
Shpërdorim detyre dhe korrupsion/ Arrestohet inspektori i policisë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë)...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë)...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në vendimin e zbardhur për gjyqtarin Desart Avdulaj, thekson ndër gjetjet shkarkuese dyshimet se gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Durrësit, kishte fshehur pronësinë mbi dy mjete që i kishte përdorur ai nga zhdoganimi, por që kishin pronarë të regjistruar persona të tjerë.
Komisioni po ashtu arriti në përfundimin se Avdulaj nuk kishte përmbysur dot barrën e provës për të provuar burimin e ligjshëm të tre huave dhe nuk justifikonte kursimet e përdorura në blerjen e një apartamenti. Trupa e nxori Avdulajn me një bilanc negativ prej 13 milion lekësh dhe tha se ai kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm dhe se veprimet e tij cënonin besimin e publikut te drejtësia, raporton BIRN.
Trupa gjykuese që hetoi rastin kryesohej nga Roland Ilia, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Brunilda Bekteshin dhe vendosi shkarkimin e gjyqtarit 26 maj 2021.
Desart Avdulaj ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Durrësit, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Gjirokastrës. Prej vitit 2013, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Durrësit. Pas vendimit të KPK-së ai është i pezulluar nga detyra deri sa vendimi të marrë formë të prerë.
Fshehja e makinave
Hetimi i KPK ngre dyshime se Avdulaj përdori një skemë të ngjashme për të pasur në përdorim pa deklaruar dy makina. Sipas Komisionit një makinë u ble nga vëllai i Avdulajt në vitin 2010, në një kohë kur ai ishte me studime jashtë vendit, dhe u përdor që prej fillimit prej gjyqtarit.
KPK shprehet në vendim se pretendimet e gjyqtarit se makina ishte përdorur edhe nga pjesa tjetër e familjes dhe të ngjashme nuk qëndronin.
?Subjekti nuk dha asnjë arsye bindëse se përse vëllai, që ndodhej me studime jashtë vendit, pavarësisht mungesave financiare të tij, duhet të blinte një automjet, i cili nga momenti i blerjes do t?i lihej në përdorim vëllait të tij?, thuhet në vendim.
KPK thotë se i mbështeti dyshimet edhe mbi faktin se vetë Avdulaj nuk e kishte deklaruar përdorimin e këtij mjeti në asnjë prej gati 7 vjetëve që e kishte përdorur atë.
?Në vlerësim të faktit se subjekti ka një marrëdhënie përdorimi të dokumentuar për gati 7 vjet të kësaj pasurie të luajtshme, marrëdhënie e cila nuk është deklaruar në përputhje me përcaktimet ligjore në deklarimet vjetore pranë ILDKPKI-së, ka fshehur ekzistencën dhe deklarimin e burimit të pagesës së kryer për blerjen e këtij automjeti?, thuhet në vendim.
Një marrëdhënie e ngjashme me një person që jetonte në Britani si emigrant u dokumentua edhe në blerjen e një makine gjahu Mitsubishi Shogun e vit prodhimit 1999. Makina siç del në vendim ishte zhdoganuar në vitin 2009 dhe menjëherë pas zhdoganimit ajo ishte marrë në përdorim nga Avdulaj.
Megjithatë nga hetimi i KLGJ rezultoi se gjyqtari e bleu makinën vetëm në vitin 2014.
?Shpjegimet në lidhje me çmimin e blerjes së kësaj pasurie, mundësinë financiare të shtetasit A. Z., mospërdorimit nga pronari legal i tij për shkak të qëndrimit në Angli, si dhe përdorimin e këtij automjeti nga subjekti i rivlerësimit disa ditë pas zhdoganimit, bëjnë që Komisioni të arrijë në konkluzionin se nga subjekti i rivlerësimit është kryer fshehje e kësaj pasurie?, thuhet në vendim.
Mbrojtja e Avduljat se ai e kishte përdorur mjetin deri në mars 2010 dhe më pas nuk e dinte çfarë kishte ndodhur me të deri sa e bleu atë në vitin 2014 nuk u pranua nga KPK. Një kontratë shitblerje mes A.Z-së dhe një personi tjetër në prill 2010, të cilën subjekti e solli vetë gjatë hetimit komplikoi edhe më shumë situatën e gjyqtarit.
KPK arsyetoi se ishte e pakuptueshme se pse Avdulaj e kishte blerë mjetin nga A.Z në vitin 2014, kur në vitin 2010 A.Z e kishte shitur atë te një person me inicialet J.Ç.
?Paraqitja e vërtetimit të noterit nga subjekti, që ky automjet i është shitur shtetasit J.Ç në datën 2.4.2010 nga shtetasi A. Z., vjen në kundërshtim edhe me sa ka rezultuar referuar kontratës së shitjes të datës 12.8.2014, sipas së cilës është shtetasi A. Z. që ia shet subjektit të rivlerësimit këtë automjet?, thuhet në vendim.
Avdulaj pretendoi se kontrata e parë e shit-blerjes nuk ishte përmbushur pasi pagesa nuk ishte kryer plotësisht.
Por KPK arsyetoi se përfshirja e tij si gjyqtar në këtë marrëdhënie kishte cenuar besimin e publikut. ?Ai është ekspozuar në një marrëdhënie shitblerjeje, në mënyrë të përsëritur për automjetin ?Mitsubishi Shogun?. Ekspozimi i subjektit të rivlerësimit në këtë lloj marrëdhëniesh është bërë me qëllim që në finale të konfirmohet ligjërisht si pronar i vërtetë i automjetit, pasi de facto ishte që në momentin e ardhjes së këtij automjeti në Shqipëri?, thuhen ë vendim.
Huatë dhe mungesa e kursimeve
KPK gjeti të pajustifikuara ligjërisht edhe tre hua të marra nga Avdulaj për blerjen e një apartamenti 101 metra katrorë. Sipas hetimeve të kryera nga Komisioni Avdulaj kishte deklaruar hua nga dy vëllezërit për rreth 30 mijë euro dhe hua 20 mijë euro nga ortaku i njërit prej vëllezërve që zotëronte në shumicë aksionet e një kompanie përmbarimore.
Sipas trupës që hetoi rastin në deklarimin e burmit të ligjshëm të huadhënësve Avdulaj kishte deklaruar fillimisht vetëm të ardhurat nga puna, por kur u pyet gjatë procesit ai shtoi një sërë marrëdhëniesh të tjera financiare, përfshi huamarrje nga vetë huadhënësit, të ardhura nga fitimet e kompanive dhe të ardhurat e të fejuarës së njërit prej vëllezërve, shkruan gazetari Vladimir Karaj.
KPK arsyeton se ndryshimi i qëndrimeve nga subjekti dhe shtimi i burimeve financiare të huadhënësve nuk ishte gjetur i besueshëm dhe ato nuk ishin marrë në konsideratë. ?Pra subjekti ka ndryshuar/shtuar burimin e të ardhurave për huan e dhënë nga vëllai i tij pas dërgimit të rezultateve të hetimit, prandaj vlerëson që ky burim i ri të mos merret në konsideratë?, thuhet në vendim.
KPK doli në përfundimin se asnjë nga tre huadhënësit nuk kishte burime të mjaftueshme për të dhënë huanë. Në një rast KPK tha se verifikoi deklarimet e bëra nga ortaku i vëllait, një prej huadhënësve, në deklarimet periodike të babait të tij që ishte subjekt i ILDKPKI-së dhe gjeti të dhëna të ndryshme nga ato që pretendonte Avdulaj.
KPK po ashtu refuzoi të konsideronte të ardhura të ligjshme 500 mijë lekë të dhuruara nga prindërit e bashkëshortes apo si qoka të lëna nga të afërmit pas martesës. Referuar pretendimit të subjektit për të ulur shpenzimet e familjes së prindërve të bashkëshortes, që rezultonin me pamundësi për të bërë dhurimin, KPK arsyetoi se vlerat e përllogaritura ishin shpenzime jetike minimale.
Komisioni penalizoi Avdulajn edhe sa i përket mosdeklarimit të një biznesi të bashkëshortes, për të cilin ai pretendoi se ishte një pasaktësi.
Në fund KPK gjeti se Avdulaj kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurirë, rezultonte me bilance negative në disa vite dhe kishte kryer veprime që cënonin besimin e publikut te drejtësia.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë p...
Në Dhjetor të vitit 2019, Arben Kraja u emërua në krye të St...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtaren e...
Ditën e enjte, më datë 30.09.2021, do të gjykohet në seancë ...
Në fund të vitit 2015, Parlamenti i Shqipërisë, që në atë ko...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten v...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPKka shkarkuar nga dety...
Prokurori Dritan Gina është shkarkuar sot nga Vetting me she...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin ng...
Prokurori i Vlorës, Erion Çelaj, është shkarkuar sot nga Kom...
Drejtësia po kalon mes prangave dhe nderit. Gjyqtarë dhe pr...
Instituti i Studimeve Politike, pati paralajmëruar më parë s...
Prokurori Erion Çelaj i Prokurorisë së Vlorës u përball të p...
Komisioni i pavarur i kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Prokurori i Tiranës Dritan Gina, i akuzuar nga biznesmeni Bu...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar sot nga det...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot, kreun e...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, është përfshirë nga kaosi, për...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 7 korrik të sh...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka konfirmuar në det...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Në vijim të njoftimit të dhënë mëngjesin e datës 27.03...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë)...
Policia me një intensitet të madh ka zhvilluar dje dis...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Rreth javës që presim përpara moti mbi vendin tonë bënë nj...
Ashtu si dita e djeshme, edhe sot moti parashikohet me vra...
A është vërtetë afër kundërofensiva e re e Ukrainës? P...
Parlamenti i Hungarisë ratifikoi të hënën aplikimit për an...
Entet kryesore rregullatore të bankave në SHBA, planifikoj...
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke modern...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...
Sot më 27 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...
Sot më 26 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...