LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ka vetëm një PD zyrtare”/ Ristani: Do ketë një risi në politikën shqiptare

11 Nëntor 2021, 13:28, Politikë CNA
“Ka vetëm një PD zyrtare”/ Ristani: Do ketë një

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëkohësisht ish-deputet i kësaj force politike, Arben Ristani, ka komentuar deklaratat e Lulzim Bashës, kundër mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Në një deklaratë për mediat, Ristani tha se gjithë proçedura është brenda kuadrit ligjor dhe në mbështetje të statutit të PD.

Duke iu përgjigjur deklaratave se firmat duhet të ishin dërguar në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, Ristani theksoi se ?Duhet të na interesojë procedura ligjore dhe jo cila zyrë?.

Po ashtu Ristani u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me ndryshimet që mund të bëhen në statutin e ri të PD, për të cilin tha se do jetë një risi në politikën shqiptare.

?Kryetari i partisë të dorëhiqet kur humbet zgjedhjet e përgjithshme dhe të rikonfirmohet kur humbet zgjedhjet lokale.  Statuti do jetë risi për gjithë politikën shqiptare. Do jenë ndryshime të së ardhmes dhe konsolidimit të demokracisë?-tha Ristani.

Më tej, Ristani i ka drejtuar edhe një mesazh të fortë Lulzim Bashës, ndërsa theksoi se ?PD zyrtare është shumica e anëtarëve. Shumica është PD zyrtare, nuk ka PD tjetër?./CNA.al

Lajmet e fundit nga