LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një apartament me kursime/ “Toka e florinjtë” e gjyqtares Irena Hoxha

20 Nëntor 2019, 11:08, Vetingu CNA
Një apartament me kursime/ “Toka e florinjtë” e gjyqtares

Gjyqtarët e Tiranës, konsiderohen më të pasur se gjyqtarët e rretheve.

Në fakt sipas të dhënave pasurore që ata deklarojnë pranë ILDKPKI-së, nuk është se kanë ndonjë diferencë të madhe pasurie.

Gjyqtarja Irena Hoxha, e cila më herët ka udhëhequr Gjykatën e Shkallës së Parë në Dibër, për të vijuar më tej në të njëjtin nivel në Tiranë, të ardhurat kryesore, i ka nga  patundshmëria pa lënë mënjanë pagat dhe pensionet e prindërve të bashkëshortit.

Sipas saj, pothuajse cdo vit ajo ka mundur të kursejë shuma të konsiderueshme të cilat më vonë i ka përdorur për shlyerjen e një huaje prej 60 000 euro.

Më konkretisht gjyqtarja Hoxha, në vitin 2003, deklaron një apartamenr banimi 2 plus 1 me sipërfaqe 76 m2, tokë truall me sipërfaqe 100 m2 dhe tokë arë me sipërfaqe 1400 m2 dhe 6 575 m2. Këto patundshmëri ajo i deklaron si trashëgimi.

Në vitin 2004, bashkëshorti i saj deklaron një automjet tip Benz 250, përfituar me vendimin e Gjykatës së Apelit të Tiranë, me vlerë 250 000 lekë. Po në këtë viti, të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore, i deklaron në vlerën e 10 000 lekë.

Në vitin 2005, të ardhurat nga qiraja e tokës bujqësore, janë  50 000 lekë, në vitin 2006 dhe 2007 shkojnë në 70 000 lekë, në vitin 2008, në shumën 120 000 lekë, në vitin 2009 të ardhurat nga qiraja e tokës bujqësore, kapin vlerën e 150 000 lekëvë, në vitin 2010, 2011 dhe 2012 janë 200 000 lekë, në vitin 2013 janë 160 000 lekë, në vitin 2014, janë 170 000 lekë, në vitin 2015 janë 160 000 lekë, në vitin 2016 janë 150 000 lekë, në vitin 2017 janë 130 000 lekë dhe në vitin 2018, këto të ardhura janë në shumën  130 000 lekë.

Ndërsa të ardhura në vitin 2006 deklaron 600 000 lekë, në 2007, 800 000 lekë, në 2008 shumën 950 000 lekë, në 2009  shumën 700 000 lekë, në vitin 2010 të ardhura janë në shumën 1 200 000 lek, në vitin 2011, në shumën 370 000 lekë, në vitet 2012 dhe 2013 në shumën 450 000 lekë, në vitin 2014 në shumën 840 000 lekë, në vitin 2015 në shumën 120 000 lekë, në vitin 2016, në shumën 496 000 lekë, në 2017 nuk deklaron të ardhura, pagat, pensionet, qiraja e tokës, ndërsa në vitin 2018 deklaron si diferenca të të ardhurave nga paga, pensionet dhe toka e lënë në përdorim në shumën 200 000 lekë.

Sa u përket pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, në vitin  2009 ka blerë një makinë me vlerë 500 000 lekë, ndërsa në vitin  2010 ka blerë një apartament në Tiranë me vlerë me vlerë 12 032 000 lekë.

Për këtë apartament, thotë se ka marrë hua shumën 60 000 euro, me këst pagesë 6 000 euro në viti. Apartamentin në Tiranë e ka dhënë me qira, prej së cilës në vitin 2012, ka marrë 300 000 lekë. Në vitin 2014, gjyqtarja ka deklaruar edhe një tokë arë me sipërfaqe 90 m2, përfituar nga trashëgimia në fshatin Cidhen, Dibër.

Ndërsa në deklaratën e fundit, atë të vitit 2018, deklaron dhe të ardhurat nga punësimi sezonal i djalit në SHBA, në shumat 4 914 USD dhe 540 000 lekë.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Irena Hoxha.

Viti 2003

Ap banimi 2 plus 1 me sip 76 m2. Pjesa zotëruese 25 %.

Tokë truall me sip 100 m2. Pjesa zotëruese 25 %. E trashëguar.

Tokë me sip. 1400 m2 dhe 6 575 m2, e trashëguar.

Të ardhurat nga paga si gjyqtare në Dibër, në shumën 542 000 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Nuri Hoxha nga Agjencia e trajtimit të kredive në shumën 476 000 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrit, në shumën 86 000 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrës 23 000 lekë.

Viti 2004

Bashkëshorti deklaron një automjet tip Benz 250, përfituar me vendimin e Gjykatës së Apelit të Tiranë, me vlerë 250 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si gjyqtare në Dibër, në shumën 922 234 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Nuri Hoxha nga Agjencia e trajtimit të kredive në shumën 618 000 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrit, në shumën 85 200 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrës 25 200 lekë.

Të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore, me vlerë 10 000 lekë.

Viti 2005

Të ardhurat nga paga si gjyqtare në Dibër, në shumën 933 053 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Nuri Hoxha nga Agjencia e trajtimit të kredive në shumën 546 500 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrit, në shumën 85 200 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrës 25 200 lekë.

Të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore, me vlerë 50 000 lekë.

Viti 2006

Të ardhura cash në shumën 600 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si gjyqtare në Dibër, në shumën 946 625 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Nuri Hoxha në shumën 412 926  lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrit, në shumën 109 400 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrës 38 600 lekë.

Të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore, me vlerë 70 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhura cash në shumën 800 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si gjyqtare në Dibër, në shumën 945 157 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Nuri Hoxha në shumën 558 759 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrit, në shumën 124 800 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrës 42 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore, me vlerë 70 000 lekë.

Viti 2008

Të ardhura cash në shumën 950 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e makinës , 250 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si gjyqtare në Dibër, në shumën 1 027 350 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Nuri Hoxha në shumën 745 140  lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrit, në shumën 139 400 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrës 54 200 lekë.

Të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore, me vlerë 120 000 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga në shumën 700 000 lekë.

Është blerë një makinë me vlerë 500 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si gjyqtare në Dibër, në shumën 1 042 463 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Nuri në shumën 809 000 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrit, në shumën 145 408 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrës 58 320  lekë.

Të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore, me vlerë 150 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga paga dhe toka e lënë në përdorim në shumën 1 200 000 lekë.

Blerje ap në Tiranë, me vlerë 12 032 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si gjyqtare në Dibër, në shumën 1 237 500 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Nuri Hoxha në Drejtorinë Rajonale Rrugore, Dibër në shumën 846 000 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrit, në shumën 151 320 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrës 60 960 lekë.

Të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore, me vlerë 200 000 lekë.

Hua një shtetasi me vlerë 60 000 euro, për blerjen e apartamenti. Pagesa në vit 6 000 euro.

Viti 2011

Të ardhura nga paga, pensionet dhe toka e lënë në përdorim në shumën 370 000 lekë.

Hua një shtetasi me vlerë 60 000 euro, për blerjen e apartamenti. Shlyer 6 000 euro.

Të ardhurat nga paga si kryegjyqtare në Dibër dhe më pas gjyqtare, në shkallën e parë në Tiranë, si dhe pagesa si pedagoge e jashtme në UAMD, filiali, Peshkopi në shumën 1 275 000 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Nuri Hoxha në Drejtorinë Rajonale Rrugore, Dibër në shumën 677 000 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrit, në shumën 150 320 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrës 66 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore, me vlerë 200 000 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga paga, pensionet, qiraja e ap dhe toka e lënë në përdorim në shumën 450 000 lekë. Pjesa takuese 25%.

Hua një shtetasi me vlerë 60 000 euro, për blerjen e apartamenti. Shlyer 6 000 euro, ndërsa pa shlyer 48 000 euro.

Të ardhurat nga paga si gjyqtare, në shkallën e parë në Tiranë, në shumën 1 166 700 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Nuri Hoxha në Drejtorinë Rajonale Rrugore, Dibër në shumën 460 000 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrit, në shumën 165 000 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrës 70 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore, me vlerë 200 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, në vlerën 300 000 lekë.

Viti 2013

Diferenca e të ardhurave nga paga, pensionet, dëmshpërblimi sipas vendimit të GJA dhe toka e lënë në përdorim në shumën 450 000 lekë. Pjesa takuese 25%.

Hua një shtetasi me vlerë 60 000 euro, për blerjen e apartamenti. Shlyer 10 000 euro, ndërsa pa shlyer 38 000 euro.

Të ardhurat nga paga si gjyqtare, në shkallën e parë në Tiranë, në shumën 1 172 062 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit, nga dëshpërblimi i marrë, sipas vendimit të GJA-së, në shumën 1 402 000 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrit, në shumën 170 040 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrës 70 040 lekë.

Të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore, me vlerë 160 000 lekë.

Viti 2014

Tokë arë me sip 90 m2, përfituar nga trashëgimia në fshatin Cidhen, Dibër.

Diferenca e të ardhurave nga paga, pensionet dhe toka e lënë në përdorim në shumën 840 000 lekë. Kjo vlerë është përdorur për pagesë të huasë, 60 000 euro.

Hua një shtetasi me vlerë 60 000 euro, për blerjen e apartamenti. Shlyer 6 000 euro, ndërsa pa shlyer 32 000 euro.

Dhënë hua një shteasi shumën 1 000 euro.

Kthim huaje në shumën 1 000 euro.

Të ardhurat nga paga si gjyqtare, në shkallën e parë në Tiranë, në shumën 1 363 200 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit, në shumën 240 000 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrit, në shumën 173 000 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrës 75 400 lekë.

Të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore, me vlerë 170 000 lekë.

Viti 2015

Diferenca e të ardhurave nga paga, pensionet dhe toka e lënë në përdorim në shumën 120 000 lekë.

Hua një shtetasi me vlerë 60 000 euro, për blerjen e apartamenti. Shlyer 4 000 euro, ndërsa pa shlyer 28 000 euro.

Të ardhurat nga paga si gjyqtare, në shkallën e parë në Tiranë, në shumën 1 351 000 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrit, në shumën 175 000 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrës 73 600 lekë.

Të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore, me vlerë 160 000 lekë.

Viti 2016

Diferenca e të ardhurave nga paga, pensionet dhe toka e lënë në përdorim në shumën 496 000 lekë.

Hua një shtetasi me vlerë 60 000 euro, për blerjen e apartamenti. Shlyer 8 000 euro, ndërsa pa shlyer 20 000 euro. Pagesa e huasë është bërë me kursimet vitit 2011-370 000 lekë, vitit 2012-450 000 lekë dhe vitit 2013-400 000, prej shumës së fundit janë përdorur 276 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si gjyqtare, në shkallën e parë në Tiranë, në shumën 1 344 719 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit,si economist pranë një shoqërie private në shumën 214 000 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrit, në shumën 179 690 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrës 76 770 lekë.

Të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore, me vlerë 150 000 lekë.

Viti 2017

Hua një shtetasi me vlerë 60 000 euro, për blerjen e apartamenti. Shlyer 5 000 euro, ndërsa pa shlyer 15 000 euro. Pagesa e huasë është bërë me kursimet vitit 2013-124 000 lekë, vitit 2015-120 000 lekë si dhe me kursimet nga pagat, pensionet, qiraja e tokës.

Të ardhurat nga paga si gjyqtare, në shkallën e parë në Tiranë, në shumën 1 346 552 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit,si ekonomist pranë një shoqërie private në shumën 334 904 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit për shërbimin e kryer, hartim të pasqyrave financiare, për tre subjekte, në shumat 85 000 lekë, 85 000 lekë dhe 85 000 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrit, në shumën 181 970 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrës 79 500 lekë.

Të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore, me vlerë 130 000 lekë.

Bashkëshorti ka tërhequr shumën 121 298 lekë, të cilën ia ka dhënë vëllait të tij.

Viti 2018

Diferenca e të ardhurave nga paga, pensionet dhe toka e lënë në përdorim në shumën 200 000 lekë.

Hua një shtetasi me vlerë 60 000 euro, për blerjen e apartamenti. Shlyer 5 000 euro, ndërsa pa shlyer 10 000 euro.

Të ardhurat nga paga si gjyqtare, në shkallën e parë në Tiranë, në shumën 1 415 118 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit,si ekonomist pranë një shoqërie private në shumën 375 492 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit për shërbimin e kryer, hartim të pasqyrave financiare, për tre subjekte, në shumat 85 000 lekë, 85 000 lekë dhe 85 000 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrit, në shumën 186 336 lekë.

Të ardhurat nga pensioni i vjehrrës 81 504 lekë.

Të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore, me vlerë 130 000 lekë.

Të ardhura nga puna sezonale e djalit në SHBA, në shumat 4 914 USD dhe 540 000 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga