
Gjyqtari që futi në “sherr” Komisionerët Publikë/ Përplasja mes Dariel Sinës dhe Florjan Ballhysës në KPA
Ditën e enjte, më datë 30.09.2021, do të gjykohet në seancë ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Irena Hoxha.
KPK e përbërë nga trupa gjykuese, Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli dhe Suela Zhegun, kanë dalë me vendimin për shkarkim pasi kanë gjetur probleme në kriterin e pasurisë.
E dyshimtë është konsideruar nga KPK, një borxh prej 60 mijë euro që gjyqtarja ia kishte marrë kunatit për të blerë apartament në Tiranë, në vitin 2011.
Sipas KPK-së, hetimi ka treguar se se kunati i gjyqtares nuk kishte burime të mjaftueshme financiare për të dhënë këtë hua.
Gjyqtarja Irena Hoxha, e cila më herët ka udhëhequr Gjykatën e Shkallës së Parë në Dibër, në deklaratat e pasurisë rezulton se ardhurat kryesore, i ka nga patundshmëria pa lënë mënjanë pagat dhe pensionet e prindërve të bashkëshortit.
Sipas saj, pothuajse cdo vit ajo ka mundur të kursejë shuma të konsiderueshme të cilat më vonë i ka përdorur për shlyerjen e një huaje prej 60 000 euro.
Më konkretisht gjyqtarja Hoxha, në vitin 2003, deklaron një apartamenr banimi 2 plus 1 me sipërfaqe 76 m2, tokë truall me sipërfaqe 100 m2 dhe tokë arë me sipërfaqe 1400 m2 dhe 6 575 m2. Këto patundshmëri ajo i deklaron si trashëgimi.
Në vitin 2004, bashkëshorti i saj deklaron një automjet tip Benz 250, përfituar me vendimin e Gjykatës së Apelit të Tiranë, me vlerë 250 000 lekë. Po në këtë viti, të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore, i deklaron në vlerën e 10 000 lekë.
Në vitin 2005, të ardhurat nga qiraja e tokës bujqësore, janë 50 000 lekë, në vitin 2006 dhe 2007 shkojnë në 70 000 lekë, në vitin 2008, në shumën 120 000 lekë, në vitin 2009 të ardhurat nga qiraja e tokës bujqësore, kapin vlerën e 150 000 lekëvë, në vitin 2010, 2011 dhe 2012 janë 200 000 lekë, në vitin 2013 janë 160 000 lekë, në vitin 2014, janë 170 000 lekë, në vitin 2015 janë 160 000 lekë, në vitin 2016 janë 150 000 lekë, në vitin 2017 janë 130 000 lekë dhe në vitin 2018, këto të ardhura janë në shumën 130 000 lekë.
Ndërsa të ardhura në vitin 2006 deklaron 600 000 lekë, në 2007, 800 000 lekë, në 2008 shumën 950 000 lekë, në 2009 shumën 700 000 lekë, në vitin 2010 të ardhura janë në shumën 1 200 000 lek, në vitin 2011, në shumën 370 000 lekë, në vitet 2012 dhe 2013 në shumën 450 000 lekë, në vitin 2014 në shumën 840 000 lekë, në vitin 2015 në shumën 120 000 lekë, në vitin 2016, në shumën 496 000 lekë, në 2017 nuk deklaron të ardhura, pagat, pensionet, qiraja e tokës, ndërsa në vitin 2018 deklaron si diferenca të të ardhurave nga paga, pensionet dhe toka e lënë në përdorim në shumën 200 000 lekë.
Sa u përket pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, në vitin 2009 ka blerë një makinë me vlerë 500 000 lekë, ndërsa në vitin 2010 ka blerë një apartament në Tiranë me vlerë me vlerë 12 032 000 lekë.
Për këtë apartament, thotë se ka marrë hua shumën 60 000 euro, me këst pagesë 6 000 euro në viti. Apartamentin në Tiranë e ka dhënë me qira, prej së cilës në vitin 2012, ka marrë 300 000 lekë. Në vitin 2014, gjyqtarja ka deklaruar edhe një tokë arë me sipërfaqe 90 m2, përfituar nga trashëgimia në fshatin Cidhen, Dibër.
Ndërsa në deklaratën e fundit, atë të vitit 2018, deklaron dhe të ardhurat nga punësimi sezonal i djalit në SHBA, në shumat 4 914 USD dhe 540 000 lekë./CNA.al
Ditën e enjte, më datë 30.09.2021, do të gjykohet në seancë ...
Në fund të vitit 2015, Parlamenti i Shqipërisë, që në atë ko...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten v...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPKka shkarkuar nga dety...
Prokurori Dritan Gina është shkarkuar sot nga Vetting me she...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin ng...
Prokurori i Vlorës, Erion Çelaj, është shkarkuar sot nga Kom...
Drejtësia po kalon mes prangave dhe nderit. Gjyqtarë dhe pr...
Instituti i Studimeve Politike, pati paralajmëruar më parë s...
Prokurori Erion Çelaj i Prokurorisë së Vlorës u përball të p...
Komisioni i pavarur i kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Prokurori i Tiranës Dritan Gina, i akuzuar nga biznesmeni Bu...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar sot nga det...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot, kreun e...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, është përfshirë nga kaosi, për...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 7 korrik të sh...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka konfirmuar në det...
Kushtetuta e RSH parashikon se në korrik 2022 mbaron mandati...
Procesi i Vettingut po shkon drejt fundit. Ka ende prokurorë...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, ...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
CNA ka mundur të sigurojë pamje nga vjedhja e automjet...
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpu...
Sot zhvillohet seanca për gjykimin e ish-efektivit Arb...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Rreth javës që presim përpara moti mbi vendin tonë bënë nj...
Ashtu si dita e djeshme, edhe sot moti parashikohet me vra...
I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qen...
Autoritet bjelloruse bënë të ditur të martën se trysnia po...
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka bërë të di...
Kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, ka shpallur d...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...
Sot më 27 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...