LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkarkimi i Besim Hajdarmatajt/ Zbardhet vendimi i KPA-së

8 Nëntor 2021, 09:29, Vetingu CNA

Me 4 Gusht 2021, Kolegji i Posaçëm i Apelit, ka shkarkuar nga detyra ish kreun e Krimevve të Rënda, Besim Hajdarmataj.
Rreth tre muaj pas shkarkimit, KPA, ka zbardhur vendimin për rastin Hajdarmataj.

Një vendim me 44 faqe, i detajuar, ku duket se më shumë i është bërë Vetting vëllait të Hajdarmatajt se sa vetë subjektit deklarues.

Më poshtë po sjellim pjesë nga vendimi me 44 faqe, ndërkohë që kujtojmë se prokurori Hajdarmataj, ka qenë cak i sulmeve të socialistëve herë pas herë, ndërkohë që drejtnte Krimet e Rënda.

Lidhur me kontrollin e kriterit të pasurisë

Sipas analizës financiare të kryer nga Kolegji për vitet 2010-2013, në funksion të shqyrtimit të shkakut të ankimit lidhur me situatën financiare të subjektit të rivlerësimit për këtë periudhë, rezultoi se ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar krijimin e pasurive dhe përballimin e shpenzimeve në këto vite, në kuptim të nenit 33, pika 5, shkronja ?b? e ligjit nr. 84/2016.

Kolegji konstatoi se shuma monetare e deklaruar nga subjekti i rivlerësimit në deklaratën e pasurisë vetting, si një pasuri likuiditet në gjendje cash, tejkalon limitin prej 1.500.000 lekësh të lejuar për t?u mbajtur si e tillë, sipas përcaktimeve të shtojcës 2 të ligjit nr. 84/2016, duke prodhuar si pasojë mosplotësimin me saktësi e në përputhje me ligjin të deklaratës së pasurisë vetting, situatë e cila nuk plotëson kërkesat e nenit 33, pika 5, shkronja ?a? e ligjit nr. 84/2016.

Rrethanat faktike të pretenduara nga subjekti i rivlerësimit lidhur me kontributin financiar të vëllait të tij A. H., në drejtim të financimit të blerjes së pasurisë që shërben si banesë e subjektit të rivlerësimit dhe pasurisë likuiditet në monedhë të huaj të deklaruar prej tij në deklaratën e pasurisë vetting, mbeten jobindëse se kanë ndodhur, pas një analize logjike e të arsyeshme të dedikuar rastit konkret, dhe u konsideruan me këtë status prej Kolegjit në vlerësimin e përgjithshëm të çështjes.

Lidhur me vlerësimin e aftësive profesionale

Kolegji konstatoi se në procedimin penal nr. {***} të vitit {***}, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, subjekti i rivlerësimit, në cilësinë e prokurorit të çështjes, por edhe të drejtuesit të zyrës, ka demonstruar minimalisht mangësi të theksuara të njohurive të ligjit për shkak të rolit të tij pasiv në drejtimin e veprimtarisë hetimore në funksion të zbardhjes së ngjarjes e vënies para përgjegjësisë ligjore të autorëve përkatës, si edhe ka pamundësuar ushtrimin e të drejtave të kallëzuesve për të ankimuar vendimin e marrë prej tij. Problematikat e hasura në këtë procedim, konsiderohen prej Kolegjit se janë serioze dhe të papranueshme, duke pasur në vëmendje natyrën e çështjes dhe impaktin e saj në drejtim të ruajtjes së autoritetit të institucioneve shtetërore, si një element i rëndësishëm për funksionimin e shtetit të së drejtës, si edhe eksperiencën dhe profilin drejtues të subjektit të rivlerësimit, rrethana për shkak të të cilave subjekti i rivlerësimit duhej të kishte ushtruar kujdes dhe vëmendje të posaçme.

Kolegji konstatoi se në procedimin penal nr. {***} të vitit {***}, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, subjekti i rivlerësimit, në cilësinë e tij si drejtues, para ndryshimeve kushtetuese mbi strukturën organizative të institucionit të prokurorisë, ka marrë vendimin për shpallje të moskompetencës së Prokurorisë pranë Gjykatës për Krime të Rënda dhe dërgimin për kompetencë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës të çështjes, duke shmangur nga vendimmarrja prokurorin e çështjes që ishte i ngarkuar me hetimin dhe kishte regjistruar procedimin. Ndërhyrja e subjektit të rivlerësimit në këtë procedim penal, rezulton të jetë e paformalizuar në drejtim të cilësisë së subjektit në të.

Nuk rezulton që ai të jetë përfshirë në rolin e prokurorit më të lartë në ushtrim të kompetencave kontrolluese nëpërmjet ndryshimit apo shfuqizimit të vendimit të prokurorit të çështjes, në kuptim të nenit 24, pika 5 e Kodit të Procedurës Penale, dhe as të ketë marrë atributet e prokurorit të çështjes si prokuror më i lartë, në kuptim të Faqja 43 nga 44 nenit 25, pika 2 e Kodit të Procedurës Penale, për sa kohë që nuk rezulton asnjë akt zëvendësimi apo dorëheqje e prokurorit të çështjes sipas neneve 26 e 27 të Kodit të Procedurës Penale, i cili do ta nxirrte atë jashtë funksioneve të ushtrimit të ndjekjes penale në çështjen në fjalë, për të cilën ai kishte bërë hetimet.

Përpos kësaj mangësie në zbatimin e ligjit, duket se, sipas perceptimit të një vëzhguesi të zakonshëm publik, vendimi i marrë prej subjektit të rivlerësimit në kushtet e mësipërme të mosrespektimit të ligjit, ka kufizuar hetimet e mëtejshme të aktivitetit kriminal në drejtim të veprave penale më të rënda, hetime të cilat nuk mund të kryheshin më tej nga prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe as të cilësoheshin si akuza të reja nga gjykata që gjykoi çështjen në kuptim të nenit 375 të Kodit të Procedurës Penale. Edhe në lidhje me këtë rast, Kolegji vlerëson se subjekti ka demonstruar mangësi në drejtim të aspektit të njohurive të ligjit , sipas parashikimit të nenit 73, pika 2 e ligjit nr. 96/2016. igjit nr. 96/2016.

Kolegji konstatoi se në procedimin penal nr. {***} të vitit {***}, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në cilësinë e tij si drejtues i zyrës, para ndryshimeve kushtetuese mbi strukturën organizative të institucionit të prokurorisë, subjekti i rivlerësimit ka vendosur shpalljen e moskompetencës, si dhe transferimin e çështjes në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, duke shmangur nga vlerësimi i këtij hapi procedural prokuroren e çështjes, e cila kishte kryer veprimtarinë hetimore. Kolegji vlerëson edhe në këtë procedim se janë të pranishme të gjitha argumentet mbi mosrespektimin e ligjit lidhur me marrjen e kompetencave të një prokurori më të ulët, të përmendura në rastin e mësipërm.

Për më tepër, konstatohet se shkaku për të cilin është vendosur shpallja e moskompetencës nuk ka qenë një fakt i rezultuar nga hetimet, por i ditur që në nisje të tyre. Për pasojë, edhe në versionin e drejtësisë së vendimmarrjes së subjektit, reagimi i tij ka qenë i vonuar. Edhe në këtë rast, në vlerësimin e një vëzhguesi të zakonshëm publik, veprimtaria e subjektit në kushtet e mosrespektimit të ligjit, duket se ka prodhuar një vendimmarrje që ka shmangur vënien para përgjegjësisë sipas ligjit të personave nën hetim, duke qenë se procedimi është pushuar vetëm pas disa ditësh pasi çështja ka mbërritur në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Edhe në këtë rast, Kolegji vlerëson se subjekti ka demonstruar mangësi në drejtim të aspektit të njohurive ligjore sipas nenit 73, pika 2 e ligjit nr. 96/2016.

Lidhur me procedimet penale nr. {***} të vitit {***} dhe nr. {***} të vitit {***} të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në të cilat subjekti i rivlerësimit ka qenë në rolin e drejtuesit të zyrës, pas ndryshimeve kushtetuese mbi strukturën organizative të institucionit të prokurorisë, Kolegji konstaton se prej tij nuk është treguar kujdesi dhe vlerësimi i duhur për ndjekjen e hetimeve të kryera për këto çështje, monitorimin e tyre dhe nxjerrjen e udhëzimeve përkatëse që do të dëshmonin ushtrimin e funksioneve drejtuese me përgjegjshmëri.

Fakti që nuk ka gjurmë të veprimtarisë së tij si drejtues, apo ato janë shumë të vonuara, në zbatim të neneve 43, shkronjat ?b? dhe ?d? dhe nenit 48 të ligjit nr. 97/2016, deri në vendimet për shpalljen e moskompetencës së Prokurorisë pranë Gjykatës për Krime të Rënda, tregon për mangësi në ushtrimin e funksioneve drejtuese në çështje të cilat për shkak të sasive shumë të mëdha të lëndës narkotike të sekuestruar, ashtu edhe për shkak të hetimeve me karakter transnacional, duhej të kishin një vëmendje e kujdes të shtuar të subjektit, veçanërisht në situatën shumë sensitive në drejtim të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Pasiviteti i subjektit të rivlerësimit në këto çështje, duke konsideruar edhe rrjedhën e këtyre hetimeve në prokuroritë ku ato u përcollën, do të perceptohej nga një vëzhgues i zakonshëm i publikut si ndikim në drejtim të dobësimit të forcës goditëse të institucioneve ndaj kësaj veprimtarie

Kolegji vlerësoi gjithashtu se marrëdhënia e subjektit të rivlerësimit me shtetasit S. K. dhe V. K., të cilët rezultojnë individë me precedentë penalë, janë elemente që tregojnë për një sjellje jashtëgjyqësore jo të denjë për një funksionar të një niveli të tillë, të cilat do të perceptoheshin negativisht në syrin e një vëzhguesi të zakonshëm publik dhe pritshmëritë e tij për figurën publike të një magjistrati në funksionet e subjektit të rivlerësimit.

Në zbatim të nenit 4, pika 2 e ligjit nr. 84/2016, Kolegji vlerësoi në tërësi, të gjitha konstatimet e mësipërme të arritura për procesin e subjektit të rivlerësimit dhe arriti në përfundimin se ato janë të tilla që e çojnë këtë trupë gjykuese në konkluzionin se subjekti me veprimtarinë e tij, ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë në një mënyrë të pariparueshme nëpërmjet programeve të trajnimit të Shkollës së Magjistraturës. Për këto arsye, vazhdimi i ushtrimit prej tij të funksioneve të prokurorit do të ishte i papërshtatshëm dhe në kundërshtim me qëllimin dhe parashikimet e nenit 179, shkronja ?b? e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, për pasojë, në zbatim të nenit 61, pika 5 e ligjit nr. 84/2016, duhet vendosur shkarkimi i tij nga detyra./CNA.al

Lajmet e fundit nga