e tij në krye të SPAK-ut.

Pasuria e deklaruar për vitin 2020

Llogari në lek, 1,22 lekë.

Llogari për zotërim të kuotave në Fondin e Investimit e hapur me 7.05.2019 me vlerë 19, 979 06 lekë.

Llogari e pagës me vlerë 165 810 41 lekë.

Llogari rrjedhëse për kthimin e kredisë 6,53 euro.

Të ardhura nga paga si drejtues i SPAK, 4 701 953 lekë.

Të ardhura nga interesi i obligacionit në shumën 164 560 lekë.

Pagesë dëmi nga tërmeti në shumën 783 22 euro.

Të ardhura nga punësimi i bashkëshortes, Galdiola Kraja në Bankëne  Shqipërisë 2 999 312 lekë.

Të ardhura nga shitja e automjetit të bashkëshortes në shumën 250 000 lekë.

Kredi në shumën 50 000 euro, marrë në Mars 2010 me këst 480 euro në muaj. Shlyer shuma 6 005 euro. Pa shlyer 6 898 81 euro.

Llogari rrjedhëse e pagës së bashkëshortes në shumën  10 497 24 lekë.

Llogari kursimi e bashkëshortes, lidhur me pagën në shumën 3 029 33 lekë.

Kredi për strehim në shumën 8 000 000 lekë, në emër të bashkëshortes, sipas kontratës 5.12.2018 me afat 30 vjet.

Shlyerja e kredisë ka filluar me 6.01.2021. Pa shlyer 7 600 000 lekë.

Kredi për mobilim në emër të bashkëshortes, në shumën 2 000 000 lekë. Shlyerja ka filluar me 06.10.2019. Shlyer shuma 221 229 70 lekë. Pa shlyer shuma 1 735 103 65 lekë.

Në vitin 2020 është paguar shumë 35 000 euro nga llogaria  prokurorit Arben Kraja, për një shoqëri ndërtimi, sipas kontratës së datës 2.10.2017. Kanë mbetur pa shlyer 8 000 euro.

Detyrim për kartën e kreditit me limit 150 000 lekë. Detyrimi është 9 044 82 lekë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga